Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Plumb kokës vëllait: Pinte drogë e rrihte prindërit, u detyrova Empty Plumb kokës vëllait: Pinte drogë e rrihte prindërit, u detyrova

Wed 11 Jul 2012 - 10:23

KUKES - Ekzekutohet me plumb në kokë një 32-vjeçar nga Kukësi. Kreshnik Mata nuk i është gëzuar fejesës së tij, të shpallur para pak ditëve. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ai është qëlluar për vdekje me dy plumba pistolete nga vëllai i tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Nr.2 të qytetit verilindor. Mësohet se, 32-vjeçari u ekzekutua para pallatit ku banonte dhe se trupi i tij i pajetë u gjet nga familjarët. Fillimisht, u deklarua se viktima ishte goditur me mjete të forta në kokë nga persona të paidentifikuar, por pas kryerjes së hetimeve rezultoi se ai ishte vrarë nga vëllai i tij më i madh, Sokol Mata. Burime pranë grupit hetimor deklaruan se 35 - vjeçari u detyrua që "ta hiqte qafe" të vëllanë, pasi ishte përdorues droge dhe keqtrajtonte sistematikisht prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Pas pranimit të autorësisë së vrasjes, efektivat blu arrestuan autorin e krimit, i cili akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje".

NGJARJA
Rreth orës 00:45, dy krisma pistolete kanë shkaktuar panik tek banorët e lagjes Nr.2 në qytetin e Kukësit. Pjesëtarë të familjes Mata kanë shpejtuar të dalin jashtë, ndërsa kanë gjetur para shkallëve të larë në gjak, Kreshnikun. Ata e kanë dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal, por 32-vjeçari ka mbërritur i vdekur. Fillimisht familjarët e viktimës janë munduar që të fshehin të vërtetën, duke thënë se nuk dinin asgjë se kush kishte vrarë Kreshnikun. Sipas tyre, 32 - vjeçari kishte dalë së bashku me Sokolin dhe disa shokë të festonte, pasi para disa ditësh ishte fejuar. Rreth orës 13:00 të ditës së djeshme është bërë varrimi i viktimës, ndërsa deri në orët e mbrëmjes ngjarja ishte e veshur me mister.

ARRESTIMI
Rreth orës 20:00, burime nga Policia e Kukësit deklaruan se identifikuan dhe vunë në pranga autorin e vrasjes së 32 - vjeçarit. Po të njëjtat burime sqaruan se viktima u ekzekutua nga vëllai i tij, Sokol Mata, baba i një fëmije. Sipas policisë lokale, 35 - vjeçari kishte deklaruar se ishte detyruar ta vriste të vëllanë, pasi ishte shumë problematik në familje. "Kreshnikun u detyrova ta hiqja qafe. Ai rrihte nënën dhe ushtronte dhunë dhe tek pjesëtarët e tjerë të familjes, pasi ishte i droguar. Vëllai na ka sjellë shumë probleme në familje", - është shprehur Sokol Mata. Gjatë marrjes në pyetje, 35 - vjeçari ka thënë se para 4 vitesh Kreshniku kishte bërë një vrasje në Itali dhe se ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Pavarësisht dëshmisë së vrasësit, policia e Kukësit po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes së rëndë. Sipas bluve, dyshohet që në vrasjen e 32 - vjeçarit të jenë përfshirë dhe persona të tjerë (shokë të Sokol Matës).

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Plumb kokës vëllait: Pinte drogë e rrihte prindërit, u detyrova Empty Re: Plumb kokës vëllait: Pinte drogë e rrihte prindërit, u detyrova

Wed 11 Jul 2012 - 10:29
ka burra ketu....
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Plumb kokës vëllait: Pinte drogë e rrihte prindërit, u detyrova Empty Re: Plumb kokës vëllait: Pinte drogë e rrihte prindërit, u detyrova

Wed 11 Jul 2012 - 12:04
Durrsaku shkruajti:
KUKES - Ekzekutohet me plumb në kokë një 32-vjeçar nga Kukësi. Kreshnik Mata nuk i është gëzuar fejesës së tij, të shpallur para pak ditëve. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ai është qëlluar për vdekje me dy plumba pistolete nga vëllai i tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Nr.2 të qytetit verilindor. Mësohet se, 32-vjeçari u ekzekutua para pallatit ku banonte dhe se trupi i tij i pajetë u gjet nga familjarët. Fillimisht, u deklarua se viktima ishte goditur me mjete të forta në kokë nga persona të paidentifikuar, por pas kryerjes së hetimeve rezultoi se ai ishte vrarë nga vëllai i tij më i madh, Sokol Mata. Burime pranë grupit hetimor deklaruan se 35 - vjeçari u detyrua që "ta hiqte qafe" të vëllanë, pasi ishte përdorues droge dhe keqtrajtonte sistematikisht prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Pas pranimit të autorësisë së vrasjes, efektivat blu arrestuan autorin e krimit, i cili akuzohet për "vrasje me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje". sa kafshe jane keta skane tru fare :nuk e di:

NGJARJA
Rreth orës 00:45, dy krisma pistolete kanë shkaktuar panik tek banorët e lagjes Nr.2 në qytetin e Kukësit. Pjesëtarë të familjes Mata kanë shpejtuar të dalin jashtë, ndërsa kanë gjetur para shkallëve të larë në gjak, Kreshnikun. Ata e kanë dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal, por 32-vjeçari ka mbërritur i vdekur. Fillimisht familjarët e viktimës janë munduar që të fshehin të vërtetën, duke thënë se nuk dinin asgjë se kush kishte vrarë Kreshnikun. Sipas tyre, 32 - vjeçari kishte dalë së bashku me Sokolin dhe disa shokë të festonte, pasi para disa ditësh ishte fejuar. Rreth orës 13:00 të ditës së djeshme është bërë varrimi i viktimës, ndërsa deri në orët e mbrëmjes ngjarja ishte e veshur me mister.

ARRESTIMI
Rreth orës 20:00, burime nga Policia e Kukësit deklaruan se identifikuan dhe vunë në pranga autorin e vrasjes së 32 - vjeçarit. Po të njëjtat burime sqaruan se viktima u ekzekutua nga vëllai i tij, Sokol Mata, baba i një fëmije. Sipas policisë lokale, 35 - vjeçari kishte deklaruar se ishte detyruar ta vriste të vëllanë, pasi ishte shumë problematik në familje. "Kreshnikun u detyrova ta hiqja qafe. Ai rrihte nënën dhe ushtronte dhunë dhe tek pjesëtarët e tjerë të familjes, pasi ishte i droguar. Vëllai na ka sjellë shumë probleme në familje", - është shprehur Sokol Mata. Gjatë marrjes në pyetje, 35 - vjeçari ka thënë se para 4 vitesh Kreshniku kishte bërë një vrasje në Itali dhe se ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Pavarësisht dëshmisë së vrasësit, policia e Kukësit po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes së rëndë. Sipas bluve, dyshohet që në vrasjen e 32 - vjeçarit të jenë përfshirë dhe persona të tjerë (shokë të Sokol Matës).

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Sponsored content

Plumb kokës vëllait: Pinte drogë e rrihte prindërit, u detyrova Empty Re: Plumb kokës vëllait: Pinte drogë e rrihte prindërit, u detyrova

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi