Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mbresa
Mbresa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13566
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kendej rrotull,,
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/04/2012

Njëmbëdhjetë kurat e pazakonta Empty Njëmbëdhjetë kurat e pazakonta

Mon 2 Jul 2012 - 15:53
Njëmbëdhjetë kurat e pazakonta F1_29kurat1340959529

ë shtete të ndryshme të botës ekzistojnë shumë kura të pavërtetuara nga ana shkencore të cilat rrezikojnë jetën e njeriut dhe madje i shkaktojnë dhe vdekjen, si për shembull kurimi i reumatizmës me anë të gjarprit me zile.

Përdorimi i papastërtive të veshit në kurimin e sëmundjeve të lëkurës si herpesi, është një metodë që mund të shkaktojë probleme të rrezikshme për njerëzit e shumtë që u besojnë atyre.

Ja kurat e dëmshme të cilat nuk duhet t’i provoni kurrsesi sipas një lajmi të revistës “Reader's Digest”, të cilat i transmeton Starti.

Urina kuron aknet: disa njerëz kanë mendime të çuditshme për sa i përket heqjes së akneve bashkë me rrënjët. Një nga këta është dhe lyerja e puçrrave me urinë. Një tjetër kurë është larja e fytyrës me ujin e mbledhur në rrënjët e një peme të vjetër. Sigurisht që të dyja këto kura janë të gabuara.



Stomaku i shpendëve kuron diarrenë: nuk sugjerohet përdorimi i stomakut të shpendëve për të kuruar diarrenë tek fëmijët. Historia e çuditshme e kësaj kure është se pritet një pjesë nga stomaku i pulës dhe lihet të thahet. Më pas hidhet në ujin e valuar për ta përdorur si çaj. Pas kësaj nga përbërja e përftuar i jepet fëmijës nga një lugë çaji çdo gjysmë ore.



Çorapet e pista përmirësojnë dhimbjen e fytit: kjo është një nga kurat më të çuditshme të kurimit të dhimbjes së fytit e përhapur shumë në Europë deri në shekullin e 20-të dhe konsiston në mbështjelljen e fytit me çorape të pista.



Duhani kuron dhimbjen e veshit: këto kura mund të cilësohen si të çuditshme apo të neveritshme. Njëra nga këto është dhe vendosja në vesh e duhanit të përtypur. Një mënyrë tjetër e vjetër e kurimit të dhimbjes së veshit ishte hedhja e ca pikave urine në vesh. Madje Elvis Presley ka pohuar se edhe nëna e tij e aplikonte këtë kurë kur kishte dhimbje veshi. Por mos të harrojmë se asnjëra nga këto kura nuk është vërtetuar.



Çokollata-hudhra i bëjnë mirë humbjes së kujtesës: një nga metodat e vjetra që mbështet forcimin e memories është ngrënia e çokollatës me hudhra të shtypura brenda saj për 3 herë në ditë. Nga ana teorike dihet se hudhra dhe çokollata janë të mbushur me antioksidues që mbrojnë qelizat e trurit. Por në praktikë nuk ka ndonjë provë konkrete.



Gjarpërinjtë me zile kurojnë reumatizmën: në studimet e zhvilluara nga Instituti Shkencor “Israil Shulov” është analizuar ndikimi i helmit të gjarprit me zile në kurimin e sëmundjeve. Sepse helmi përmban disa peptide të caktuara që mbyllin sinjalet e dhimbjes së helmit. Por ekziston një vijë e hollë në mes paralizës dhe vdekjes prandaj nuk sugjerohet aplikimi i saj në shtëpi.



Veza përmirëson prishjet: leximi rreth një kure të vjetër kineze është më zbavitës se praktimi i saj. Për ta bërë këtë ju duhen monedha argjendi dhe lëvozhga e një veze të sapozier. Vendoseni monedhën në trajtë vertikale brenda vezës së zier dhe vendoseni vezën e ngrohtë në vendin e dëmtuar për 30 minuta.



Vaji eteror përmirëson sëmundjen zona: sipas kurave të lashta nëse vendosni rreth qafës një lidhëse të zhytur në vajin eteror atëherë kjo lidhëse do të mbajë larg jush sëmundjen zona.



Papastërtitë e veshit kurojnë flluskat me ujë në lëkurë: për t’i përmirësuar sa më shpejt këto flluska duhet të vendosni papastërti të veshit mbi to. Kjo kurë e pakëshilluar nga specialistët nuk është një mënyrë e shëndetshme kurimi.



Të vendosësh llapë mbi çibanë: sipas një kure të vjetër angleze vendoseni llapën mbi çibanët. Më pas hiqeni dhe këtë llapë vendoseni brenda arkivolit. Në atë kohë anglezët besonin se çibanët do të largoheshin prej tyre dhe do të kalonin tek trupi i një të vdekuri. koha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi