Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hyn prodhimi vendas, ulen cmimet e ushqimeve Empty Hyn prodhimi vendas, ulen cmimet e ushqimeve

Mon 9 Jul 2012 - 14:55
Hyn prodhimi vendas, ulen cmimet e ushqimeve 1341826013-ushqimet-011Inflacioni në qershor, 2.2 %. Ulja e çmimit të karburanteve uli edhe koston e transportit. Veshjet vijojnë uljen që prej disa vitesh, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për ilaçe, ujin e pijshëm etj.

Futja në sasi të mëdha të prodhimeve vendase në treg i mundësuan konsumatorëve të ushqehen më lirë gjatë muajit të shkuar. INSTAT raportoi dje një rritje të lehtë të çmimeve në përgjithësi në qershor ndërsa vlen për t’u theksuar ulja në zëra si ushqime, veshje apo transport, te cilët zënë një pjesë të mirë të shpenzimeve mujore të familjeve të vendit.

Sipas Institutit të Statistikave, ushqimet dhe pijet alkoolike pësuan një ulje me rreth dy për qind gjatë qershorit, ku rënia më e madhe është vërejtur tek zarzavatet me rreth 12 për qind. Shkaku i këtyre të dhënave duket të jetë futja masivisht në treg e prodhimeve të fermerëve shqiptar, të cilat përmblidhen kryesisht tek zarzavatet. “Në këtë grup mund të përmendim uljen e çmimit të patëllxhanëve me 46.7 për qind, bishtajave me 44.8 për qind, specave me 36.9 për qind, domateve me 24.4 për qind, kastravecave me 14.2 për qind etj”, - shpjegon INSTAT.

Veshjet dhe këpucët gjithashtu paraqiten më rënie të çmimit në qershor, rreth 0.4 për qind. Ky grup ka një rënie të vazhdueshme të çmimit prej disa vitesh më radhe duke favorizuar konsumatorët. Ajo që vlen për t’u theksuar për qershorin është edhe ulja e çmimit të karburanteve, ku benzina ra me 2.7 për qind he nafta me 2.2 për qind. Një gjë e tillë bëri që kosto e transportit të ishte më e lirë muajin e kaluar duke u bërë një indikator më shumë në uljen e përgjithshme të çmimeve. E.S
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hyn prodhimi vendas, ulen cmimet e ushqimeve Empty Re: Hyn prodhimi vendas, ulen cmimet e ushqimeve

Mon 9 Jul 2012 - 15:09
Na mbytet ne genjeshtra na mbytet!

50% e tokave pjellore te Shqiperise, e papunuar!
50% e popullsise Shqiptare, e papunesuar!
50% e lindshmerise per femer, e pergjysemuar!

"Sipas Institutit të Statistikave", tallemi me Shqiperine dhe Shqiptaret?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi