Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

UFO ne qiell per rreth 5 ore, tmerrohet familja ne Aberdeenshire Empty UFO ne qiell per rreth 5 ore, tmerrohet familja ne Aberdeenshire

Tue 23 Oct 2012 - 19:31
UFO ne qiell per rreth 5 ore, tmerrohet familja ne Aberdeenshire Ufo-moragNje familje ne Aberdeenshire ka ngelur e terrorizuar pasi nje UFO u shfaq ne qiejt siper shtepise se tyre dhe ndenji aty per rreth 5 ore.

Gjyshe Morag Ritchie, 50 vjecare u zgjua papritur ne oren 2 te mengjesit dhe pa drita te cuditshme qe rrethonin pronen e saj ne Fraserburgh. Ne filmimin e bere nga i fejuari i vajzes se saj Scott Bower, mund te duken keto drita, perpara se ato te levizin djathtas dhe me pas te zhduken.

Ritchie e cila e zgjoi edhe gjithe pjesen tjeter te familjes qe te ishin deshmitare ne kete ngjarje, tha: "I pashe dritat ne qiell dhe pergjumesh mendova se mos ishte ndonje yll i cuditshem. Por kur u qartesova dhe pashe me afer, vura re qe ato drita ishin duke levizur ne me levizje rrethore. Kthehesha serish ne shtrat por me rrinte mendja aty keshtu qe ngrihesha serish."

"Kur Scott e pa ngeli i shokuar. Ai ne fillim nuk mendoi qe ishte reale. Edhe burri im qe eshte njeri shume skeptik, u bind qe po ndodhte dicka shume e cuditshme aty."

Grupi doli jashte shtepise per te pare me mire dhe per te filmuar objektin paranormal qe kishte ndenjur ne te njejtin vend per pothuajse pese ore.

"Ishte si asgje tjeter qe kam pare me pare ne jeten time. Une doja te kthehesha ne krevatin tim por vazhdoja te mendoja nese ajo gjeja mund te me shihte. Nuk doja te dilja jashte, pasi nuk me pelqen te dal vetem ne erresire."

Te nesermen ne mengjes kur familja u zgjua nga gjumi, spektakli kishte perfunduar, por Ritchie vazhdonte te pyeste veten ne lidhje e objektin e cuditshem te nje nate me pare.

Vajza e Ritchie-t, Cara 27 vjecare, tha: "Ishte vertet e frikshme, dhe ne fakt un jam akoma e frikesuar ne rast se mund te ndodhe ndonje gje, si ndonje pushtim alienesh apo nuk e di cfare tjeter."

"Nuk dukej te ishte shume larg nga shtepia jone. Ishte vertet e frikshme. Edhe i fejuari im ishte i frikesuar; kur doli per nje cigare e mbante deren gjysem te mbyllur."

Eksperti i UFO-ve, Malcolm Robinson, ngeli pa fjale kur pa filmimet.

Hetuesi paranormal tha: "Eshte vertet e cuditshme dhe une nuk po di te them saktesisht se cfare mund te jete por nuk eshte normale."

"Eshte shume e cuditshme, karakteristikat dhe gjatesia e kohes qe qendroi ne ajer eshte jo e zakonshme."

Sipas Robinson, 95% e te gjithe raportimeve per UFO mund te shpjegohen ne menyre te arsyeshme.

"Ky filmim eshte shume interesant por ne do te keshillonim nje hetim te plote perpara se te arrinim te nxirrnim konkluzione."

Ministria e Mbrojtjes nuk ishte e afte te komentonte ne lidhje me fenomenin.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

UFO ne qiell per rreth 5 ore, tmerrohet familja ne Aberdeenshire Empty Re: UFO ne qiell per rreth 5 ore, tmerrohet familja ne Aberdeenshire

Tue 23 Oct 2012 - 19:46
Do kene qene tape Ufot si duket
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi