- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Ngrica të pazakonta në Francë
Thu 14 Mar 2013 - 9:16
Parizjanet janë ndeshur me situata jo fort te zakonta per kryeqytetin francez, kur rruget e mbuluara nga akulli ua kanë vështirësuar së tepërmi qoftë ecjen në këmbë, qoftë qarkullimin me makina.
Kushtet e vështira atmosferike kanë detyruar shërbimin metereologjik, Meteo France te vendose 19 departamente ne gjendje alarmi te nivelit portokalli. Nje burre qe po perpiqej te ngiste makinen e tij, tha se e gjithe kjo situate mudn te konsiderohet deri diku komike.
“Eshte shume e pazakonte per ne, duket sikur je per pushime mbi akull me makinen tende”, thotë banori.Shume nga njerezit neper rruge dhane nje dore ndihme per te shtyre automjetet e bllokuara.
“Nuk leviz gje, asnje nuk ka hedhur kripe neper rruge. Kam qe ne kater te mengjesit ketu e nuk kam pare njeri te dale e te hedhe kripe. Mund te kene qene te pakten 50 makina qe jane kthyer mbrapsht se nuk i ngjiteshin dot te perpjetes”, thotë një tjetër qytetar.
Ne Ile de France, transporti publik eshte thuajse i paralizuar nga akulli i formuar qe nga renia e bores se pare. Megjithate sherbimi hekurudhor francez, SNCF njoftoi se sherbimet kane rinisur ne linjat nderkombetare te shpejtesise se larte, Eurostar dhe Thalys, pas nje pezulli total te marten per shkak te kushteve te keqija te motit. /top channel/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi