Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjekët: Kanabis sativa 20 herë më i dëmshëm se cigarja Empty Mjekët: Kanabis sativa 20 herë më i dëmshëm se cigarja

Tue 3 Jul 2012 - 13:41
Mjekët: Kanabis sativa 20 herë më i dëmshëm se cigarja KanabisRreziqet që shkakton pirja e kanabis sativa, nënvlerësohen nga mijëra njerëz, sipas rezultatit të studimit të Institutit të Pneumonologjisë në Angli (BLF).

Më konkretisht siç dhe rezultoi nga studimi, rreth 1/3 e njerëzve mendon se hashashi është i padëmshëm. Gjë kjo që nuk është e vërtetë, pasi si kanabis sativa fsheh shumë rreziqe për shëndetin. Pirja e tij është e dëmshme dhe shkakton sëmundje kanceroze si dhe pneumonolgjike.

Mjekët citon alb-observer.com, që morën pjesë në këtë hulumtim, theksojnë se mendimi i përgjithshëm që dominon në publik, është se hashashi është i padëmshëm edhe pse ai mund të të çojë në vdekje. Këto rezultate i kanë shqetësuar të gjithë në qarqet shkencore.

Thuajse nëntë në dhjetë pjesëmarrës në studim, konsiderojnë se cigaret janë shumë më të dëmshme se hashashi, edhe pse në realitet, rreziku që të kanos kanabis sativa është 20 herë më i lartë.

Në kuadër të hulumtimit, Instituti Britanik i Pneomonologjisë, analizoi të dhënat e mbledhura dhe arriti në përfundimin se kanabis sativa, sjell pasoja të rënda për shëndetin e përdoruesve dhe është fajtor për sëmundje të tilla si kanceri i mushkërive, tuberkulozi dhe bronkitet. Paralelisht, shkencëtarët kombinuan përdorimin kronik të kanabis, me shtypjen e sistemit imunitar të zemrës.

“Të rinjtë e sotëm, zakonisht pijnë hashash pa e ditur se çdo cigare që ata konsumojnë rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit në mushkëri. Pra, një cigare hashash është e barabartë me një paketë duhan”, deklaroi Dr. Helena Shovelton, drejtoreshë e Institutit Britanik të Pneomonologjisë.

“Ky nuk është një problem i vogël, përkundrazi është shumë i madh. Hashashi është shumë i njohur në Britani, ku 1/3 e popullsisë, e ka provuar atë”, shtoi ajo./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi