Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Operohet vogëlushi Alket, del me sukses Empty Operohet vogëlushi Alket, del me sukses

Wed 4 Jul 2012 - 20:22
Operohet vogëlushi Alket, del me sukses Alketi-apel

Alketi, vogëlushi shqiptar me probleme në zemër i sjellë në Itali është operuar nga ekipi i profesorit Pozzi në spitalin të Ankonës. Sipas mjekëve, ndodhet në renaminacion, në gjendje të stabilizuar.

Romë, 3 korrik 2012 - Lajmi që prisnim prej ditësh më në fund mbërrin, Alketi është operuar sot e gjithçka ka shkuar siç pritej.

Sipas komunikatës së shoqatës Patronesse, vogëlushi me një keqformim në zemër të trashëguar i është nënshtruar sot (dhe jo dje siç ishte thënë fillimisht) një ndërhyrjeje kirurgjikale pranë Repartit të Kardiokirurgjisë e Kardiologjisë të Spitalit rajonal Torrette të Ankonës nga ekipi mjekësor i drejtuar nga profesor Marco Pozzi.

Operacioni ka shkuar më së miri dhe nuk ka pasur asnjë komplikim. Tani Alketi ndodhet në repartin e rianimacionit të Kardiokirurgjisë, në gjendje të stabilizuar. Pranë tij qëndrojnë 24 orë në ditë një shoqëruese nga shtëpia e fëmijës e Tiranës dhe vullnetaret e shoqatës Patronesse.

Shoqata, që organizoi mbledhjen e fondeve për mundësimin e sjelljes së vogëlushit në Ankona, falënderon të gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre konkrete dhe premton të japë informacione më të hollësishme mbi shëndetin e Alketit ditët e ardhshme.

Historia e Alketit

Alketi, 14 muajsh, që kur ka lindur është lënë në jetimoren e Tiranës nga nëna e tij 14-vjeçare. Një keqformim në zemër i vë në rrezik jetën nëse nuk operohet sa më shpejt dhe në Shqipëri një ndërhyrje e tillë nuk është e mundur.

Kirurgu Marco Pozzi (Drejtori i Repartit të kardiokirurgjisë pediatrie të Spitalit Riuniti-Torrette, Ancona) që do të operojë djalin ka saktësuar se probleme si këto të Alketit mund të sjellin ndryshime të shpejta dhe është më mirë të veprohet urgjentisht, sepse nuk dihet se sa i mbetet për të jetuar. Ai ka shtuar se në rast ndërhyrjeje të shpejtë, fëmija nuk do të ketë asnjë pasojë gjatë jetës.

Për të siguruar sa më shpejt shumën e nevojshme për qëndrimin në spital të vogëlushit, më 12 qershor shoqata Patronesse pranë spitalit pediatrik “G. Salesi” të Anconës dhe SPAI, shoqatë adoptimesh ndërkombëtare, nisën një fushatë të gjerë sensibilizimi dhe hapën një llogari bankare për mbledhjen e fondeve.

Të dhënat bankare ku mund të bëhen derdhjet e parave janë:

conto corrente dedicato presso la banca Unicredit di Ancona

intestato a:"Associazione Patronesse"

causale del versamento: "Dedicato a Alket"

IBAN IT17G0200802619000102099102

BIC SWIFT: UNCRITM1Q10 (për derdhje parash nga jashtë Italisë)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi