Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njolla nderi apo njolla turpi?!  Empty Njolla nderi apo njolla turpi?!

Fri 1 Oct 2010 - 16:44
Zëra femërorë

“Doktor, jam shtatzënë katërmuajshe. Dua të bëj ndërprerje, si dhe dua të më qepësh himenin (cipa e virgjërisë). Nesër kam parjen. Vjen kandidati për burrë nga Italia”. Mund të mendohet se fjali tronditëse si kjo dëgjohen në zonat e thella malore, apo në fshatrat e jugut, ku pas ditës së parë të martesës ende zhvillohet rituali i kontrollit të njollave të nderit në çarçafët e çiftit të sapomartuar. Por jo. Kjo fjali thuhet shpesh e më shpesh këtu në mes të kryeqytetit, e më dendur tani në muajt e verës, kur emigrantët kanë dërguar kartë, se duan të martohen e të gjejnë një “nuse për shtëpi”.

Dhe po të dëgjosh justifikimin e këtyre femrave për aktin e gënjeshtrës dhe mashtrimit të pashembullt që bëjnë, shikon se në arsyetimin e tyre ka vetëm një fajtor.
Dhe është përherë ai mashkulli i prapambetur, patriarkal, që kërkon akoma sot në vitin 2010 të martohet me një femër të virgjër.
Është mashkulli fajtor për këto martesa të çuditshme, që bazohen vetëm mbi fjalën e shkesëve dhe shumë shpejt kalojnë në ceremoninë e martesës: darka e festime të mëdha, ku njerëzit e fisit mblidhen e urojnë trashëgiminë e çiftit, pa pyetur askush nëse janë të dashuruar apo jo? Pra, padyshim është ai mashkulli fajtor që kërkon një grua të ndershme për të lidhur jetën.
Është po ai fajtori që pas dhjetëditëshit të muajit të mjaltit në ndonjë plazh të Shqipërisë, e lë këtë grua në shtëpi me vjehrrën e me vjehrrin dhe shkon përsëri për të filluar punë në Itali. Është përsëri ai fajtori që vjen në pushimet e Krishtlindjeve një javë, sa për të lënë gruan e re shtatzënë dhe largohet sërish në vendin e huaj nga ku dërgon të famshmet “remitanca”.
E kështu nga vera në dimër, e nga viti i ri në gusht, fëmija lind, e pastaj rritet, po më pas bëhet edhe me një vëlla dhe kjo është familja e re e demokracisë, e ngritur mbi një moral të shëndoshë dhe e bazuar mbi sakrificën e gruas, e cila pranon të qëndrojë e vetme me dy fëmijët dhe nuk ankohet asnjëherë për burrin sezonal me të cilin është martuar.
Një grua që sakrifikon aq shumë, sa herë-herë larg syve të njerëzve dhe vetëm para syve të Zotit, e justifikuar nga qëndrimi i saj vetëm për një kohë të gjatë dhe e djegur nga malli për burrin, e jo për burrin e saj, por për një burrë çfarëdo, nuk ngurron teksa futet në shtratin e të parit mashkull që beson se do i ruajë fshehtësinë. Dhe kështu vazhdon kalvari i “vuajtjeve” të kësaj femre, të cilën halli e detyron të shuajë nxehtësinë fizike në oazet e botës.
Por e gjithë kjo shthurje e neveritshme, i gjithë ky mashtrim kundërbonjës, që po mbyt ajrin e të gjithëve, bëhet i patolerueshëm kur pikërisht këto femra dhe një pjesë e ngjashme me to, që mashtrimin e kanë si bukën e përditshme, ngrenë zërin dhe bëjnë moral për ato femrat e tjera që kanë guxuar të dalin “nga forma”. Kështu një femër e sapodivorcuar quhet e pandershme, sepse nuk pranon ta vazhdojë martesën e saj me një burrë që nuk e dashuron.
Ajo quhet e femër e keqe dhe merret në gojë nga të gjithë, madje shpesh edhe i sugjerohet që të kthehet te burri. – Tek ai që është kapaku i të gjithave. – Sepse po pate hijen e burrit dhe po e pate në krevat, atëherë je në rregull. Mund të bësh ç’të duash. Po edhe burrin mund ta mbash, por edhe një të dashur mund ta mbash, mjafton që të jesh në rregull “me formën”. Padyshim që femrat “brenda formës” mund të shajnë dhe të bëjnë moral me zë të lartë. Ato kanë një martesë të rregullt. Ato janë të ndershme. Pavarësisht se martesa është e bazuar mbi “njollat e turpit” (pa diskutuar fenomenin e abortit, i cili hap një spektër të gjerë mendimesh pro dhe kundër), pavarësisht se në sipërfaqe flitet për ndershmëri familjare, e në thellësi mashtrimi po qelbëzon nënshtrojat e një pjese të madhe të familjes shqiptare.
Në fund të këtij shkrimi, do të doja ta drejtoja gishtin ndaj meshkujve si të vetmit fajtorë për ngritjen e familjeve të tilla, por tanimë është e qartë që ata nuk janë veçse teveqelë të tërhequr prej hunde.

Meshkuj që me dritëshkurtësinë e tyre vazhdojnë të jenë vegla të disa femrave pa dinjitet, të cilat nuk e kuptojnë dot se çdo të thotë të kesh respekt për veten, për trupin, për ndjenjën, apo më tej për fjalën e madhe “dashuri”.
Për fat të keq numri i këtyre femrave është i madh dhe janë ato që dashur pa dashur vazhdojnë të formësojnë modelet, të ngrenë familje dhe të edukojnë breza po mbi themele mashtruese. Ndoshta nuk kemi më mundësi për t’i ndryshuar këto femra, të cilat tanimë besojnë se kanë zgjedhur rrugën e drejtë, por ajo që na mbetet të gjitha ne të tjerave për të bërë, është të mos heshtim teksa dëgjojmë histori të tilla, të mos rrimë më indiferentë ndaj një jete të tillë, të mos bëhemi palë me to e të rrimë e vështrojmë, por të gjithë sa mundemi pak nga pak, t’i bëjmë të kuptojnë se jeta dhe martesa është vlerë kur bazohet mbi marrëdhënie të vërteta dhe jo mbi themele të mashtrimit që kalbëzojnë çdo shtresë jetësore që ngrihet mbi to.


B_gazeta shqip
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Njolla nderi apo njolla turpi?!  Empty Re: Njolla nderi apo njolla turpi?!

Mon 19 Dec 2011 - 22:37
trupi...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi