Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Jo, nuk është photoshop, kapi një peshk 136 kg! Empty Jo, nuk është photoshop, kapi një peshk 136 kg!

Wed 4 Jul 2012 - 22:03
Jo, nuk është photoshop, kapi një peshk 136 kg! Peshk-168x300Brent Crawford është një banor i Teksasit në SHBA, por ai u bë i famshëm, pas “një dyluftimi” që kishte me një peshk. Por nuk flasim për ndonjë cironkë, por për një peshk – aligator (alligator gar) që peshonte plot 136 kg.

Po të mos dëgjonim historinë e tij, do na dukej sikur fotografia që shikoni është photoshop. Por nuk është kështu, pasi ky lloj peshku është më i madhi që rritet në ujërat e ëmbla në Amerikën Veriore dhe përmasat e tij janë nga 2.4 deri në 3 metra. Por gjithsesi, peshku që kapi Crawford, është një nga më të mëdhenjtë që janë peshkuar ndonjëherë. Dhe veç të tjerash, ai e peshkoi atë duke përdorur vetëm një shtizë dhe një hark, si dhe forcën e tij natyrore.

Brent Crawford këtu e 20 vjet banon pranë liqenit teknik Corpus Christi. Por kur pa peshkun gjigand, kuptoi se ia vlente që t’i vihej pas. Pasi iu afrua, e vuri në shënjestër me harkun e tij, duke qënë i qartë në vetvete se nuk do të kishte shans të dytë. Por ia doli mbanë dhe peshku 2,5 metra filloi të përpëlitej në liqen. Edhe pse nuk e kishte kontrollin gjatë gjithë kohës, pasi peshku e tërhiqte për në brendësi të liqeni, peshkatari, me ndihmën e qenit të tij, ia doli mbanë.

“Beteja” zgjati 45 minuta, deri sa ta tërhiqte peshkun drejt bregut. Crawford doli fitimtar. /alb-observer.com/
Jo, nuk është photoshop, kapi një peshk 136 kg! Peshk1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi