- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Ekonomia shqiptare në recesion
Mon 9 Jul 2012 - 13:14
Prodhimi i Brendshëm Bruto ulet me 0.2 për qind në tremujorin e parë.
Ekonomia shqiptare pësoi rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat konfirmojnë në këtë mënyrë vështirësitë e raportuara nga bizneset dhe qytetarët, si dhe të vërejtura nga bilanci i buxhetit të shtetit.
Ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2012 u ul me 0.2 për qind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011 u ul me 1.2 për qind,” – njoftoi INSTAT.
Shqipëria ka një ekonomi të varfër dhe në këto kushte, një rritje e ngadaltë e PBB-së në rendin e 1-2 për qind mjafton për t’u konsideruar krizë. Rënia e PBB-së si ajo që vërehet në janar-marsin e këtij viti është një gjë shumë e rrallë.
Kombinimi i vështirësive ekonomike të krijuar nga kriza e borxheve në eurozonë me kushtet e vështira atmosferike të dimrit të fundit duket se janë shkaku kryesor i rezultatit negativ në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Gjatë muajve janar dhe shkurt, një pjesë e Shqipërisë qe e mbuluar nga dëbora, e cila e bllokoi aktivitetin në zonat minerare të Bulqizës dhe Kukësit ndërsa prodhimi i energjisë elektrike qe i dobët për shkak të keqmenaxhimit të rezervës ujore të vendit në vitin paraardhës dhe nivelit të ulët të ujit në hidrocentrale.
“Në këtë tremujor degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin shërbime të tjera dhe tregtia respektivisht me 11.1 përqind dhe 5.3 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2011. Degët që u paraqitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishin industria, ndërtimi, post-komunikacioni dhe transporti respektivisht me 19.3 për qind, 17.6 për qind, 4.8 për qind dhe 1.7 për qind,” tha INSTAT.
9 korrik 2012
Burimi: Gazeta Shqip

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi