Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Stresi në linjat urbane të Tiranës, një 53 vjecare qëllon me thikë një shofer autobusi Empty Stresi në linjat urbane të Tiranës, një 53 vjecare qëllon me thikë një shofer autobusi

Thu 5 Jul 2012 - 18:47
Stresi në linjat urbane të Tiranës, një 53 vjecare qëllon me thikë një shofer autobusi AutobusUrbanët e Tiranës në këto ditë të nxehta vere janë kthyer padyshim në një stres për qytetarët. Por mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një 53 vjecare duket se nuk e ka përballuar këtë stres dhe ia ka nxjerrë nervat një shoferi të linjës së Tiranës së re. Sipas burimeve zyrtare, Xheje Manxi ka debatuar me shoferin e autobusit për sasinë e njerëzve që kishin hipur dhe ajrin e pakondicionuar të autobusit. Debati ka degjeneruar më pas në zënkë dhe 53-vjeçarja ka nxjerrë një thikë nga çanta e vet dhe e ka qëlluar shoferin e autobusit, duke e plagosur atë.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00, ne Bulevardin “Zogu i Parë”, ku 53-vjeçarja Xheje Manxi pas një grindje, ka goditur me thikë duke plagosur 45-vjeçarin Fatmir Karaj, me profesion shofer autobusi, i cili u dërgua në QSUT ku ndodhet i shtruar jashtë rrezikut për jetën”, thuhet tekstualisht në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi