Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi: Prostituta i kafshon dorën, tmerrohet polici Empty Greqi: Prostituta i kafshon dorën, tmerrohet polici

Sun 8 Jul 2012 - 0:28
Greqi: Prostituta i kafshon dorën, tmerrohet polici Prostituta-300x180Një surprizë aspak e këndshme e priste një oficer policie në qytetin Patra të Greqisë. Gjatë kontrollit që i bëri dy prostitutave të huaja, ai bashkë me kolegun e tij i kërkuan dokumentet. Por njëra prej tyre e sulmoi, duke i kafshuar dorën.

Polici shkoi urgjentisht në spital, i trembur se mos kafshimi i kishte infektuar ndonjë sëmundje, pasi vajza nuk ishte e ligjshme në vend dhe nuk dihej fati i gjendjes së saj shëndetësore.

Por “alarmi” përfundoi pas rezultatit të analizave, si të policit, ashtu edhe të vajzës që ushtronte zanatin e prostitutës, pasi doli që ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje ngjitëse. I gjithë ky panik është krijuar pas shpërthimit të “bombës” sociale, ku disa prostituta të infektuara nga virusi HIV kishin kryer marrëdhënie seksuale pa mbrojtje me klientët e tyre. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi