Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjeshtri i polifonisë labe vret gruan dhe më pas veten Empty Mjeshtri i polifonisë labe vret gruan dhe më pas veten

Tue 15 Oct 2013 - 22:20
Mjeshtri i polifonisë labe vret gruan dhe më pas veten KuroraGJIROKASTËR -Krimi në familje ka goditur sërish edhe sot ditën e Kurban Bajramit. Burri ka vrarë gruan tij dhe më pas veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër rreth orës 15:40.

Burime nga policia bëjnë me dije se Nexhmi Mustafaraj 59 vjeç, ish-oficer policie aktualisht punonjës në bashki ka qëlluar me një plumb bashkëshorten e tij Zenebije Mustafaraj 49 vjeç në banesën ku jetonin, pas një grindje me të.

Autori i këtij krimi të rëndë, 59-vjeçari Mustafaraj, është një ndër këngëtarët më të njohur të polifonisë dhe në Gjirokastër njihet si mjeshtër i këngës labe. Gjithashtu ai prej më shumë se 10 vitesh ishte drejtuesi i një grupi këngëtarësh polifonikë që kishin fituar çmime të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se në banesë në momentet e krimit ka qenë vajza 25-vjeçare, e cila ka qenë në dhomën tjetër. Për shkak se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, vajza nuk ka mundur të ndërhyjë për të shmangur tragjedinë në familjen e saj.

Pasi ka dëgjuar krismat vajza ka njoftuar menjëherë policinë, efektivët e së cilës i kanë gjetur 2 trupa të pajetë në banesë. Në gjendje shoku është shoqëruar vajza, e cila dha pak detaje rreth ngjarjes.

Sipas të dhenve të deritanishme çifti fillimisht ka nisur të grindet me njëri-tjetrin në sallon, por më pas Nexhmiu e ka tërhequr bashkëshorten dhe e ka futur në dhomën e gjumit, duke e qëlluar me pistoletë në kokë. I ndodhur në gjendje shoku pasi ka parë bashkëshorten e vrarë, brenda pak sekondash ka ai është vetëvrarë me plumb në zemër. Të dy viktimat mbetën të vdekur në vend.

Fqinjë të familjes Mustafaraj shprehen se çifti nuk është njohur për ngjarje problematike. Ata pohojnë se familja Mustafaraj ka qenë e qetë dhe pa probleme të theksuara xhelozie apo ekonomike.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për shkaqet e kësaj tragjedie familjare.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi