Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Rexhepi: Xhandarët serbë do ta shkelin betimin Empty Rexhepi: Xhandarët serbë do ta shkelin betimin

Sun 1 Jul 2012 - 18:43
Prishtinë, 1 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë të shtunën se askush nuk duhet frikuar nga betimi i xhandarëve serbë për të luftuar dhe vdekur për Kosovën. Në një deklarim të shkurtër për “Kohën Ditore”, ai është shprehur i sigurt se një betim i kësaj natyre do të shkelet, ashtu siç janë shkelur edhe shumë betime të tjera nga ultranacionalistët serbë. “Megjithëse kjo është çështje interne e tyre, unë jam i sigurt se xhandarmëria serbe do ta shkelë betimin që ka dhënë. Sa herë janë betuar, ata kanë dështuar. Kjo është në traditën e tyre”, ka thënë ministri Rexhepi. Ministri Rexhepi ka deklaruar se thirrjet ultranacionaliste janë të pritshme, e sidomos tani kur në Serbi kanë fituar forcat radikale. “Me fitoren e Ivica Daçiqit mund të priten paralajmërime të tilla, por unë them se thirrjet e tij për ta kthyer ushtrinë dhe xhandarmërinë në Kosovë janë vetëm fontanë dëshirash dhe iluzion i tij”, ka deklaruar Rexhepi.Idetë për konflikte të reja në Ballkan, siç ka thënë ai, mund të ekzistojnë vetëm te njerëzit që nuk e njohin realitetin në të cilin janë duke jetuar.
“Edhe intervenimet, edhe konfliktet në Ballkan kanë përfunduar. Nxitjet për luftë janë vetëm në mendjet e njerëzve që nuk e kuptojnë realitetin, ose në mendjet e atyre që këtë e bëjnë vetëm për qëllime të caktuara politike”, ka theksuar Rexhepi.
I pajtimit që thirrjet e xhandarëve serbë për t’u kthyer dhe për vdekur për Kosovë nuk mund të realizohen, është shprehur edhe analisti për çështje ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, mirëpo, ky i fundit për dallim nga Rexhepi, konsideron se kërcënimet nga Serbia megjithatë nuk duhet hedhur e injoruar plotësisht.

(Tekstin e plotë lexoni sot në Koha Ditore)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi