“Nuk e fal gjakun e vëllait”
Tue 25 Jan 2011 - 0:18
“Plumbat erdhën nga kryeministria, direkt kemi qenë me duar në xhepa vetëm me paketa cigareje. S’ka pasur pas nesh protestues, kanë qenë mbi 20 vetë që leviznin derën e kryeministrisë. Unë jam me xhup portokalli, ai që e mbaj me duar në kokë, i kishte hyrë plumbi këtu në kokë dhe i kishte dalë ketëj”.
Kjo është dëshmia e Hysni Peposhit, dëshmitar në vrasjen e Hekuran Dedes, 36 vjec dhe baba i dy fëmijëve.
Viktima dhe i mbijetuari janë të dy nga Kalaja e Dodës me banim në Laknas të Tiranës, por prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata kishin vendosur të protestonin e të niseshin sërish në Greqi.
“Erdhëm nga Kamëza në qendër të Tiranës dhe pastaj do iknim në Greqi. Mendova të merrnim pjesë në protestë sepse jemi refugjatë prej 20 vjetësh”, tregon Peposhi.
Ndërsa vëllai i Hekuranit, Zabit Deda thotë se nuk do ta falë gjakun e të vëllait dhe do të kërkojë drejtësi në Strasburg.
“Në cdo moment ne presim që të zbardhet e vërteta, por me këtë lloj qeverie.... Me sa të kem mundësi unë do ta ndjek cështjen e vëllait tim, deri në gjykatën e Strasburgut”, shprehet Zabit Deda.
Në Strasburg i ka sytë edhe shoku i ngushtë i viktimës, njeriu i fundit në frymën e tij të fundit. “Ne kemi një traditë në veri, që kur e pranojnë vrasjen burrat falen dhe shfaqen para popullit. Ndërsa frikacakët fshihen. Ne nuk kemi për t’i falur ata që vranë shokun tim, vëllain tim. Unë e di se nga ka ardhur plumbi. Nëse s’do ta nxjerrin vetë kush është, do ta nxjerrë koha. Do t’i shkoj deri në fund”, thotë Peposhi.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi