Itali, dhunonte familjen prej 20 vjetësh, arrestohet 56-vjeçari shqiptar
Tue 3 Sep 2013 - 20:38
ITALI - Një 56-vjeçar shqiptar, rezident prej më shumë se 20 vjetësh në Varese të Italisë, është arrestuar më 1 shtator në aeroportin e Malpensës. Tani ai duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për keqtrajtime në familje, kërcënime dhe rrahje.
Ka qenë e shoqja, edhe ajo shqiptare, dhe fëmijët e tij, dy në moshë madhore e një 17 vjeç, të lindur e të rritur në Itali, që kanë denoncuar dhunën që babai ka ushtruar mbi ta.
Në gusht familja ka qenë në Shqipëri ku ka ndodhur edhe episodi i fundit i dhunës: burri ka lidhur gruan me krevat, e ka kërcënuar me vdekje dhe e ka rrahur për ta bindur t’i rrëfejë tradhtinë bashkëshortore të imagjinuar prej tij.
Falë ndërhyrjes së një të afërmi që ka dëgjuar britmat e gruas, kjo e fundit ka arritur të lirohet e t’ia mbathë. Pa i thënë gjë të shoqit ka marrë fëmijët dhe është kthyer në Varese. Të katërt janë paraqitur në polici e kanë paditur 56-vjeçarin. Ata kanë treguar për dhunën që ushtrohej nga babai e bashkëshorti prej 20 vjetësh tashmë. Kanë treguar histori të tmerrshme, shenja rrahjesh në trup, fotografi plagësh, raporte mjekësore mbi plagë nga më të ndryshmet të justifikuara në vite herë si përplasje pas një dere herë si zënie me një shok klase.
I mbyllur në burgun e Busto Arsizios, 56-vjeçari do të gjykohet për vitet e dhunës së ushtruar ndaj familjarëve të tij.
(er.nu/BalkanWeb)

- 31-vjeçari shqiptar vritet në Siri, mort pa arkivol në familjen e tij
- Itali, bie nga çatia ku punonte vdes 25 vjeçari shqiptar
- Itali, paralizohet në dy këmbët 22-vjeçari shqiptar, u plagos në pishinë
- Itali, qëllohet me makinë dhe me plumb në kokë 23-vjeçari shqiptar
- Itali, sherr masiv për një femër, vritet 21-vjeçari shqiptar
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi