Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

31-vjeçari shqiptar vritet në Siri, mort pa arkivol në familjen e tij Empty 31-vjeçari shqiptar vritet në Siri, mort pa arkivol në familjen e tij

Mon 12 Aug 2013 - 14:11
TIRANE - Halil Maliqaj, 31 vjeç, baba i tre fëmijëve të mitur, është shqiptari i tretë që rezulton i vrarë në Siri. Shqiptari besohet se është vrarë gjatë luftimeve që zhvillohen mes forcave të Presidentit Bashar al-Assad dhe kundërshtarëve që kërkojnë largimin e tij. Ai është shpallur i vdekur nga familja e tij, edhe pse deri më sot trupi i pajetë nuk është parë nga askush. Dyert e mortit janë hapur para rreth 4 muajsh në shtëpinë e tij, që ndodhet thuajse përballë xhamisë së fshatit Prush të Tiranës, disa metra në dalje të lagjes së Kombinatit.

Në vilën dykatëshe ku jetojnë nëna, nusja e tij dhe tre fëmijët e mitur, kanë shkuar për ngushëllim thuajse të gjithë banorët e fshatit. Halil Maliqaj ishte dhëndër në atë zonë, i ardhur nga Armeni i Vlorës. E shoqja, Migena, është bijë e një familjeje me emër në atë fshat, me mbiemër vajzërie Hima, një fis i madh ky në atë zonë. Pak ditë më parë, AFP raportoi se familja e 31- vjeçarit ishte njoftuar nga një telefonatë anonime muaj më parë se Halil Maliqaj është vrarë në Siri. Telefonuesi që ka folur me të shoqen e “viktimës”, nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

MISTERI
Fati i 31-vjeçarit banues në periferi të Tiranës është mbështjellë me mister. Një mister që më shumë se kushdo tjetër e ruajnë edhe familjarët e tij. Pas trokitjeve për disa minuta në portën e hekurt të shtëpisë së familjes e ushtarit shqiptar të vrarë në Siri, përgjigjja është e vonuar. Disa minuta më vonë, duket se më në fund dikush bindet që ta hapë portën. Është pikërisht e veja e Halilit, Migena, e cila, e mbuluar me perçe, hap derën pjesërisht dhe nxjerr vetëm kokën jashtë. I prezantohemi duke i treguar arsyen e vizitës tonë në lidhje me vdekjen e të shoqit, por reagimi i saj është i menjëhershëm ishte: “No coment…”.

Kaq na thotë dhe mbyll menjëherë portën e hekurt, duke e përplasur pa na lënë kohë ta pyesim më shumë. Banorët e fshatit thonë se një pjesë e tyre janë kushërinj të Migenës. Prej tyre mësojmë se të njëjtën përgjigje u kishte dhënë edhe atyre kur i kanë shkuar për ngushëllim dhe e kanë pyetur për ngjarjen e ndodhur me Halil Maliqajn. Që pas lajmit të vdekjes së 31-vjeçarit, në fshat kanë nisur diskutimet rreth jetës së tij të mëparshme. Disa prej banorëve e quajnë ekstremist, madje edhe më shumë se kaq.

BANORET E FSHATIT
Historia e Halil Maliqajt tashmë është bërë e njohur në fshatin Prush të Tiranës. Banori i parë që pyesim për adresën e familjes së tij, na tregon menjëherë një pjesë të asaj historie që ka mësuar. “Halilin nuk e njohim personalisht. Ai është i ardhur këtu. Të shoqen e ka nga fshati. Asnjëherë nuk kemi folur me të, ishte i mbyllur dhe nuk na përgjigjej as kur e përshëndesnim”, thotë një banor i fshatit. Një tjetër person i zonës tregon se nëpërmjet njerëzve të afërm të gruas së 31-vjeçarit Maliqaj, ka mësuar se ai ka vdekur nga një shpërthim eksplozivi në Siri.
/Balkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi