Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Lau gjakun e djalit me gjak, Jetmir Llani arrestohet në Itali  Empty Lau gjakun e djalit me gjak, Jetmir Llani arrestohet në Itali

Thu 22 Nov 2012 - 16:56
Lau gjakun e djalit me gjak, Jetmir Llani arrestohet në Itali  Budalla-370x290

Një kalvar i gjatë gjakmarrje mes dy familjeve Llani dhe Shkreta në Mamurras numëron tashmë 3 viktima, ndërsa është arrestuar në Itali Jetmir Llani, autori i vrasjes së fundit.

Gjithçka nisi në një sherr për motive të dobëta, që çoi në ekzekutimin e 9 vjeçarit Endrit Llani në një pritë që nuk kishte të miturin në shënjestër.

Vrasje e paqëllimshme u cilësua ajo ndaj 9 vjeçarit Endrit Llani më 5 qershor në Mamurras, por gjaku i tij nuk do lihej të thahej lehtë nga i ati.

Pak muaj më parë dyshohet se pikërisht babai i 9 vjeçarit, Jetmir Llani ka qëlluar me armë zjarri mbi Mark Shkretën 71 vjeç, i cili është babai i dy personave që më qershor vranë në Mamurras fëmijën teksa udhëtonte në makinë me xhaxhanë e tij, Muharrem Llanin, i cili ishte edhe objektivi i sulmit që vrau Endritin.

Dy djemtë e 71 vjeçarit, vranë fëmijën 9 vjeçar dhe plagosën xhaxhanë e tij, ndërsa në muajin korrik ishte pikërisht Jetmir Llani ai që qëlloi mbi “plakun” e Shkretave për të marrë hakun e djalit të tij.

Vrasja e Mark Shkretës sipas policisë u krye për motive hakmarrje nga babai i Endritit, pasi para 2 muajsh në Mamurras, djemtë e Markut i vranë Jetmir Llanit djalin dhe i plagosën vëllanë.

Pas kësaj ngjarje Jetmir Llani u arrestua, por u lirua sërish pak kohë në vonë për mungesë provash në vrasjen e plakut Shkreta.

Në vijim të kësaj hakmarrje e cila duket se nuk shuhej lehtë, një person humbi jetën më 4 nëntor ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, në një atentat të organizuar nga Jetmir Llani e Muharrem Llani në Mamurras, duke e çuar në 3 numrin e viktimave nga hasmëria e dy fiseve.

Nga kjo ngjarje gjeti vdekjen Gentian Shkreta ndërsa mbeti i plagosur vëllai i tij Emanuel Shkreta. Në analizën e policisë për këtë ngjarje siç raporton noa.al të dyshuarit kryesor për vrasjen e Gentian Shkretës, u cilësuan babai dhe xhaxhai i Endritit, konkretisht Jetmir dhe Muharrem Llani të cilët u shpallën menjëherë në kërkim.

Gjatë funeralit të të birit familjarët tregojnë se Jetmiri u betua mbi varrin e tij për hakmarrje dhe gjaku i fëmijës u pasua me gjak.

Sakaq në rrëfimin e Emanuel Shkretës i mbijetuari i atentatit të fundit në Mamurras thuhet se, Jetmiri u ka thënë para se të shkrepte armën, “Mi bëni të fala djalit”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi