Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:41
Message reputation : 100% (2 votes)
Krijimtari letrare nga njerz te ndryshem mund ti sjellni vargjet me mbreslenes qe keni lexua nga kushdo shkrimtare apo poet te ndryshem me apo pa fame boterore....


Un po sjelle disa krijime qe kam shfletua ne faqe te ndryshme letrare...jan krijimtari personale te disa prej keture qe do sjelle.


Endrra ime

Endrra ime e afert, e larget...
si llampadari i dhomes ndezur, fikur
e forte u bera, te forte me bere
udheve perpjekur, ulur, ngritur.

Endrra ime e lodhur ne ngjitje
ishe e vogel rritesh bashke me mua
gjirit te shtrengoje forte si relike
lartesive ngjitur me krahet e tua.
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 426957_397347570327996_213201986_n
(Monika H.Gj)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:42
Message reputation : 100% (3 votes)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 531761_397343606995059_575139447_n

Ne vjeshte shpirtrash
ne lot sysh
nevojtinen cadra
per cdo zemer
te care ne dysh
Ne kercyell
ndjenjash
ne rrenje buzeqeshjesh
te thara
nevojiten diga dashurie,
ujevara
Ne ngrica fjalesh
ne ortek lumturie te thelle
nevojiten zjarre te ziera me diell.

(Dezzy Platina)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:45
Message reputation : 100% (2 votes)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 252635_384988628230557_2110159390_n

Ti ike nga zjarri im,
me friken mos pervelohesh..
Budalla!
Nga flaket e mia asnjehere s'do digjesh,
vetem do ngrohesh!

(Tea Brame)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:47
Message reputation : 100% (2 votes)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 600181_384975191565234_1208540695_n

T'humi nfellsi t'mendimeve t'qija,
e tla ne'n hijen e zez e t'dendur t'krenaris,
por prap, t'gjej neper andrra t'kristalta
t'porsalinduna, t'pa prekuna nga balta merzis,
Jan andrrat e kristalizueme
t'dashuris
qe mjapin shpres per nji dit gzueme
afer teje larg vetmis .

(E. C- T'humbi e t'gjej...)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:48
Message reputation : 100% (2 votes)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 601273_381917115204375_724947440_n

Eshte e cuditshme, por mbajme pas hijen e atyre qe kane me teper rendesi per ne. Vihet re gjithmone ajo prani apo –mungese- tek syte e personave, ne levizjet e duarve, tek te qeshurat.

_Gina Nahai
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:53
Message reputation : 100% (2 votes)
Fabio Volo- Femra në rilindje

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 296601_227117864017635_1306520754_n

Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron.Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë... Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj. ”Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijëra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithësesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziasmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës ”jam e re “ me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond... Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që e takon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor,atëhere kur nuk e pret.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Takimi

Kam mbartur perdite takimin me ty
kur Hena lind,si Hena vdes,
me tretet malli dhe gjithshka
me tret perdite i njejti ves.

Me vjen pastaj nje mall pa shkak
ku ti lodron si Hena shpesh
vegimet lindin,enden enkas
nga endet enkas e njejta shprese.

Se qenkan thene vec rastesite
do ngelim bashke sic Hena rend
aty-ketu ca fjale te thena
te tjerat fjale vec neper mend.

Do ngelet prape dhe kodi i vjeter
kur ti te shkosh pa thene kurrgje
dhe prape do ngelem serish i vetem
veten dhe Henen tek ty ta le.

Packa ti s'vjen,as shkon me larg
na mbledh perdite i njejti shesh,
une mbart me vete ate cka dua
ti hesht po deshe,ne dac dhe qesh.

Bledar Starova
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:57
Message reputation : 100% (1 vote)
Friedrich Nietzche- Kënga e natës

Është natë: tani flasin më fort të gjitha shatërvanet gurgulluese. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.

Është natë: pikërisht tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.

Ka tek mua diçka të pashpërblyer dhe të pashpërblyeshme që do të flasë me zë të lartë. Ka tek mua një dëshirë dashurie që flet gjuhën e dashurisë.

Unë jam dritë: ah sikur të isha natë! Po kjo është vetmia ime, që jam i pështjellë nga drita.

Ah të isha i errët si nata! Si do t'i thithja farat e dritës!

Dhe ju vetë do t'ju bekoja, ju o yje të vegjël vezullues, xixëllonja të qiellit! Dhe do të isha bekuar nga dhuratat tuaja prej drite. Po unë jetoj me dritën time, unë përthith brenda meje flakët që shpërthejnë prej meje.

Unë nuk e njoh lumturinë e atij që merr; dhe shpesh herë ëndërrova se të vjedhësh të bën më të lumtur sesa të marrësh.

Varfëria ime është kjo, që dora ime nuk pushon kurrë së dhëni. Xhelozia ime është kjo , që unë shikoj sy që presin dhe netë të ndriçuara dëshire.

O fatkeqësi e të gjithë dhuruesve! O eklips i diellit tim! O dëshirë për të dëshiruar! O uri e tërbuar në ngopje!

Ata marrin prej meje, po a e prek unë shpirtin e tyre? Mes dhënies dhe marrjes, dhe humnera më e vogël kapercehet e fundit.

Nga bukuria ime lind uria; do të doja t'u bëja keq atyre që ndriçoj, t'ju vidhja atyre qe u kam dhene: - kam shume uri per ligesine.

Hakmarrje të tillë kërkon plotësia ime, ligësi të tilla burojnë nga vetmia ime.

Lumturia ime për të dhënë vdiq bashkë me dhënien, virtyti im u lodh nga tepria e tij!

Rreziku i atij që jep është gjithnjë humbja e turpit; dora e atij që jep gjithnjë bëhet me kallo nga puna e shpërndarjes.

Syri im nuk mbushte me lot para turpit të atij që kërkon; dora ime është bërë tepër e ashpër për dridhjet e duarve që janë plot.

Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehtë e zemres sime? O vetmi e të gjithë atyre që japin! O Heshtje memece e të gjithë atyre që ndriçojnë.

Shumë diej rrotullohen në hapësirën boshe; gjithçkaje që është e errët i flasin me dritën e tyre- ndërsa me mua heshtin.

I padrejtë në thelb të shpritit,me çdo gjë që ndriçon, i ftohtë me diejt- kështu ecin të gjithë diejt në qiell.

Si stuhi fluturojnë diejt në rrugët e tyre. Ata ndjekin vullnetin e tyre të paepur: kjo është ftohtësia e tyre.

Oh veç ju jeni , ju të errëtit, ju të natës, që krijoni ngrohtësinë nga ajo që ndriçon! Ju, veç ju, pini qumësht e acar nga gjinjtë e dritës!

Ah, ka akull rreth meje, dora ime digjet kur prek akullin! Ah kam etje që ankohet e dëshiron etjen tuaj!

Është natë: ah, sikur të ishte dritë ! Dhe etje për natë!

Dhe vetmi!

Është natë: si burim gurgullon prej meje dëshira ime- dëshira për të folur.

Është natë: tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 23:28
Message reputation : 100% (1 vote)
Vetmia...

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 539977_314465968641924_1576521316_n

Vetmia te vret si nje pale kepuce numer-vogel , te mbyt si deti njeriun kur sdi not , te vdes si lulja kur ska uje.Kthetrat e saj grabitqare te roberojne duke te te pushtuar qenien e duke te te lene me pas si nje te huaj , armik i botes .

E frikshme te mendosh heshtjen qe te perkedhel duke buzeqeshur prane teje , duke te te pershperitur emrin tend me zerin si ty , duke te te shoqeruar aty ne ate qoshen e vogel te sketerret te murit ku ti rri strukur e i braktisur si nje femije ..

Eshte e frikshme te ndjesh se je gjalle por se mbytesh kur merr fryme, te duash te ngrihesh e ta thyesh tejpertej duke e asgjesuar plotesisht ate ndjesi , por te mos kesh forcen ta besh ...

Vetmia eshte e eger , te pertyp ngadale pa u ngutur duke te te gllaberuar shpirtin ..Ne mbreterine e saj ecin kalimtare hije qe futen pakuptuar ne rruget e unit tend e te shfaqen me pas ngado duke u kacavjerrur mundimasi ne muret e botes tende te erret , te bejne pjese te dimensioneve ireale te tyreduke te te lene te vraposh i frikesuar nga vetja ne labirinte te erreta , ku te ndjekin e te ndjekin nga pas e te vibrojne ne cdo qelize ..dhe ti qe i tmerruar vertitesh e perpelitesh papasur force te gjesh driten ...

Kjo pra eshte vetmia ; Nje lufte me vetveten , me armik realitein e gezueshem e me aleate te perbetuar errsiren , hijet , friken ....
A.M©
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Tue 3 Jul 2012 - 23:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Dukej sikur jeta po e shperblente.E kujtonte lutjen e saj ndaj Zotit per ndryshim.Ne kohen kur vdekja i kishte perqafuar familjaret e saj ne ate aksident te tmerrshem,kishte pasur prane vetem ate,shkembin me te forte e keshtjellen ku per te ai ishte mbreti.
Kembet po e conin ne restorant.Atje do ta takonte per te disaten here.
E pa si perhere ne tavolinen qendrore.Eci me ngadale,megjithese dicka brenda saj e shtynte te vraponte dhe ta perqafonte si asnjehere.
Por ai e priste i merzitur.Pas takimit,ajo e zbuloi shkakun.Kur mori lajmin e ndarjes gjithcka u thye brenda asaj qenieje te brishte,te goditur pa meshire nga jeta.
Tani po i lutej,por duke hedhur veshtrimin perreth,kuptoi se kishte bere gabimin me te madh teksa i ulej ne gjunje asaj krijese te pashpirt qe e ushqeu me iluzione pa mase,e pernjehere ia preu krahet flutures ne fluturimin e saj te qete.
U largua.Doli ne rruge dhe po ecte pa kuptim.
Po qante.Cdohere e kishte pyetur veten, se pse qante.Donte te ishte gatuar pa lot,me qellim; dhenien e imazhit te forte,stoik e te patundur nga asgje.
Tani gjithcka kishte marre fund.Para syve iu shfaqen si sekuenca te nje filmi,momentet e kaluara me te.Pse valle perfundoi ashtu?Nuk po e ndjente me veten.Ishte sikur shpirti t'i ishte larguar nga trupi e tani fluturonte ne dimensionet e dhimbjes.
Pa vetedije po ecte...Donte t'i tregonte jetes,se kishte humbur ne betejen me te;ne ate te krijimit te legjendes vetjake.Nje lot i madh i ra nga syri i majte,a thua se dhe zemra po i qante me lot gjaku,por vazhdoi te ecte.Iu duk mjaft e paqte perplasja me makinen dhe e la veten te pershkohej nga goditja.Sikur ta rigjente shpirtin,tani po e mallkonte ate qe e kishte shtyre drejt ketij ekstremi.
Ndjeu se po pershkohej nga disa krahe.Mendoi se ishin te Vdekjes.Mbase kjo e fundit do ta shperblente...

(Clever Angel- Ndarja)

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 544537_397902890272464_442521444_n
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 4 Jul 2012 - 0:05
Message reputation : 100% (1 vote)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 551674_385507631511990_601067090_n

Jeta e kesaj bote esht e plote, eshte e vetme, por jam une,ti,jemi ne qe e bejme te duket nje jete me pjese, sepse marrim gjithmone momentet e jetes dhe i perflasim,gezimi,lumturia,trishtimi,merzitja...Ne fundin e jetes besoj se te gjithe do donin te buzeqeshnin me lot ne sy dhe te thonin qe Jeta eshte e bukur dhe te thonin qe trishtimi me ndihmoi te lumturohem,merzitja me ndihmoi te gezohem dhe kjo tregon se pa trishtimin apo merzitjen ne kurre nuk do e kuptonim vleren e Lumturise dhe te Gezimit....

(Grit Frausal)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 4 Jul 2012 - 0:06
Message reputation : 100% (1 vote)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 389618_379043412158412_875057210_n

Bèhesh dèfryese,
kur nè shpirtin tènd nis e luan xhelozia.
Ti nervozohesh nga qetèsia ime,
ndèrsa mua, nga xhelozia jote.
Mè shtohet dashuria.
Mè pèlqen edhe kur mèrzitesh,
sepse njè dritè e mrekullueshme tè zbret nè sy.
Vèshtrimi yt kullohet,
spespe pas xhelozisè,
èshtè fshehur ndjenja, me emrin dashuri.

Je ti e vetmja!
Drita e mèngjeseve tè mi.
Ndaj mos e mundo shpirtin,
me tè lodhshmen Xhelozi.

Nuk lodhem sikur tè ta them nè çdo çast,
çdo minut, orè apo ditè.
Dhe nuk èshtè gènjeshtèr e pisèt,
sepse nuk do tè tè gènjeja ty,
por veten dhe atè çka kam nè shpirt.

E.Muça
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 4 Jul 2012 - 0:07
Message reputation : 100% (1 vote)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 484178_357496554313098_87253644_n

Akrepat e ores jane grindur
mes tyre
rrotull sillen
te ndare,
turi vare.
Sekondat e minutat
nga mllefi
te ngadalsojne
jane vene ne gare
Dhe oret ecin
ne parade zemeruar
Dite e nate kane paralizuar.

_Dezzy Platina
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 4 Jul 2012 - 0:19
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 149387_360356494027104_1272484499_n

Aftesia per te shpresuar eshte fakti me domethenes i jetes.
I ofron qenieve njerezore nje kuptim per fatin dhe energji per te filluar.

_Norman Cousins
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 4 Jul 2012 - 0:21
Message reputation : 100% (1 vote)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 536270_359834217412665_814780240_n

Librat. Kane qene miqte e mi me te mire, sepse nuk ka gje me te mire sesa te udhetosh me dike qe ka bere te njejten rruge tenden, qe te tregon si ishte qe te mund ta krahasosh, per te ndjere nje arome qe nuk eshte me, apo qe eshte akoma.

_Tiziano Terzani
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 4 Jul 2012 - 0:22
Message reputation : 100% (1 vote)
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 575083_353177701411650_668210719_n

Dikush shume kohe me pare tha qe arsyeja per te cilen qeniet njerezore jane superiore ndaj te gjitha krijesave te tjera eshte sepse jane te gjendje te marrin vendime nepermjet arsyetimit, nderkohe qe kafshet bazohen thjesht tek instikti. Une besoj ne fakt qe per te qene vertet superior duhet te gjejme ekuilibrin e vertete midis instiktit dhe arsyes.

_Sergio Bambaren
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Thu 5 Jul 2012 - 22:15
Në një dhomë spitali me shumë pacientë qëndronte vetëm një dritare e vogël. Çdo ditë të sëmurët pyesnni vazhdimisht pacientin i cili qëndronte shtrirë pranë dritares. Dhe ai tregonte pa u lodhur për ato që shihte. Ai tregonte për një park të madh ku luanin femijët, tregonte për të dashuruarit që qëndronin të përqafuar... Por një natë ndodh diçka e çuditshme: njëri nga të sëmurët në dhomë vret pacientin e dritares dhe të nesërmen zë shtratin e tij. Si çdo herë të sëmurët e tjerë e pyesin se çfarë shikonte ai dhe u çuditen kur ai tha: "Nuk ka asgjë përveç një muri të madh përballë dritares..."
Kjo ndodh sepse njerëzit e shohin botën ashtu siç kanë zemrën.
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Thu 5 Jul 2012 - 22:16
Ajo u zhduk, por s'ka qetesi. Eshte si virus.I ka hyrw ne damar. Qarkullon ne cdo qelize. Dhe pse cdo gje fund ka marre. Ai se vret dot ndjenjen e dashurise.

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 600482_387113934684693_14575180_n
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Thu 5 Jul 2012 - 22:17
Do vije nje cast,
me te shkuaren qe te iku,
do harrosh ké ke ne krah,
se koha diku ka ndaluar,
kujtimi vjeter troket befas,
per nje cast te rijetosh kerkon,
do ngulesh syte mbi kalimtaret,
me mua ndojera valle ngjason??
Ate cast do trishtohesh,
i trishte vendi yne i vjeter,
bashke me kohen,do kuptosh,
me mua s'mund te ngjaje asnje tjeter,
ky cast te sjell ndermend,
sa shume te desha une ty,
i hutuar nga kujtimet,
do marresh udhen neper shi,
ne krahet e kujtdo qofsh,
ne castet e jetes do jesh i vetem,
e di...do me kujtosh
si nje enderr...qe s'mund te kete motiv tjeter....!!!

(J.T- Vjen nje cast)

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 547147_387114548017965_872753738_n
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Thu 5 Jul 2012 - 22:18
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 246477_387113228018097_2076284357_n

Mbi ëndërrat e mia të qëmotshme unë krijoja gjithnjë kasollen time , bukën time , lëngjet e mia , krijoja sepse kërkoja përjetësi të pa tundshme në mes nesh , dëshiroja zingjirë lidhës që të mos mundësoj ndarjen në mes nesh , kështu ëndërroja unë , ëndërroja dhe ti nuk e dije , sepse kështu ëndërrojnë vetëm fëmrat .Ti gjithnjë kërkoje mbështetje tjera duke menduar se të tjerat do të të falin apo do të mbështesin sikur unë , dhe pastaj ç doherë vëreje se sinqeriteti jo gjithnjë gjendet njësoj tek të gjitha.Unë heshtja ,sepse parashikoja gjithnjë se ai që duron nuk mbytet nga shpresa dhe lutjet që vetëm mesnata I dëgjon.Realisht nuk e din se çdo të thotë të tradhëtosh ndjenjat e tjetrit që shumë vështirë e pati derisa vendosi të lë fatin mbi duart e një shpirti tjetër .Dhe shpeshëherë tërheq gishtin duke të joshur e bukura dhe jo e mira , harron se gjërat e mira shihen nga zemra dhe jo nga syri , dhe dikur bindesh ,bindesh se dikush ndjehet mbretëreshë edhe pa kurorë , sepse ajo din të ndjejë dashurinë edhe nëse ty e lëndon , edhe nëse vendos për të mos u kthyer më , ajo sheh praninë e pa largueshme gjithnjë .Ti vendos për të mos u kthyer më , por edhe nëse sot nuk durove dhe I lejove vetes të ikësh , ajo të prêt , sepse ajo është ajo femra që vetëm një herë të vetme sheh dhe vetëm në një palë sy , dhe ,është ajo femra që e din se vetëm nëse ka qenë gënjeshter vendos për të mos u kthyer më .

(A.Fejzullahu)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 26 Aug 2012 - 15:20
Genjej kur them qe te urrej,genjej kur them qe per ty asgje nuk ndjej ... Genjej kur them qe s'me meriton,genjej kur them qe koha plaget sheron ... Genjej kur them qe ne enderr me s'te shoh,genjej kur them qe ne rruge do bej sikur s'te njoh ... Genjej kur them kur them qe nje me t'mire se ty do gjej,genjej kur them qe koken me pas s'do ta kthej ... Genjej kur them qe s'dua zerin ta degjoj,genjej kur them qe s'dua te takoj ... Mund te genjej gjithe boten por vec nje Zot dhe veten time nuk e genjej dot ... Genjeshtra me e embel per ty dhe per mua eshte qe nuk te dua ...

(Ira'fox Embelsira)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 16 Sep 2012 - 20:36
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 260179_424745597588193_1824306635_n

... trendafili im ...
gjithmone i kam dashuruar trendafilat !!
aromen,ngjyrat,formen,gjethet dhe pak me pak gjembat e tyre ...
i urreja kur me shponin gishtat teksa perpiqesha t'i vidhja sa me shpejt ne kopshtin tend dhe me pas te vrapoja s
i e cmendur nga ana tjeter e rruges me friken se ms dikush me shihte ...
derisa nje dite rashe ne rrjeten e shikimit tend...
e skuqur,me duart qe me dridheshin dhe trendafili qe u shkeput lehtas nga to dhe puthi token pa zhurme, te kerkova falje dhe me gjysme zeri te thashe se i pelqeja se tepermi trendafilat e kopshtit tend...
me ironizove si disa vjet me i madh qe ishe. !! t'u duken budallalleqe adoleshence dhe romanticitete moshe ato qe te thashe ...
e turperuar,duke te kerkuar ndjese,ula koken dhe vazhdova rrugen me fjalet e tua qe me gufonin ne vesh si jehone !! ....
ndoshta kishe te drejte,isha vertet nje adoleshente ose romantike e pandreqshme !!
muajt kaluan dhe trendafilat u vyshken,koha u ftoh dhe Korca u mbulua nga bora,vendin e trendafilave ne kopshitin tend e zune disa dege te ngrira,pa jete qe lekundeshin me eren si fantazma te harruara nga epoka e ekzistences se tyre njerezore !!
mezi prisja pranveren,te perqafoja serisht aromen e tyre,te shija ngjyrat dhe te ndjeja pickimet e gjembave neper duar .... por pse jo ,te shihja edhe ate...
kishin kaluar kohe dhe cuditerisht shikimi i tij nk me shqitej nga kujtesa,e kisha imazhin e tij kudo shkoja ndonse vetem nje here e kisha pare,deshiroja me gjithe qenien time ta rishihja e ta rishihja pafund derisa te ngopesha,dhe te largtohesha serisht nga ai,pastaj te me merrte malli serisht dhe ta rishikoja prape e prape,madje pse jo,te qendronte para meje qe t'i beja nje portret qe ta mbaja gjthm me vete !!
ndonse pranvera erdhi imazhin i tij mungonte,trendafilat e tij nk me dukeshin me aq te bukur... valle ai ju kishte marre nurin ?! apo syte e mi ishin verbuar dhe nk shihnin me bukurine e tyre ?! ....
derisa nje dite me shpresat e vrara dhe me idene e humbjes tende te pergjithmonshme,hasa shikimin tend ne ate rrugice trendafilash,vetem se kete here nk isha une ajo qe te kerkkoja,por ti ..
mbaje nje trendafil te kuq,si ai qe u shkeput nga duart e mi ate dite...
me hapa te sigurt u afrove drejt meje dhe me syte qe te shkelqenin,me dhurove trendafilin tend dhe me butesine e nje petali me preke duart te cilat qendronin mes duarve te tua,pastaj ne nje moment ushtrove force mbi to,ndjeva dhimbje... nga bishti i trendafilit vura re se dilnin shume gjemba dhe nga gishtat tane gjak .. e habitur te pashe ne sy me nje veshtrim kuptimplote,me zerin qe te dridhej shqiptove :
'' e kupton tani se sa me ka dhembur mungesa jote,trendafili im '' ...

(Tea Brame)
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 6 Oct 2013 - 16:51
Në jetë ka gjëra që i kërkon dhe të tjera që vijnë e të kërkojnë.
Nuk ke zgjedhje edhe sikur të doje, por mbërrijnë gjithsesi e më pas nuk je më i njëjti.
Në atë pikë zgjidhjet janë dy: ose ia mbath duke kërkuar që ta lësh pas krahëve ose ndalon dhe i bën ballë.
Cilado zgjedhje që do të bësh do të të ndryshojë dhe ti ke vetëm mundësinë për të zgjedhur nëse do të jetë për mirë apo për keq.
Nëse vendos ta përballosh mund të ndodh që ajo gjë të të bëjë copash, por më pas do të kesh gjithë kohën dhe forcën për ti vendosur përsëri bashkë.
Nëse ia mbath do të jesh gjithsesi i shkatërruar, por keqardhja do të të ndaj në një njeri në copa të vogla, për të gjithë kohën që të mbetet.
Dhe copëzat do të jenë çdo ditë e më të vogla.

(Giorgio Faletti)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 6 Oct 2013 - 17:06
Femrat kur dashurojnë janë më pak gjykuese ndaj atyre që quhen vese dhe cene.
Sa femra kanë rënë në dashuri me të burgosur, të droguar, të varfër, të feve të tjera të racave të tjera. Ato janë promotori i ndryshimeve, të nxitura nga një dashamirësi e tepruar, një sakrificë e nevojshme në emër te dashurisë.
Po meshkujt pse nuk arrinin të hidhnin të njejtin hap?
Ishin më frikacak apo më realistë?
Mbronin gjenin apo egon e tyre...

Brunilda Zllami
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 13 Oct 2013 - 23:57
Ishte shume i pire dhe i leshuar mbi stol, here pas here mermeriste neper gjume, duke kercitur gishtat e me krahe hapur, kendonte refrene pa kuptim duke u munduar te kujtonte disa vargje si keto :

"Gruan e tij, nje vit me admirim e dashuroi
Gruan e tij nje nje vit me admirim e dashuroi"

Dhe pastaj duke u ngritur perseri vazhdonte :

"Duke ecur me turmen e zhurmshme
takoi nje qe dikur e njihte".


_Fyodor Dostojevski - " Krim dhe ndeshkim"
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 13 Oct 2013 - 23:58
" -Sa leshko që je! Të gjithë të mashtrojnë, të gjithë ta hedhin... Si s’ke turp që iu beson? Si s’e sheh që po bëjnë me ty ç’a ua do qejfi? (Lizaveta drejtuar princ Mishkinit)
-E di që, në ndonjë rast edhe më kanë gënjyer – foli pa qejf e me gjysmë zëri princi.
-E di, dhe iu beson përsëri! Çudi e madhe! Po nejse, nga ty ç’nuk pret njeriu. Unë ç’kam që habitem? Po pse, a ka parë bota një si ty? "


_Shkeputur nga romani "Idioti" - F. Dostojevski.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 14 Oct 2013 - 0:15
"...ku ta gjej kohen per te lexuar?" problem i madh.
Qe nuk egziston.
Ne momentin qe i shtroj vetes problemin e kohes per te lexuar, do te thote qe ajo qe mungon eshte deshira, sepse mesa duket asnje nuk ka kohe per te lexuar. As femijet, as adoleshentet, as te rriturit. Jeta eshte nje pengese konstante per leximin.
"Te lexoj? Do te doja shume, por puna, femijet, shtepia... Nuk kam me kohe."
"Sa zili te kam ty, qe ke kohe per te lexuar."
Atehere pse kjo grua qe punon, ben pazarin, kujdeset per femijet, nget makinen, frekuenton dentistin, nderron shtepi javen tjeter, e gjen kohen per te lexuar, kurse ai beqar qe jeton me te ardhurat e qerase nuk e gjen? Koha per te lexuar eshte gjithmone kohe e vjedhur. Njesoj si koha per te shkruajtur apo koha per te dashuruar. E vjedhur prej kujt? Le te themi prej detyres per te jetuar. Koha per te lexuar, ashtu si koha per te dashuruar, zgjeron kohen qe kemi per te jetuar.


_Pennac Daniel.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 14 Oct 2013 - 0:18
"..Ishte një dashuri që zgjati gjashtë muaj. Ajo e donte me një ndjenjë të shfrenuar, të marrë. E mbyllur në këtë pasion fanatik nuk mendonte më për asgjë. I a kishte dhënë të gjitha: trupin e saj, shpirtin e saj, reputacionin dhe pozicionin e saj, lumturinë e saj. I kishte hedhur të gjitha në atë flakë të zemrës siç hidheshin për një sakrificë të gjitha sendet e çmuara, mbi altar. Ai, ishte ngopur tashmë prej kohësh dhe e qante me lot fitoren e lehtë të një oficeri të mirë, por ishte i lidhur, i ngujuar, i burgosur. Çdo moment ajo i thoshte:
- T’i kam dhënë të gjitha, çfarë do më?
Ai me dashamirësi i përgjigjej:
- Po unë nuk të kërkova asgjë dhe të lutem t’i rimarrësh ato që më ke dhënë..."


_G. De Maupassant.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Thu 6 Mar 2014 - 23:28
Dritorja


Nje nate e mbaj mend fort mire,
kur hena rrezet argjendore
vershonte permbi mugetire,
nje vashez pashe ne dritore.
Ajo e heshtur po qendronte,
po ankthi po ia digjte gjine,
me padurim ne shpirt,veshtronte
te udheza neper kodrine.


"Un' jam ketu!",-nje ze ne terr
u ndje dhe vasheza gufoi,
dritoren celi menjehere...
dhe terri henezen mbuloi.
"O lum si ti",- i thashe me mall
"te pret gezimi,puthjet ,dhelet,
po mua ndonje mbremje valle,
ndonje dritore do me celet?"


Pushkini
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 16 Mar 2014 - 23:46
Mund te bisedosh me dike per vite, cdo dite, dhe, prape, kjo nuk vlen aq shume, saç mund te jesh ulur perballe dikujt, pa thene asnje fjale te vetme, ende, e ndjen ate person me zemer, ndjen se e ke njohur ate per pergjithmone... Lidhjet jane te bera me zemer, jo me fjale.
-C. JoyBell C.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 17 Mar 2014 - 12:27
Message reputation : 100% (1 vote)
C'ke??

Mall!

Luna pershendetje shume shume,edhe tema e bukur e goditese.

Sa i palodhur isha te lexoja atje,,,,,,,,,,,,,,,,,,(ku gezonte eskluzivitetin) kete temen me grimcat cyc
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sat 22 Mar 2014 - 3:01
Gjergji: Une nje artist rreckaman, ajo e pasur. Por brenda kishim
te njejtin deshperim, te njejten vetmi. Dy anije-mbytur. Ishe aq e
trishtuar ate mbremje, Beta. Aq e vetmuar, aq e frikesuar. Une
buzeqesha vetem per te te dhene zemer, vetem per kete. Qe te
te lija te kuptoje me buzqeshjen time se duhet shpresuar edhe
atehere kur jeta ta perplas deren ne fytyre, kur te shkel, te heq dinjitetin. Mua m'u duk se ti e kuptoje sa deshire per te luftuar
kisha brenda. Dhe befas ndjeva se duhej te te ndihmoja per ta
gjetur ate deshire. A te kujtohet, Beta? ''Perse je kaq e
trishtuar?'', te thashe.

_"Heshtja e endrrave" - A. Baricco
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sat 22 Mar 2014 - 3:03
"Cdo njeri qe takon ne jete, eshte duke luftuar me problemet e tij . Ji i sjellshem me te! Ndoshta nuk mund t’i zgjidhesh hallet , por miresjellja jote do t’i jape kuraje te mos dorezohet. Miresjellja jote mund te jete mrekullia qe po priste. Shpesh, pa e ditur, ne bejme mrekullira."

_[ Osho ]_
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Tue 25 Mar 2014 - 20:44
" Mendova se nese koha e duhur te rreshket nder duar, nese dikush ka refuzuar ose eshte refuzuar per nje kohe te gjate, eshte teper vone, edhe nese perfundimisht perplaset nga energjia dhe perfton pakez lumturi. Apo nuk mund te kete gje te tipit "teper vone"? A nuk ka vetem 'vone', dhe 'vone' te pakten eshte me mire se sa 'Kurre?... Nuk e di. "

Bernhard Schlink
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 30 Mar 2014 - 20:39
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... 1900075_291351754361477_943194788_n
"Ata shkojne shume pas seksit, parase, familjes, e serish pas seksit. Mendjet e tyre kane ikur per lesh. Ata e pertypin zotin pa menduar, ata e pertypin atdheun pa u menduar. Me pas harrojne se si te mendojne, i lejojne te tjeret te mendojne per ta. Ata duken te shemtuar, flasin shemtueshem, ecin shemtueshem. Provo t'u luash muzike te papare te shekujve dhe ata s'kane veshe te degjojne. Vdekjet e shume njerezve jane shtirje. Asgje s'ka mbetur per te vdekur"

_[ Charles Bukowski ]_
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sat 26 Apr 2014 - 15:41
Pa dëgjo këtu!

Zemra e një burri është diçka e vogël, shumë e ngushtë, Mariam. Nuk është si barku i nënës. Nuk përgjaket, nuk hapet që të bëjë vend për ty. Unë jam i vetmi njeri në botë që të do. Jam gjithçka ke në këtë botë, Mariam, dhe, kur unë nuk do të jem më, ti do të mbetesh pa njeri. S'do të kesh askënd. Ti je askush!

Pastaj provoi ta fajësonte.
-Do të vdes, po u largove. Xhindi do të vijë dhe do të kem një nga ato ngërçet e mia. Do ta shohësh, do të gëlltit gjuhën dhe do të vdes. Mos më lër Mariam xho.
Të lutem qëndro!
Do të vdes, po u largove. - Mariami nuk foli.
TI E DI SESA SHUMË TË DUA MARIAM XHO.

''Khaled Hossein - Një mijë diej vezullues.''
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 8 Jun 2014 - 18:12
Ke guxim që të jesh ndryshe.
Nuk trembesh që të luftosh për atë që e beson.
Dhe në vend se të të përkrahin, do të quajnë ëndërrimtar.
Sikur kjo të ishte diçka e keqe,
diçka që nuk bën.
Do të të punojnë pas shpine.
do të përçmojnë,
nuk do të ndalen derisa të lodhesh e të biesh në gjunjë.
I penduar pse guxove të besosh në ëndrrën tënde.
Sa e trishtë: Vetëm njeriu ka zemër që t’ia shkulë krahët vetes.
Dhe pastaj kemi fytyrë të pyesim: Pse ka kaq shumë trishtim në këtë botë?
Albatros Rexhaj
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 8 Jun 2014 - 18:22
Kishte menduar se me kalimin e kohes do te krijonte nje identitet te ri, do te luftonte per te gjetur vetveten, qe e kishte humbur kush e di se ku per te kapur fillin e se ardhmes. Nuk e mbante mend se kush I kishte thene se njeriu nuk duhet te mendoje asnjehere kur eshte I zemeruar apo trishtuar. Dhe ajo duke ndjekur kete keshille, kishte pritur per te nesermen, kur te zgjohej e gezuar. Por sa me shume qe priste, aq me shume ankth ndiente. Kur do te vinte ajo dite? Kur do ta rigjente veten? Kur do tem und te kishte me shume se nje imazh te bukur, qe shfaqej ne pasqyre? Jeta nuk ishte treguar mizore me te. Dhe megjithate vuante. Kujtonte se mund ti kishte te gjitha dhe kishte arritur ne shume drejtime, por prape ndihej bosh. Kush mund t’ia mbushte ate boshllek? Cfare kerkonte? Ishte lodhur duke I bere vetes te njejten pyetje cdo nate. Ndoshta eshte natyra e njeriut qe te kerkoje pafundesisht pergjigje qe nuk vijne kurre. Ndoshta eshte vete jeta nje kalvar vuajtjesh per te gjetur lumturine, qe ne te vertete eshte vetem nje term I shpikur nga idealistet. Ajo nuk ishte idealiste. E kishte hedhur shume shpejt pas kraheve idene se nje dite mund te ngrohej me endrra. Kishte kerkuar rehatine e perkohshme dhe e kishte gjetur. Po pse atehere nuk ndihej e qete? Pse ndiente se I mungonte dicka? Nuk e dinte dhe sa me shume qe mundohej, aq me shume e ndiente se po perhumbej ne nje vorbull te pafundme. I mungonin shume gjera. I mungonte familja, dashuria, dhembshuria dhe keshillat e nenes, shikimi I plogesht I tea tit, capkanlleqet e te vellait. Nuk kish askend qe t’i thoshte nje fjale, t’I jepte zemer ne nje dite si kjo, kur mendonte se gjithcka do t’I permbysej perpara syve. Ishte mesuar tashme te rrezohej dhe te ngrihej vete, te gjente forcen brenda shpirtit, por kjo e lodhte deri ne sfilitje. Jeta e kish perplasur, por edhe ajo kish rrembyer gjithcka kish mundur prej saj. Kish dashur t’I tregonte vetes dhe te tjereve se mund t’ia dilte mbane, se mund te shkeputej nga ai ferr ku kish jetuar, qe mund te ndertonEte nje te ardhme, pavaresisht se nuk ndihme nga askush. Tani mund te qeshte me ato qe nuk kishin pasur besim tek ajo, por jasteku I lagur nga lotet cdo nate I tregonin se cmimi qe kish paguar, ishte fort I hidhur.
Brunilda Zllami
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 8 Jun 2014 - 18:46
I gëzuar si një kotele.
I bindur si një skllav.
I bukur si një kukull.
I hollë nga mendja, aq sa për ta ditur ku e ke vendin. Por edhe i pa gojë, nëse nuk të pëlqen diçka dhe rastësisht të shkon mendja të protestosh.
Figura, përherë në shërbim. Të tillë na duan. Jo ndryshe!
Ajo çka vlen për ta, nuk është e thënë se duhet të vlejë edhe për ty, sepse ata gjithnjë kanë të drejtë. Prandaj, na i nxjerrin sytë duke na thënë sa shumë na duan dhe se, në të vërtetë, ne nuk po i kuptojmë gjërat.
Të bëjnë të ndihesh fajtor pse nuk po vazhdon të bindesh si skllav, pse nuk po vazhdon të jesh i lumtur për ta, pse nuk je më kotele e ëmbël dhe e bukur si një kukull.
Fajtor pse paske gojë!
Për këtë, pa fije turpi, të thonë: "Bëhu i arsyeshëm!"
Ha, ha, ha ... Të vjen të qeshësh me zë. Si nuk po e gjejnë një fyerje tjetër? Së paku diçka më origjinale.
Eh, po, në djall gjithçka...
Jam lodhur së qeni i arsyeshëm.

Albatros Rexhaj
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 2 Jul 2014 - 0:00
Nje here, kur isha i vogel, e pyeta nese kishte qare kur vdiq im ate.
-Gjate funeralit. E kam fjalen, gjate varrimit.
-Jo, nuk qava.
-Ngaqe nuk ishe e trishtuar ?
-Ngaqe nuk i hynte ne pune njeriu nese isha apo jo.

_"Dhe malet oshtine" , K.Hosseini.
Sponsored content

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi