Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Daorsët -Ata ishim ne ! Empty Daorsët -Ata ishim ne !

Sat 16 Mar 2013 - 17:07
Daorsët -Ata ishim ne ! Fahri-Xharra-14-177x300Mos na e ngucni historinë sepse jemi më të motshmit këndejpari !
Daorsët -Ata ishim ne !


Nga Fahri Xharra
14/03/2013
Daorsoi ose Daorsoni ishte kryeqyteti i fisit Ilir Daorsët i cili ishte në tokën ku sot është fshati Oshaniçi afër Stolacit (Diluntum) -shek Iv-III PrK (Hercegovina e sotme ). Daorsët ishin një fis Ilir që jetonin në luginën e lumit Narona ( Sot-Neretva) me një qytet të ndërtuar me gurë megalit. Edhe sot gjenden mbetjet gurore dhe monumentet e kohës së qytetit të lashtë Daorson. Përbëhet nga tri pjesë, me në qendër kështjellën e madhe-akropolin i mbrojtur nga gurët ciklopik. Në te gjendeshin ndërtesa të mëdha administrative, publike dhe fetare. Muri mbrojtës shtrihej nga jugperëndimi në juglindje me gjatësi 65 m dhe i gjerë deri në 4,5m e me lartësi deri në 7,5m. Në të dy skajet, akropoli përfundonte me hyrje dhe kulla. Vendi arkeologjik i qytetit të vjetër ilir Daorson, duke u bazuar nga konfiguracioni i tokës pra përbëhej nga tri njësi. Pjesa qendrore një fortifikatë parahistorike ishte e banuar në vazhdimësi që nga koha e hershme e Bronzit (shekXVII-XVI PrK deri ne kohën e vonshme të Bronzit (shek.IX-VIII prK)( (Basler, Đ., (Gradina in Ošanići near Stolac), Naše starine III, Sarajevo, 1956)
“Para ardhjes së Romakëve, vendbanimi kryesor në këto anë shtrihej në Oshaniçi , një bregore për rreth lumit afër Stolacit. Këtu ishte një fortifikatë e Dorsëve Ilir, të cituar shpesh në burimet e vjetra(App. Ill. 2; Plin. HN 3.143; Polyb. 32.18; Ptol. Geog. 2.16; Strab. 7.5.5 ) Evidencat arkeologjike tregojnë që Daorsët kishin lidhje tregtare me grekët në Detin Adriatik nëpërmjet lumit Narona ( Neretva). Vendbanimi e kishte arritur statusin e municipalitetit dhe u shndërrua në një qytet të përparuar në territorin e Naronës. Kulmimi i kësaj ane arriti rreth shek. 4-3 PrK, duke iu falënderuar bujqësisë the tregtisë që iu mundësua nga pozita gjeografike, mu pse gjendej në mes Salonës ( Splitit) dhe Dokleas. (The Princeton encyclopedia of classical sites. Stillwell, Richard. MacDonald, William L. McAlister, Marian Holland. Princeton, N.J. Princeton University Press. 1976.)
Dikush më tha: “Sikur druri që i ka rrënjët në tokë, e njëjtë është edhe me shpirtin e njeriut. Rrënjët e forta na mbajnë për tokë kurse njohuria për origjinën tonë na jep një mbështetje të forte, nëpërmjet së cilës ne mund të shkojmë shumë larg në jetë tonë Historia, përfundimisht është një mister i pafund ,që sa më shumë të zbulosh nga ajo aq më shumë e merr vesh që se sa nuk e njeh. (Dominik Bertha, Zagreb 2007)”
Daorsoni me misticizmin e tij ezoterik i ngjallë shumë pyetje në njeriun e mençur.
Hulumtimet gjeomagnetike të Dr. Niels Myller Shiselit (Instituti Arkeologjik në Frankfurt) kanë gjetur që afër Stolacit në Oshaniçi, janë muret për 500 vjet më të vjetra se sa për ato që po flasim e po i shohim nëpër foto. Zbulimet arrijnë në përfundim që këtu gjendeshin vendbanimet 3700 vjet të vjetra.
Në shikim të pare të duket që emri i Daorsonit rrjedh nga emri i fisit Ilir Daorsët e që është e vërtetë, por pas emrit fshihet më shumë ( po ashtu nga ilirishtja- pellazgishtja). “Daor” ( dera, hyrja) dhe “Son” ( nga gjuhët indoeuropiane Dielli ) -Pra ,”Hyrja e Diellit ”
Duke i anash kaluar këto zbulime dhe ato të ngjashmet me to, përfundohet që koha e paganizmit ka qenë dritë e madhe në historinë njerëzore. Njohja e praktikumit shpirtëror i këtyre anëve tregon që dogmat kristiane janë shumë të vonshme. E për ato myslimane as që mund të flitet.
Daorsët -Ata ishim ne ! Daonet
Via Egnatia (me të kuqe) e lidhur me rrugën e Adriatikut (në të verdh)
Daorsët -Ata ishim ne ! Da-3Daorsët -Ata ishim ne ! Da-4Daorsët -Ata ishim ne ! Da-1-1024x627Daorsët -Ata ishim ne ! Da-2
Bllokat megalit të Daorsonit, tregojnë një teknologji shumë të përparuar të prerjes së gurit e të cilët bashkoheshin pa ngjitës ndërveti
Daorsët -Ata ishim ne ! Da-6Daorsët -Ata ishim ne ! Da-5
Zhvillimi ekonomik i një vendi tregohet edhe me “prerjen “ e monedhave të veta, të Daorsëve.
Daorsët -Ata ishim ne ! Da-7Daorsët -Ata ishim ne ! Da-8
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi