Neonazistët në qelinë e tij? Alket Rizai: Do t’iu veshim fustane
Wed 2 Oct 2013 - 21:35
TIRANË - "Ua kemi bërë gati fustanet dhe po presim t’ua veshim”. Kjo ka qenë deklarata nga burgu e Alket Rizait, shqiptarit të dënuar me burg të përjetshëm për disa vrasje në Greqi, lidhur me disa zëra, se një nga të arrestuarit e Agimit të Artë mund të dërgohet në qelinë e tij pas dënimit. Sipas disa gazetave greke, “i forti” i partisë Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris pas dënimit, do të dërgohet ta vuajë atë në të njëjtën qeli me të dënuarin shqiptar, Alket Rizai.
“Gazeta Shqiptare” ka mundur të kontaktojë me shqiptarin, i cili teksa flet, nuk e fsheh urrejtjen për neozistët e “Agimit të Artë”.
“Ty të lumtë goja që thua se ata mund të jenë në qelinë time apo ngjitur me të. Nëse vijnë, ne i mirëpresim (qesh). Do i veshim me fustan, do i veshim. Iu kemi bërë gati fustanet dhe litarin. Pse na duhet litari? Po, na duhet, sepse pasi ne t’i veshim me fustan, ata do duan të varen në litar, ose nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do t’i varim ne”, pohon nga burgu grek, Alket Rizai.
Lidhur me dënimin e tij, Rizai pohon se “deri tani nuk ka asgjë të re, por unë pres se çfarë do ndodhë, sepse çfarë sjell minuta, nuk sjell viti, themi ne”, ka përfunduar bisedën e tij, shqiptari i dënuar në Greqi, Alket Rizai.
Arrestimet
Pesë ditë më parë, policia greke ndërmori një operacion masiv, duke prangosur disa prej drejtuesve të partisë neonaziste “Agimi i Artë”.
Duke iu referuar mediave greke, u njoftua se urdhra arresti janë lëshuar për 32 drejtues të “Agimit të Artë”, mes të cilëve kreu i partisë Nikos Mihaloliakos dhe deputetët Kristo Papas, Ilias Kasidiaris, Janis Lagos, Nikos Mihos dhe Ilias Panajotaros.
Forcat e policisë kanë kryer më shumë se dhjetë arrestime të tjera, mes të cilëve ndodhen edhe drejtues të organizatës lokale në Nikea, zona ku vra këngëtari Pavlos Fyssas.
Fushata e urdhër-arrestimeve në radhët e “Agimit të Artë” në Greqi ka prekur edhe shqiptaren Nikol Beneki, e cila drejtonte organizatën e grave në këtë parti.
Ky zhvillim i ri ndodh në momentin më kulmor të një hetimi ligjor, që ka filluar në Greqi me kërkesë të qeverisë, për akte të mundshme kriminale nga Agimi i Arte.shekulli.

- Alket Rizai: “Jam kapo por nuk ngacmojë të pafajshëm – Sula më bindi!”
- Greqia riatdheson 500 shqiptarë të dënuar. Mes tyre Alket Rizai
- Alket Rizai ka marr peng 6 oficere grek ne burgun e Malandrinos
- Alket Rizai “zbor” policisë greke, me dy granata dhe 750g C4 kërcon të hedh në erë burgun, vijon ala
- Ish- komandanti: Ju rrëfej urdhrin për të bombarduar qelinë e Fatos Nanos
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi