Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Prandeli: Ishim të lodhur, bëmë një Europian të madh Empty Prandeli: Ishim të lodhur, bëmë një Europian të madh

Mon 2 Jul 2012 - 13:46
Prandeli: Ishim të lodhur, bëmë një Europian të madh Prandeli-300x114
KIEV - Trajneri i Italisë Çezare Prandeli ka qenë i dërrmuar pas fishkëllimës finale të arbitrit Pedro Proença, megjithatë ai ka përgëzuar skuadrën e tij për Europianin e zhvilluar. “Ishim shumë të lodhur, ndërsa spanjollët kishin një freski fizike më të madhe, – deklaroi Prandeli. – Nuk e interpretuam ndeshjen gabim, por shpenzuam shumë në ndeshjet e mëparshme dhe kundër këtyre lojtarëve është e vështirë të rikuperosh.

Gjithsesi, ishte një turne i jashtëzkaonshëm”, u shpreh trajneri i Italisë. Portieri Xhixhi Bufon, ka pranuar pas ndeshjes se në fushë nuk pati kurrfarë historie. “Nuk pati fare finale, ata ishin shumë të fortë”, tha portieri axurr. Ndërkohë, kryeministri Mario Monti ka qenë i kënaqur me këtë ecuri të Italisë.

“Ishte një ndeshje e madhe mes dy skuadrash shumë të forta. Këta djem na bënë të ëndërronim, ndërsa sot u zgjuam. Gjithsesi, jemi krenarë, pasi ata nderuan Italinë”, tha kryeministri italian. Ndërkaq, kritik presidenti i Federatës Abete: “Luajtëm një pjesë të parë shumë pak brilante”./bw
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi