Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

OBJEKTET E KULTIT ISLAM NË FIZIONOMINË URBANE TË TIRANËS Empty OBJEKTET E KULTIT ISLAM NË FIZIONOMINË URBANE TË TIRANËS

Mon 15 Oct 2012 - 17:23
OBJEKTET E KULTIT ISLAM NË FIZIONOMINË URBANE TË TIRANËS Tirana-foto-e-vjeter
Dr. Sulejman DASHI

OBJEKTET E KULTIT ISLAM NË FIZIONOMINË URBANE TË TIRANËS

Ndërtesat e kultit islam u shfaqën si temë e re e arkitekturës së vendit tonë në fillim të shekullit të XV. Ndër xhamitë e para që vendosen në këtë kohë, janë xhamia e kuqe, në Kalanë e Beratit (1398) dhe pothuaj të gjitha xhamitë e kështjellave ku vendosen garnizonet ushtarake otomane. Këto xhami shërbyen si modelet e para të arkitekturës islame në Shqipëri.

Me mobilizimin e pushtetit osman dhe fillimin e islamizimi të popullsisë së vendit në fund të shekullit të XV dhe veçanërisht gjatë shekullit XVI faltoret islame (xhamitë, mesxhidet dhe teqetë) nisin të ndëtohen edhe jashtë kështjellave, duke fituar rol qendror në organizimin urbanistik të qendrave të banuara, ose dukë dhënë shkas për krijimin e lagjeve të reja jashtë e përreth këshjellave.

Tashmë studiuesit tanë kanë realizuar gjurmimin dhe kanë hartuar studimin përgjithësues mbi arkitekturën islame shqiptare, duke dalluar evolucionin stilistik e artistik që faltorja islame pati në Shqipëri dhe në kuadrin e këtij studimi ndërtesat fetare islame të Tiranës shquhen për vlerat e tyre të veçanta.

Përsa dihet deri tani faltorja e parë islame në Tiranë ishte kompleksi i tipit “kullie”, i ndëtuar me porosi të Sulejman Pashë Bargjinit, në vitin 1023 të hixhrit, që i takon vitit 1614. Bashkëkohëse të xhamisë ishin edhe dy teqe: teqja halvetiane e Harasanit dhe teqja kadiri e Kubatit. Pas tyre vinin xhamia e Mehmet Fires e vitit 1118 hixhri (1707), xhamia e Mehmet bej Zajmit, e pajisur me minare 1189 të hixhrit (1774), xhamia e Muhamet agë Kokonozit dhe xhamia e Haxhi Et’hem Beut 1207 hixhri(1794), teqeja e Kadiri e Sheh Dyrrit rreth vitit 1700, teqja Saadi e Sheh Radës dhe xhamia e Mahmud Musin bej Stërmasit 1255 hixhri (1837) si dhe xhamia e Karapicit, dhe ajo e Bërxhollit në mesin e shekullit të XIX.

Arkitektura e xhamive në Tiranë njohu dhe zhvilloi të dy tipat kryesorë, xhaminë me sallë unike të orientuar në drejtitm të qytetit të shenjtë të Mekës dhe të mbuluar me çati druri dhe tjegulla dhe tipin e xhamisë së vogël monumentale me kupolë gjysmësferike të mbuluar me fletë plumbi. Për të dy rastet xhamitë ksihin portikë arkadash me kolona dhe harqe rrethorë përpara hyrjeve që shërbenin për hajate dhe me nga një minare në krahun e djathtë të hyrjes. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i faltoreve islame të Tiranës ishte pasuria e madhe artistike e përbërë nga dekoracioni me motive floreale, me peisazhe të pikturuara dhe gdhendje guri e druri në kolonat, kapitelet, tavanet, mafilet e kornizat – shumë të përafërta me qëndismat e kostumeve popullore të Shqipërisë së mesme. Kjo përmbatjje artistike paraqitet e variuar. Kështu tek xhamia e vjetër, portiku zhvillohet në dy kate të gjera sa vetë balli i xhamisë. Kurse tek ajo e Haxhi Et’hem Beut dhe ajo e Stërmasit portiku me arkada guri zhvillohej në dy krahët. Në planin urban, xhamia e vjetër përfaqësonte një kompleks social-kulturor me shumë funksione të përbërë nga çesmat, hamami publik, medreseja, imareti (restoranti gratis për të vobektit) dhe vetë xhamia, që përbënte pikën qendrore dhe mbizotëruese të krejt kompleksit. Ndërsa për xhaminë e tij, Haxhi Et’hem Beu, shtoi një kullë sahati, duke modeluar edhe në Tiranë modelin e xhamisë me sahat, si në Kavajë, Korçë, Krujë, Peqin, Berat, etj. Modelin e xhamisë së Haxhi Et’hem Beut, e zhvilluan më tej Stërmasët. Ata zgjodhën vendin nga krahu i kundërt i pazarit dhe e realizuan faltoren e tyre në përmasa më të mëdha me cilësi akustike të shkëlqyera në brendi. Kuadrin e përgjithshëm të qendrës qytetare, e plotësuan xhamia e Karapicit dhe teqja e pazarit. Në këtë mënyrë Tirana, realizoi një fizionomi urbane të vetën, ku të gjitha hyrjen në sheshin tregtar e zejtar filonin me sheshe e faltore më të mëdha e të frekuentuara.

Përveç xhamive, në Tiranë dallohehin për bukurinë e tyre edhe teqetë. Pohtuaj të gjitha u prishën në vitet ’60. Por mbetet si dëshmi pëfaqësuese teqeja Kadiri e Sheh Dyrrit, e cila është një shembull i i zhvilluar i tipologjisë së banesës popullore tiranase me çardak. Deri në fund të shekulllit të XIX, qyteti i Tiranës numëronte më tepër se 40 faltore islame dhe ky numër erdhi duke u rritur edhe në gjysmën e parë të shekullit të XX, por asnjëra nuk e kaloi nga bukuria xhaminë e Haxhi Et’hem Beut, që me të vërtetë i dha qyteit të Tiranës një simbol arkitekture, që, siç shkruhet në mbishkrimin e vjetër të saj: “…Kjo xhami i dha bukuri të përjetshme këtij qyteti, sikurse Shën Sofia, Stambollit. Viti 1236 h (1820).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi