Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Societe Generale braktisë Greqinë, vendi drejtë qorrsokakut Empty Societe Generale braktisë Greqinë, vendi drejtë qorrsokakut

Sun 8 Jul 2012 - 15:40
Societe Generale braktisë Greqinë, vendi drejtë qorrsokakut Societe-GeneraleBanka franceze, Societe Generale, e cila renditet e dyta për nga investimi i kapitaleve që ajo ka në Greqi, po gjen mënyra që ajo ta braktisë urgjentisht këtë vend. Faza e parë tashmë ka filluar, ku ajo ka reduktuar ndjeshëm linjën financiare të filialit të saj, e cila është Banka e Përgjithshme -Geniki Bank.

Sipas deklarimeve të bëra nga Drejtori Ekzekutiv Financiar i bankës franceze, Bertrand Badr, citon alb-observer.com, Societe Generale po shtron një planë strategjik për daljen e saj nga tregu financiar i Greqisë, siç dhe veproi dhe kolosi tjetër Credit Agricole –Banka Tregtare, e cila e braktisi vendin shpejt e shpjet.

Përfaqësuesi i bankës franceze në Greqi, pranoi se Societe Generale ka reduktuar në “minimum” financimin e Geniki Bank, edhe pse u mundua të nënvlerësojë rënësin e deklarimeve të Drejtorit Ekzekutiv Financiar të bankës franceze, Bertrand Badr, i cili pohoi hapur se Societe Generale po harton një projekt-plan strategjik për daljen e bankës nga tregu grek, duke thënë: “Banka jonë “po ndjek” me vëmendje të madhe Geniki Bank, që kjo të ruaj kapitalet e depozitave të klientëve të saj”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi