Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mon 2 Jul 2012 - 22:41
Message reputation : 100% (2 votes)
First topic message reminder :

Krijimtari letrare nga njerz te ndryshem mund ti sjellni vargjet me mbreslenes qe keni lexua nga kushdo shkrimtare apo poet te ndryshem me apo pa fame boterore....


Un po sjelle disa krijime qe kam shfletua ne faqe te ndryshme letrare...jan krijimtari personale te disa prej keture qe do sjelle.


Endrra ime

Endrra ime e afert, e larget...
si llampadari i dhomes ndezur, fikur
e forte u bera, te forte me bere
udheve perpjekur, ulur, ngritur.

Endrra ime e lodhur ne ngjitje
ishe e vogel rritesh bashke me mua
gjirit te shtrengoje forte si relike
lartesive ngjitur me krahet e tua.
 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 426957_397347570327996_213201986_n
(Monika H.Gj)

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sun 14 Sep 2014 - 19:14
Duket të jetë e tmerrshme të jesh beqar, dhe plak që mezi ruan dinjitetin e tij, të kërkosh strehë tek të tjerët, kur dëshiron të kalosh një mbrëmje në shoqëri; të jesh i sëmurë dhe, nga qoshja e shtratit, të kqyrësh dhomën bosh me javë të tëra; të ulesh të pushosh në pragjet e shtëpive, të mos ngjitësh kurrë shkallët përbri të shoqes; të mos kesh në dhomë tënde veçse dyer komunikimi që hapen mbi hyrjet e të tjerëve; të kthehesh në shtëpi duke mbajtur darkën tënde në dorë; të jesh i detyruar të admirosh fëmijët e të tjerëve, pa patur të drejtë për të përsëritur papushim: unë nuk kam; të sajosh një dukje dhe një mbajtje të kopjuar nga një apo dy beqarë, të behur nga kujtimet tona të rinisë.
Ja si do të jetë kjo, me përjashtimin që në realitet sot jemi këtu dhe që këtu do të jemi edhe më vonë, me një trup real dhe me një kokë reale, e për rrjedhojë, edhe me një ballë për ta goditur me pëllëmbë

"Fatkeqësia e beqarit" - Franz Kafka
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Fri 19 Sep 2014 - 0:05
Message reputation : 100% (1 vote)
"Është nevojë që shqiptarët e mençur të kuptojnë që feja është një gjë veç kombit, që para se të jemi të krishterë a muhamedanë, jemi të gjithë shqiptarë, rrojmë të gjithë në Shqipëri dhe përdorim të gjithë një gjuhë."
1897 



FAIK KONICA
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sat 20 Sep 2014 - 0:11
Nuk mund të pretendojmë që gjërat do të ndryshojnë, nëse vazhdojmë të bëjmë po të njëjtat gjëra.
Krizat, janë bekimi më i madh për njerëzit dhe kombet, sepse ato sjellin progres. Krijimtaria lind nga ankthi, ashtu si dita nga nata e errët. Dhe në krizë lulëzojnë shpikjet, zbulimet dhe strategjitë më të mëdha. Kush sfidon krizën, kapërcen vetveten.
Kush ia atribuon krizës falimentimet dhe vështirësitë, dhunon veten e talentin e vet dhe u jep pushtet më shumë problemeve sesa zgjidhjes. Kriza e vërtetë është kriza e paaftësisë. Paaftësia e njerëzve, kombeve është dembelizmi për të kërkuar zgjidhje dhe rrugë-dalje.
Pa krizë nuk ka sfida dhe pa sfida jeta është rutinë, agoni e ngadaltë.
Pa krizë nuk ka merita.
Dhe në krizë lulëzon më e mira e gjithësecilit, sepse pa të, të gjitha erërat janë puhiza.
Të flasësh për krizën do të thotë ta zbehësh, ndërsa të heshtësh e lartëson, i jep pushtet. Prandaj duhet të punojmë shumë për ta ndalur një herë e përgjithmonë, sidomos krizën më të rrezikshme, që është tragjedia dhe mungesa e vullnetit për të mos luftuar e kapërcyer.

_Albert Ajnshtajn
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 24 Dec 2014 - 17:49
Asgjë nuk është më singulare, më e sikletshme
se marrëdhënia midis dy njerëzve
të cilët e njohin njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet syve,
që shihen çdo ditë, vërehen reciprokisht,
e në të njëjtën kohë janë të detyruar nga edukimi apo konvencionaliteti
të shtirin një indiferencë që i bën të kalojnë pranë si dy të huaj,
pa përshëndetje apo fjalë.
_Thomas Mann
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Wed 31 Dec 2014 - 23:59
"...Jam vetem ne te tridhjetat. Por ka dite qe me duket sikur jam tetedhjete dhe e di qe e tere kjo ka lidhje me ate qe kam hequr. Kam mesuar shume per egoizmin dhe mizorine e te tjereve, per shperfilljen therese; kam mesuar shume gjera per te miren dhe te keqen, duke i hequr ne kurrizin tim. Ka ne kete bote njerez te mire, bujare e zemerdhembshur, por nuk jane te shumte dhe e kam kuptuar fort mire qe ne fund te fundit jemi fillikat me hallet dhe vuajtjet tona...
Deri pak jave me pare, villja vrer kunder te gjithe te ligjve te kesaj bote dhe Riçardi me degjonte tere sy e veshe, si gjithnje. Kur mbarova dhe ndjeva qe, krejt papritur, po me vinte te shkrehesha ne lot, ai u ul ne divan prane meje, ma mori doren dhe ma shtrengoi fort. Ndenjem kaq gjate, te zhytur ne heshtje, derisa ai me peshperiti:
- Mos u perpiq ta kuptosh natyren e se keqes dhe ta analizosh, Mal; eshte nje mister qe askush s’ia ka gjetur anen. E keqja ka prekur jeten tende, shume me teper se ç’ka prekur shumicen derrmuese te njerezve. Ke hequr te zite e ullirit dhe nuk gjej dot fjale per te te ngushelluar, ato s’jane vecse te zbrazeta e te ftohta, por ta kesh te qarte se do te jem gjithnje prane ne rast nevoje. Me ke mik per koke, Mal!
Do t’i jem mirenjohese, jo vetem se shprehu tere ato ndjenja, por sepse nuk u perpoq te me qetesoje me ato fraza bajate dhe fjale pa kripe qe dashamiresit e kane zakon te perdorin ne raste dhembjeje, mllefi apo deshperimi te dikujt. Duhet ta them hapur qe e admiroj...".
B. T. Bradford - "Baticat e fatit"
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Fri 30 Jan 2015 - 0:58
Stili eshte pergjigja e te gjithave.
Nje menyre e re per t'iu afruar nje dickaje te merzitshme apo te rrezikshme.
Te besh dicka te merzitshme me stil eshte me mire sesa te besh dicka te rrezikshme pa te.
Te besh dicka te rrezikshme me stil eshte ajo qe une quaj art.
Nje ndeshje demash mund te jete art.
Boksi mund te jete art.
Te dashuruarit mund te jete art.
Te hapurit e nje kanaçeje me sardele mund te jete art
Pak veta kane stil
Pak veta mund ta mbajne stilin
Kam pare qenj me me shume stil sesa meshkujt, edhe pse jo shume qenj kane stil.
Macet e kane me shumice.
Kur Hemingway vendosi qe t'i hidhte trute ne ere me nje shotgun, ai ishte stil.
Ose nganjehere njerezit te japin ty stil
Joan of Arc kishte stil
Xhon Baptisti
Jesusi
Sokrati
Çezari
García
Lorka
Kam takuar ne burg burra me stil. Kam takuar burra me stil me shume brenda se jashte burgut. Stili eshte diferenca, nje menyre e te berit, nje menyre e t'u berit. Gjashte çafka duke qendruar butesisht ne nje pellg me uje, ose ti, lakuriq, duke dalur nga banjoja pa m'i hedhur syte.
_Charles Bukowski.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Thu 30 Jul 2015 - 0:06
Message reputation : 100% (1 vote)
O shpirti im, te mesova te thuash "sot" dhe "atehere" dhe te shperndaje qeshjen ne te gjitha ato qe jane ketu, atje dhe poshte.
O shpirti im, te lirova nga cdo kthine, te shkunda pluhurin, merimangat dhe hijet.
O shpirti im, ta shkula prej teje turpin meskin dhe virtytin e kthinave, dhe te binda te rrija lakuriq para syve diellit.
Me shtrengaten qe e quajne "fryme" u sula mbi detin tend te trazuar, shtyva tej cdo re dhe e mbyta vrasesin, te cilin e quajne "mekat"
O shpirti im, te kam dhene te drejten te thuash "jo!" si shtrengata, dhe te thuash "po!" si qielli i hapur. I qete si drita ti shkon permes shtrengatave mohimtare.
O shpirti im, crrenjosa prej teje cdo bindje, cdo gjunjezim, cdo servilizem.
O shpirti im, te derdha cdo diell dhe cdo nate, cdo heshtje dhe cdo deshire, dhe u rrite si nje trung hardhie me gjinj te fryre e plot bistake rrushi.
O shpirti im, gjithcka te dhashe dhe ne duar s`me ka mbetur me asgje, dhe tani? Dhe tani me thuaj duke qeshur plot melankoli: "Cili nga ne duhet te falenderoje? A nuk duhet te falenderoje dhurimtari marresin e dhurates? Nuk eshte e nevojshme te dhuruarit? A nuk eshte meshire te marrurit?"

Te trembem, kur te kam prane. Te deshiroj, kur me je larg. Ikja jote me josh, kerkimi yt me shtang. Vuaj, por kush nuk vuan nga deshirimi!

Per ty, qe te ndez me ftohtesine, te josh me urrejtjen, te ben per vete me ikjen, te prek thelle me talljen.



Autori
Ditoj i Shqiperise.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Sat 1 Aug 2015 - 14:32
O Zot! I ktheva krahët vitrinës. Atë çast u përplasa me një burrë të shkurtër e të trashë. - E...-, iu shfryva gjithë inat.
- Pse s'i hapni ato sy, por më hidhni shqelma si cjap i hazdisur!- lehu trashaluci.
Unë e vështrova i shastisur.
-S'paskeni parë njerëz me sy ndonjëherë, ë ? - vazhdoi të hungëronte ai.
Unë atë prisja. - Njerëz kam parë,- i thashë,- por fuçi birre që dalin shëtitje, s'më ka zënë syri gjer tani.
Trashaluci s'priti asnjë sekondë. Erdh e u skuq e u fry si kaposh. - E dini çfarë?- shfryu. -Mbushuni në kopështin zoologjik! Xhirafa ëndërrimtare s'kanë punë nëpër rrugë.
E pashë se kisha të bëja me një gjuhëbrisk të kategorisë së lartë. Por, megjithëse po humbisja pikat, nderi duhej ruajtur.
-Shiko rrugën, shtatanik trutharë,- i thashë dhe ngrita dorën si për t'i dhënë bekimin.
Ai s'ma vari fare. - Hidhi ca beton atij trurit tënd majmun surratpastiçe!- më lehu në fytyrë.
Unë ja ktheva, duke e sharë xhuxhmaxhuxh dekadent. Ai më quajti papagall pëndërrjepur; unë atë- kufomalarës i papunë.
Ai ma priti, këtë radhë pak më me respekt, se isha një kokëlopë e krymbur nga kanceri; unë, për t'i dhënë fund kësaj meseleje, e quajta varrezë ambulante biftekësh.
Befas fytyra i ndërroi ngjyrë.- Varrezë biftekësh, shumë bukur!,- tha ai. - S'e kisha dëgjuar ndonjëherë. Do ta fus në repertorin tim! Pra me Kaq-....
Ai hoqi kapelen dhe ne u ndamë me respekt të madh nga njëri tjetri.
( Tre shoket- Remark )
Sponsored content

 Shkrime te shkeputura,mbreslenese.... - Faqe 2 Empty Re: Shkrime te shkeputura,mbreslenese....

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi