- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Berisha ndjek finalen e Euro 2012 mes të rinjëve, tifoz i Balotelit
Mon 2 Jul 2012 - 16:17
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka ndjekur finalen e kampionatiti Euro 2012 në një lokal mes të rinjëve. Kryeministri Berisha i veshur sportiv dhe pa protokoll iu bashkua tifozëve të futbollit të cilët i kanë mbërthyer sy e veshë pas ekraneve që transmetojnë Live, superfinalen Euro 2012, Spanjë-Itali. Gjatë bisedave, Berisha ishte shprehur se mes Spanjës dhe Italisë ishte më atë skuadër që do luante më mirë, pasi ai futbollin e ndiqte për bukurinë e lojës siç kishte ndodhur në ndeshjen Gjermani- Itali. Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit, kryeministri komentoi se ndonëse nuk i kishte ndjekur të gjitha ndeshjet, për shkak edhe të një axhende të ngjeshur zyrtare, kompeticioni europian i futbollit është një garë e emocioneve të forta, e karakterizuar gjithnjë nga dinamizmi dhe shpirti i garës. Mësohet se në fund Berisha ka komentuar me humor dhe sulmuesin italian Balotelin ku është shprehur se: “Ky është dhurata e Zotit për Italinë”. Por edhe pse kryeministri i vendit nuk kishte treguar një skuadër që kishte përzemër, të rinjtë teguan se ai ishte tifoz për Italinë dhe pse humbi kupën e Euro 2012./alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi