- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Finlanda mund të dalë (me dëshirë) nga Eurozona
Fri 6 Jul 2012 - 17:41
Kriza ekonomike që ka prekur disa vende të Eurozonës, ka bërë që BE-ja të ndahet në dy kampuse. Edhe pse asgjë nuk është përcaktuar zyrtarisht, mesazhet që përcjellin krerët e shteteve janë mëse të qarta.
Një mesazh mjaft i rreptë vjen nga Skandinavia e pikërisht nga ministrja e Financës së Finlandës, Jutta Urpilainen.
Në një intervistë për gazetën “Kauppalahti”, ajo deklaroi se “Finlanda është e angazhuar si anëtare e Eurozonës dhe besoj se monedha euro është e dobishme për vendin. Por Finlanda nuk është e detyruar të qëndrojë në eurozonë me çdo kusht dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenarët.
Përgjegjësia për borxhin, financat dhe rreziqet e vendeve të tjera, nuk është diçka për të cilën duhej që ne të ishim të përgatitur. Ne jemi konstruktivë dhe duam zgjidhjen e krizës, por ama jo me çdo kusht”, theksoi ajo.
Vlen për t’u përmendur se ministrja Urpilainen gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur një qëndrim të rreptë edhe ndaj Greqisë, duke u shprehur herë pas here se nuk duhet që pesha e krizës së borxheve të shtetit grek të kalojë mbi supet e finlandezëve. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi