- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Mbyllet Festivali i Polifonisë
Mon 2 Jul 2012 - 8:41
Dy grupe polifonike, një bullgar dhe një shqiptar, janë vlerësuar me cmimin e parë në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar Polifonik "Bylis-Fonia", që u zhvillua në qytetin antik të Bylisit.
Për tre netë me radhë artdashësit e shumtë kanë ndjekur me vëmendje këngë dhe valle polofonike nga treva të ndryshme të vendit por dhe nga shtete të tjera të rajonit të Ballkanit.
15 grupet pjesmarrëse prezantuan në këtë festival 72 këngë dhe valle polifonike. Organizatori i këtij evenimenti, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë së Ballshit, Ilir Cela, thotë se ky aktivitet autentik mban gjallë vlerat dhe kulturën e popullit tonë.
Studiuesi dhe shkrimtari vlonjat Daut Gumeni thotë se këngët dhe vallet polifonike janë vecori karakteristike të popullit shqiptar.
Pjesëmarrës në këtë evenimet ishte edhe ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë Dimitar Arnaudov, u shpreh se aktivitete të tilla afrojnë më shumë popujt e Ballkanit.
Gjatë ndarjes së cmimeve, këngëtarit veteran Yzeir Llanaj, iu akordua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, urdhëri “Naim Frasheri i Artë”, për kontribut në ruajtjen e tarditës dhe folkut.
Sipas organizatorëve festivali kishte si qëllim nxitjen dhe promovimin e grupeve e këngëtarëve të talentuar, si dhe turizmin kulturor të trevës së Mallakastrës.
Festivali u organizua nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, bashkitë Fier, Ballsh e Komuna Qëndër, Shoqata Kulturore Atdhetare "Bylispolifonia".
Ndarja e cmimeve
Në vendin e tretë:
Grupi polifonik i Gramshit dhe
grupi "Bashkimi i Tiranës"
Në vend të dytë:
"Zeri i bilbilit" Sarandë dhe
grupi nga Janina
Në vendin e parë:
Ansambli "Sfilengrad: Bullgari
dhe grupi "Bashkimi i Fierit"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi