Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rinia angazhohet Empty Rinia angazhohet

Sun 1 Jul 2012 - 14:05
Rinia angazhohet B_200_150_16777215_00___images_kqzILIR SINANAJ
Në orën 12:00 përballë selisë së KQZ u mblodhën shumë të rinj për të ndjekur vendimin e këtij institucioni në lidhje me miratimin e dokumentacioneve për sa i përket kërkesës për referendum të Aleancës kundër Importit te Plehrave (AKIP). Vapa përvëluese e diellit të mesditës nuk mundi ti zmbrapste të pranishmit të cilët me ardhjen e tyre tregonin një interes në lidhje me këtë çështje. Vihet re një interes që rinia po i kushton vendimmarrjes politike dhe dëshira e saj për të marrë pjesë në këto vendime. Përballë kangjellave që rrethonin KQZ, dhe ku nën hijen e pemëve ishin rreshtuar disa policë, që në të njëjtën kohë duhet të ishin gati të siguronin edhe rendin por edhe të luftonin vapën e padurueshme. Përse vallë mbledhjet me rëndësi të madhe politike duket sikur kanë prirje të zhvillohen në mes të zhegut përvëlues të vapës?
Nga të rinjtë që ishin në pritje të vendimit të KQZ, një pjesë e madhe ishin nga forumi rinore Rinia Aktive pjesë e Shoqërisë Civile. Ky është një forum jopolitik i cili ka për qëllim që të bëjë të dëgjohet më shumë zëri i të rinjve. Të tjerë ishin anëtarë të FRESSH. Kauza e përbashkët e kësaj mbledhje ishte kundërshtimi për importin e plehrave në Shqipëri. Për shumë kohë tashmë, importimi i plehrave është përfolur shumë në media shqiptare dhe është kthyer në një përplasje midis shumë forcave të ndryshme politike. Por të gjithë i marrin parasysh problemet e mundshme ekologjike dhe shëndetësore që do te shkaktonte një importim plehrash me rrezikshmëri të lartë.

Sipas nesh ne, nuk kemi mundësitë për të përballuar mbetjet e huaja,” – thotë një aktiviste e forumit Rinia Aktive. Asnjë nuk na siguron në lidhje me nivelin e rrezikshmërisë e plehrave të importuara. Ne kemi kundërshtuar një pjesë të ligjit për importimin e plehrave.

Anëtarët e rinisë aktive shpalosën flamurin kuq e zi dhe herë pas here nëpërmjet një megafoni ata shprehnin indinjatë në lidhje me importimin e plehrave. Më pas megafoni kaloi në duar të qytetarëve të ndryshim të shfrynë dufin e tyre të shkaktuar ndoshta nga vapa e padurueshme, ndoshta nga klima politiko-shoqërore jo e këndshme. Megjithatë të pranishmit donin me çdo kusht çdo kusht ndalimin e shndërrimin, sipas tyre, të shndërrimit të Shqipërisë në një zonë grumbullimi mbetjesh të huaja

“Shqipëria nuk është kosh plehrash”, - shprehet nënkryetarja e FRESSH për gjimnazet, dhe vijon – sepse ajo që ne duam të bëjmë është ta rilindim atë në çdo aspekt, të bëjmë të mundur realizimin e ëndrrës shqiptare por duke filluar që nga kundërshtimi i ligjit të plehrave”. Përtej ndonjë ngjyresë paksa politike, dukej qartë energjia e të resë për tu ngritur kundër importimit të plehrave, që mijëra qytetarë e kanë kundërshtuar duke firmosur peticione.

Përgjigja po vononte nga KQZ dhe vapa po bëhej më e fortë. Të pranishmit ishin rreshtuar së bashku me policët nëpër zona të mbrojtura nga hijet e degëve të pemëve. Pritje. Pak nga pak të gjithë filluan të ikni. Ndërsa vendimi nuk kishte dalë akoma. Megjithatë jam i sigurt se tashmë të gjithë të interesuarit janë informuar nëpërmjet medieve të shumta se KQZ vendosi të lejonte të zhvillohej një referendum i përgjithshëm për sa i përket kësaj çështjeje.
gentleman
gentleman
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 64
<b>Hobi</b> Hobi : gocat :)
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në brendësi të Lëkurës sate
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/02/2012

Rinia angazhohet Empty Re: Rinia angazhohet

Sun 23 Sep 2012 - 15:02
epo dikur duhet te organizohemi edhe neve ne KQZ Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi