Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohen 144 kilogramë kanabis sativa  Empty Zbulohen 144 kilogramë kanabis sativa

Tue 1 Feb 2011 - 22:02
Zbulohen 144 kilogramë kanabis sativa  Droga-kanabis
Një sasi prej 144 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa u gjet në afërsi të Qefalonjase në detin Jon.
Sipas rojës bregdetare helene, droga ishte e paketuar në 43 pako të mbështjella me letër ngjitëse.

Roja bregdetare sqaroi se droga u gjet në gjendje të mirë dhe e pa u dëmtuar prej ujit.

Mbi çanta ishte lidhur një bidon plastik bosh, i cili pluskonte mbi ujë.

Kjo i bën autoritetet të besojnë se droga ishte hedhur prej anijeve që kalojnë në zonë, të cilat janë pjesë të trafikut të lëndëve narkotike midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Burime pranë rojës bregdetare greke, thanë se po hetohet roli i një anijeje shqiptare në trafikun e lëndës narkotike, e cila një ditë më parë ka kaluar në zonë.

Anija është me flamur shqiptar. Ajo i përket një kompanie shqiptare, pronarët e së cilës janë përfolur për lidhjet e tyre me trafik të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Vlorës.

Ajo është nisur nga Vlora ose Saranda dhe kishte destinacion Patrën, ku do të ngarkonte çimento.

Autoritetet greke e kanë kontrolluar anijen e cila ndodhet e ankoruar në gjirin e Patras, por pa mundur të gjejnë ndonjë ngarkesë të paligjshme në të.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi