Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës Empty Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës

Sun 1 Jul 2012 - 23:00
Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës Spain-Euro-300x225Spanja e shënoi emrin e saj në historinë e futbollit. Kampionia e Europës që e fitoi këtë titull në vitin 2008, jo vetëm që nuk ia dorëzoi Italisë, por do ta mbajë edhe për katër vitet e ardhshme, pasi fitoi me rezultatin 4-0. Spanja është e para skuadër që e mban titullin kampion për 8 vjet rresht, ndërkohë që ajo vazhdon të jetë Kampionia e Botës.

Ndeshja e zhvilluar në finalen e të dielës në Kiev të Ukrainës ishte e fortë dhe plot emocione. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar nga David Silva me kokë në minutën e 14-të dhe Alba me asist të Iniestës në minutën e 41-të.

Pjesa e dytë solli dy gola të tjerë, përsëri për spanjollët, ku Fernando Torres shënoi në minutën e 83-të dhe Mata në minutën e 87-të.

Një tjetër yll i kësaj ndeshjeje ishte edhe portieri spanjoll Casillas, i cili e shpëtoi skuadrën e tij nga disa rreziqe të mëdha.

Nga ana tjetër, italianët nuk bërën lojën që pritej nga tifozët e tyre dhe jo vetëm. Balotelli, i cili theu Gjermaninë, nuk arriti dot të mposhtte spanjollët.

Është hera e katërt që Spanja ndeshet në finale të Euro (1964, 1984, 2008 dhe 2012). Ajo ka humbur vetëm në vitin 1984.

Spanjollët kanë 19 ndeshje pa humbur dhe kanë fituar 9 knock-out e fundit gjatë të cilave nuk kanë “ngrënë” asnjë gol. Por gjithsesi, ata kishin harruar se si mund të fitoheshin italianët në një ndeshje zyrtare. Hera e fundit që mundën Italinë, ka qenë në Lojërat Olimpike në vitin 1920. Ndaj kjo fitore në Euro 2012 ishte një sfidë për ta.

Italianët nga ana tjetër ndjeheshin krenarë që kishin qenë më të suksesshëm ndaj spanjollëve. Hera e fundit ka qenë fitorja 2-1 në çerekfinalet e Kupës Botërore në SHBA, me një gol të Roberto Baggio në minutën e 88-të.

Por tashmë kampionati ka përfunduar dhe Spanja është skuadra kampione e Euro 2012. /alb-observer.com/
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës Empty Re: Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës

Sun 1 Jul 2012 - 23:01
sss Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës 482245 :sad26: mos ma permeni me
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës Empty Re: Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës

Sun 1 Jul 2012 - 23:02
Ngushllime Silvana Very Happy
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës Empty Re: Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës

Sun 1 Jul 2012 - 23:05
thell thell ne zemer e disha qe do e fitonte,ka qen gjithmon e fort...ama sdoja ta pranoj...flm besa,ngushellimet,si ne keto raste shum shpejt ti kthefsha....i kam inat borxhet [smile_1]
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës Empty Re: Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës

Sun 1 Jul 2012 - 23:08
Very Happy Very Happy Very Happy mos ki merak kete borxh po te fali Very Happy Very Happy Very Happy He ori se shaka se asgje nuk fitojm neve,kam deshire ti ngacmoj njerezit kur vertet inatosen ne lojra ...
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës Empty Re: Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës

Sun 1 Jul 2012 - 23:09
me te then te drejten se kam ndjek se sme pelqen futobolli..ama esht nrm qe mqs rri ne itali te bej tifo per te...do kisha qef qe ta fitonte se per ndeeshjet sma nin fare...
Sponsored content

Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës Empty Re: Spanja, për herë të dytë radhazi kampione e Europës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi