Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

US Army, po ndërton një “ishull misterioz” artificial në Oqeanin Atlantik (video) Empty US Army, po ndërton një “ishull misterioz” artificial në Oqeanin Atlantik (video)

Sun 8 Jul 2012 - 15:00
US Army, po ndërton një “ishull misterioz” artificial në Oqeanin Atlantik (video) US-Army-300x174Forcat e Armatosura Amerikane, kanë rritur shumë më tepër sipërfaqen e një ishulli, duke e arritur atë në 460 hektar. Nga SHBA, Corps of Engineers, përmblodhi rezultatet e para të një vepre madhore, si dhe të rimbathjes së ishullit dhe thellësimin e oqeanit në Chesapeake Bay. Ndërkohë punimet janë ndjekur me vëmendje të madhe nga satelitë ku dhe rezultatet janë vërtet, mbresëlënëse të cilat ju do ti ndiqni në videon që alb-observer.com ju paraqet në vijim.

Chesapeake Bay, është një zonë detare gji, në Oqeanin Atlantik dhe gjendet midis shteteve të Virxhinias, dhe Meriland. Në atë zonë gjendet me dhjetëra ishuj të vegjël. Ishujt banoheshin nga fise indianësh autokton, që më pas u pushtuan nga evropianët. Kështu ishulli në fjalë ishte njëri prej tyre.

Rreth 100-vjet më parë, ishulli ishte reduktuar në një masë shumë të vogël, me një sipërfaqe e cila nuk i kalonte të 10-të hektarët. Kështu, sipërfaqja e ishulli u nda në tre pjesë. Ndërsa pjesët e “humbura” ishin gërryer nga oqeani. Rreth 15 vjet më parë, autoritet amerikane, aprovuan një fond kolosal, për një vepër super të madhe, e cila do të rikthente në “identitet” ishullin Poplar. Punimet për këtë vepër filluan në vitin 1998 dhe deri më tani ishulli ka rritur në madhësinë e 460 hektarëve.

Ndërkohë, satelitët e NASA-s, kanë ndjekur me “vëmendje” ecurit e punimeve për riformimin këtij ishulli artificial, që ka shkaktuar jo pak reagime.
Duhet theksuar se punimet në këtë ishull zhvillohen ekskluzivisht vetëm nga US Army dhe askush nuk dijeni se çfarë po ndërtohet aty në të vërtet.
Sigurisht lind pyetja, është vërtet një rindërtim i ishullit apo US Army, po ndërton aty një bazë sekrete të Inteligjencës së Zhvilluar?/alb-observer.com/

Konkluzionet tuajta!





Ndiqni për më tepër videon:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi