Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Simone Pigliacelli: “Dua të martohem me shqiptare dhe të kem shumë fëmijë” Empty Simone Pigliacelli: “Dua të martohem me shqiptare dhe të kem shumë fëmijë”

Sun 1 Jul 2012 - 12:23
Message reputation : 100% (1 vote)
Simone Pigliacelli: “Dua të martohem me shqiptare dhe të kem shumë fëmijë” B_250_200_16777215_00___images_Jete_simeoneEanuela Sako Dëshira e tij është të martohet me një vajzë shqiptare dhe të krijojë një familje të madhe me shumë fëmijë. Aktualisht, po mundohet të përmbushë dëshirën e tij, duke hedhur hapat e parë në lidhjen e krijuar me një vajzë shqiptare, emrin e së cilës nuk na e thotë. Balerini italin i programeve të Rai-t, Simone Pigliacelli, që u bë i njohur me pjesmarrjen në spektaklin e “Dancing ëith the stars”, është i gatshëm të na tregojë, me gjithë mirësjelljen që e karakterizon, çdo detaj të jetës së tij. Madje, na jep detaje edhe të shpërnguljes së prindërve nga Roma për të jetuar përfundimisht në Tiranë.
Simone, tani u bënë dy vite që jeton në Shqipëri. Mund të na thuash se si të duket Shqipëria krahasuar në Italinë?
Në itali punoja dhe arrita shumë gjëra, por këtu jeta është më ndryshe. Ndihem shumë mirë.
Çdo të thotë “ndryshe”, domethënë si janë njerëzit në Shqipëri?
Njerëzit në Shqipëri janë më të ndryshëm se në itali. Janë më të hapur, më të qeshur, më miqësor. Ndërsa në itali nuk është gjithmonë kështu. Një arsye tjetër pse më pëlqen këtu është sepse ke kohë të mjaftueshme për të mbaruar të gjitha punët. Edhe nëse ke 10 punë në ditë të del koha për t’i përfunduar të dhjeta. Këtu ke gjithmonë kohë të bisedosh me miqtë, të pish një kafe, të mbarosh punët.
Pse nuk i bën dot të gjithë këto në itali?
Në itali nuk mund t’i bëj dot. Nëse ke 10 punë në ditë do të rropatesh gjithë ditën, të ikën e gjithë dita për përfunduar gjërat dhe në fund të ditës je pothuajse i vdekur nga lodhja dhe nuk ke mbaruar gjë. Italia është shumë e madhe dhe aq më tepër roma. Por është stili i jetës që është më ndryshe.
Çfarë të pëlqen më shumë këtu?
Më pëlqen të ulem të pi një kafe, më pëlqen të ulem në karrige dhe të rehatohem, më pëlqen që dalë gjatë gjithë kohës me miqtë, më pëlqen se si janë njerrëzit, stili se si e jetojnë jetën. Këtu njerëzit janë gjithë kohës të gëzuar dhe në humor, si dhe mbarojnë punë për çdo gjë në një kohë të shkurtër.
Çfarë stili jete kemi ne?
Stili këtu është që njerëzit dalin xhiro gjatë gjithë kohës nga e hëna deri të dielën. Gjatë gjithë ditëve të javës ata dalin, ndryshe nga Italia që njerëzit dalin vetëm fundjavë dhe gjatë ditëve të tjera vetëm punojnë dhe mbyllen në shtëpi. Këtu ka alegri çdo ditë.
Do të jetoni gjithmonë në Shqipëri?
Po. Madje tani afër do të vijnë edhe prindërit e mi, nga roma për të jetuar në tiranë. Ndërsa vëllai i vogël që është futbollist i skuadrës së “Romës”, do të qëndrojë atje. Këtu është një vend shumë i mirë për të jetuar dhe prindërve të mi u pëlqen shumë.
Si të duken vajzat shqiptare?
Vajzat shqiptare janë shumë të bukura. Duke i krahasuar me vajzat italiane, vajzat shqiptare janë me të vërtetë shumë shumë të bukura. Nuk mund të thuash për asnjërën që kjo qenka e shëmtuar, por janë të gjitha të mira.
Meqë folëm për vajzat, po djemtë këtu si të duken?
Djemtë janë njëlloj si në itali ashtu dhe në shqipëri. Qëndrojnë pak si ftohtë apo indiferentë dhe nuk e shprehin atë që mendojnë apo ndiejnë, ndryshe nga femrat që janë më të çlirëta në komunikim.
E dashura juaj është italiane apo shqiptare?
Jo nuk kam një vajzë italiane. Por tani jam në një periudhë njohjeje me një vajzë shqiptare. Nuk mund të them kush është, por është një person që më bën të ndihem mirë. Kam dy vjet këtu dhe më kanë nxjerrë llafe se jam i lidhur me vajza të njohura, por faktikisht nuk kanë qenë të vërteta. Kjo gjë që tani është e vërtetë preferoj ta shijoj për vete njëherë. Dhe nëse do të zgjasë në kohë iu siguroj se nuk do ta kem problem ta them.
Do të martoheshe me një vajzë shqiptare?
Po, po. Patjetër që do të martohem dhe do të jem i lumtur. Madje do të kem dhe shumë fëmijë. Ndoshta 3 apo 4 fëmijë..
Ç’ne kjo dëshirë në moshën tënde?
Unë jam rritur në një familje të thjeshtë. Familja ime nuk ka qenë ndonjë familje e pasur ekonomikisht dhe të gjithë jemi munduar të arrijmë me forcat tona. Unë kam studiuar vetë dhe kam arritur këtu ku jam. Pastaj, prindërit e mi kanë qenë njëzet vjeç kur kam lindur unë. Mendoj se sa më shpejt të krijosh familje, aq më mirë është.
Mund të na tregosh për studimet që ke ndjekur?
Kam ndjekur studimet për shkollën e baletit në Itali dhe kam punuar në televizionin Rai, deri në momentin që më bënë ofertën për të ardhur në “Dancing Ëith the Stars”. Më pas kam studiuar për Ekonomik, ku përfundova 3 vite studime, ndërsa 2-vjeçarin për të përfunduar diplomimin nuk kam mundur ta kryej sepse ndodhem këtu.
Si erdhe në Shqipëri për të marrë pjesë në “Dancing ëith the stars”?
Në atë kohë unë punoja në një program në Rai dhe në atë moment më kontaktoi Ilir Shaqiri, i cili më ofroi për të marrë pjesë në “Dancing”. Atëherë, unë isha duke u marrë me spektaklin atje dhe kur mbarova bëra gati valixhet dhe u nisa për në Shqipëri. Kur mbarova punë në Itali erdha dhe mora pjesë në “dancing”.
Kishe dëgjuar më parë për shqipërinë?
E kisha dëgjuar si vend, por nuk dija shumë gjëra për shqipërinë, pavarësisht se edhe atje kisha shumë miq shqiptarë.
Ju keni hapur një qendër, ku bëni kurse vallëzimi, mund të na shpjegoni se çfarë është konkretisht ky projekt?
Kam nisur të merrem që në shtator me këtë punë. Tashmë është ngritur gjithçka, ku kemi dy pista të mëdha vallëzimi dhe kemi disa grupe vallëzimi. Aty kemi klientë nga të gjitha moshat. Unë e drejtoj dhe mësoj kurstantët së bashku me miken time Olta Ahmetin. Për shembull, dje kishim kursin me grupin e fëmijëve, ku merrnin pjesë 54 fëmijë. Ndërsa grupi i të mëdhenjve është me 45 persona. Ne kemi vendosur autobusë për të ardhur deri në qendrën e kurseve, të cilët janë falas. Aty ka dhe pishinë…
Çfarë vallëzimesh përfshihen?
Përfshihen të gjitha tipet; modern, klasik…
Sa kushton?
Atëherë, unë e kam organizuar me tre paketa ofertash, Një paketë, që është kartoni i bardhë, kushton 50 euro dhe përmban 10 seanca me 2 seanca të tjera falas. Kohëzgjatja është një orë e gjysmë në ditë, për një muaj. Paketa e dytë është paketa e verdhë, që kushton 90 euro dhe zgjat dy muaj, ku përfshihen 4 seanca falas dhe 20 të përfshira në pagesë etj.
Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen në shqipëri?
Nuk ka asgjë…Ndoshta mënyra se si njerëzit i ngasin makinat.
Ke vizituar vende të tjera të shqipërisë…si të duken?
Po, kam qenë në disa vende dhe më kanë pëlqyer. Kam qenë në Krujë dhe kam parë tregun e vjetër si dhe kalanë. U njoha me historinë e Skënderbeut, që nuk e dija më parë. Gjithçka m’u duk shumë interesante. Po kështu, kam qenë në Kavajë. Nuk ishte si Tiarana, por shte qytet i vogël dhe i lezetshëm. Po kështu, kam qenë edhe në Dhërmi. Mund të them që bregdeti ishte jashtëzakonisht i bukur. Nuk kam fjalë për ta përshkruar.
Simone, i lidhur me kuzhinë tradicionale shqiptare
Simone tashmë është lidhur me kuzhinën tradicionale shqiptare. Megjithëse ka filluar të haje ushqime të kuzhinës sonë, simone nuk mban mend emrat e ushqimeve. Kjo është diçka që Simone na e shpjegon, duke fajësuar veten për problemet me gjuhën shqipe. “ Kuzhina tradicionale shqiptare më pëlqen. Nuk i di emrat që t’ua shpjegoj, por ka ushqime me të vërtetë të veçanta. Ndërsa, unë personalisht nuk ha peshkun. Madje njëherë kam qenë i ftuar diku dhe hëngra diçka që kishte përbërje peshku, por nuk e dallova dhe u sëmura”,- shprehet Simone. Simone na vë në dijeni se kuzhina italiane është e pranishme në shumicën e restoranteve shqiptare e gatuar mjaft mire. Por, jot ë gjithë restorantet gatuajnë mirë, që sipas Simones :“ka disa restorante që gatuajnë shumë mirë pastat. Ndërsa, ka disa të tjerë që gatuajnë shumë mirë picën, në mënyrë fine si në romë”.
Gjuha shqipe, sa e vështirë për Simonen…
Kur e pyesim Simonen nëse i kupton të tjerët kur flasin gjuhën shqipe, ai na përgjigjet: “kuptoj mirë kur flasin, por kur fillojnë dhe flasin shpejt nuk kuptoj gjë fare. Ndërsa për të folur e kam ende tepër të vështirë. Jam duke studiuar, por është shumë e vështirë dhe nuk mundem ta mësoj lehtë. Shpresoj që të mësoj, pasi përpiqem vazhdimisht dhe ushtrohem çdo ditë, duke praktikuar mënyrën e të folurit”. Gjuha shqipe, e cila renditet ndër gjuhët më të veçanta, më të pasura apo ndër më të vështira, e ka lënë Simonen pa fjalë. Simone ka dy vite dhe ka arritur të kuptojë shqip, por për të folur e ka të pamundur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi