Jetmir Salaj: Do hyj ne politike me të njëjtën strategji, që fitova “Big Brother” !
Sun 26 Sep 2010 - 17:50
Në jetë thotë se është i aftë ta marrë çfarë do. E ka ngulitur në kokë që me të njëjtën strategji që fitoi “Big Brother 3”, të arrijë të depërtojë dhe në politikë, edhe pse e sheh si shumë të vështirë. Jetmir Salaj, djali 26-vjeçar nga Vlora, rrëfen pasionin e tij për t’u pozicionuar si politikan antikomformist, pas diplomimit për Marrëdhënie Ndërkombëtarë në Romë dhe famës që mori në një “reality show”. Ai zbulon filozofinë e tij dhe jetën e re që ka nisur në Tiranë më Rezin:
Jetmir, po përgatitesh t’i hysh politikës shumë shpejt, ke marrë oferta?
Më duket herët për të shpjeguar ofertat në këto momente. Ofertat nuk kanë munguar, pasi tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët që aspirata ime është të bëj diçka më të mirë për këtë vend dhe të them të drejtën jam duke reflektuar, pasi dua që zgjedhja ime të jetë koherente me statusin tim personal, atë të një njeriu që nuk duron dot padrejtësinë.
Pavarësisht ofertave, ti vetë çfarë synon, cilat janë bindjet e tua politike, cili tip politikani aspiron të jesh?
Unë jam një njeri që në bazë të bindjeve dhe të idealit tim, kam dhe do të kem përherë Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi mendoj që ne jemi vendi, i cili ka pësuar një traumë dymijë vjeçare. Që në antikitet e deri në ditët e sotme ne kemi qenë të ndrydhur dhe të frustruar nga politika të vazhdueshme antishqiptare. Uroj të jem një pararojë në mbrojtje të atyre njerëzve, që janë të lodhur nga mashtrimet e ditës, nga paturpësitë që politika shkakton çdo ditë nga ky kaos që ka përfshirë shoqërinë shqiptare, ku individi nëpërkëmbet dhe të mëdhenjtë e politikës hanë e pinë e luajnë një teatër me fatet e këtij populli. Nuk do doja të isha një nga ata politikanët e kullandrisur, ku sa herë dalin në televizione e media bëjnë si të ditur e bëjnë premtime pa fund, por do doja të isha ai antikomformisti që jam dhe të kem në krahë të të rinjve e këtij vendi, pasi ka ardhur koha që të marrin në dorë fatet e tyre. Politikbërja ose politikbërësit shqiptarë janë po ata njerëz që në kohën e Enver Hoxhës ishin të privilegjuarit e atij sistemi dhe vazhdojnë të jenë ende. Beteja ime nuk është e lehtë, pasi vështirë të depërtosh në radhët e politikës, ku të gjithë mbrojnë me forcë karriget dhe pozicionet e tyre, por sfida ime është më e madhe se sa mua por siç dihet sfidat më pëlqejnë dhe jam gati të nis një tjetër sfidë pas asaj të lojës në “Big Brother”. Kam treguar që di të fitoj dhe shpresoj ta bëj edhe kësaj here.
Je takuar me ndonjë politikan apo zyrtar për pozicionimin tënd në ndonjë strukturë të caktuar?
Kam takuar shumë politikanë. Vazhdoj ta bëj përditë, por për më shumë do të bisedojmë një herë tjetër.
Mund të ndash me ne preferencat e tua në politikë, cili është politikani yt i preferuar, po ai më antipatiku në sytë e tu?
Ky është një problem i madh dhe unë nuk kam një referencë apo një njeri për të cilin gëzoj një simpati të veçantë pasi ky vend vetëm politikanë nuk ka. Do thoja që në rend të ditës dhe përparësi e politikanëve shqiptarë është të fryjnë xhepat e tyre, gjë që e bëjnë kudo në botë por jo si në Shqipëri pasi në Shqipëri nuk ngopen kurrë.
A ke filozofinë tënde për politikën?
Ah, kjo është pjesa që më pëlqen me shumë.
Atëherë çfarë është politika?
Bota e shpjegon shumë thjesht, është një kontratë sociale ku individë të caktuar marrin përsipër mbrojtjen e interesave të përbashkëta të kolektivitetit dhe luftojnë për mirëqenien e përbashkët të shoqërisë. Unë jam për politika sociale ku shteti duhet të jetë garant dhe mbrojtës i popullsisë se vet. Ah, në politikën tonë shumë gjëra nuk shkojnë dhe për të renditur ato që nuk shkojnë do të më duheshin ditë të tëra, por një nga më themeloret e të gjithave është që jeta e një shqiptari vlen zero. Kjo është epatolerueshme, pasi të gjitha shtetet ne botë luftojnë dhe në qendër kanë qytetarin e vet.
Shumë mllef dhe pakënaqësi për një politikan në fillimet e tij… Pse?
Sepse ne shqiptarët jemi nje popull sa fisnik dhe i zgjuar, por në këtë rast me keqardhje më duhet të them që jemi dorëzuar në dorë të një grupi njerëzish, ku për 20 vjet s’kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë çuar shoqërinë shqiptare drejt tuneleve pa fund, ku retorika e të gjithë kastës së politikanëve shqiptarë në prakticitet përkthehet në papunësi, mungesa jetike ujë, drita e nuk e di çfarë të mira materiale, qe i kanë dhe popujt e botës se tretë. Të jeni e sigurt, që ka qenë në interes të politikanëve që ky vend të vazhdojë një kalvar të pafund vuajtjesh, mundimesh për afro 20 vjet. Një nga mangësitë themelore të shoqërisë shqiptarë është edhe kultura e protestës, pasi një shoqëri po nuk kërkoi të drejtat e veta nuk mund të quhet shoqëri demokratike dhe ne jemi një popull që shpesh kemi preferuar që me jetën dhe fatin tonë të luajnë gjithmonë të tjerët.
Deri ku shkojnë ambiciet e tua në këtë rrugë, ku synon të arrish?
S’e di sa ëndrra dhe dëshira kam, eh, por për një gjë jam i sigurt, do bëj diçka të mirë për këtë vend dhe dua të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Duke menduar që politika është realitet i vështirë, me pengesa, kompromise e prapaskena, çfarë sheh tek vetja për të qenë një politikan i suksesshëm?
Kam një gjë të mirë që ia quaj vetes, nuk dorëzohem kurrë dhe marr gjithmonë atë që dua, prandaj do të luftoj me mish e shpirt për të përmbushur dëshirën time madhore, një Shqipëri të begatë.
Brenda kontratës që ke me “Top Channel”, ke marrë ndonjë ofertë për të qenë pjesë e këtij televizioni?
Të them të drejtën, jo. “Top Channel” është një televizion serioz dhe unë nuk dua të diskutoj mbi vendimarrjen e tyre lidhur me politikat apo praktikat e punësimit apo marketingut. E vetmja gjë që do doja të thosha është: Mbroni me forcë produktet tuaja pasi ato produkte janë njerëzit që ky popull i do dhe mbështet me forcë. Shembulli jam unë ku për katër muaj shqiptarët nuk reshtën së harxhuari kursimet e tyre për të parë ne ekran njeriun që ata e simpatizuan dhe votuan.
Në lidhje me bashkëjetesën në Tiranë me Rezin, mund të na thuash si po shkon?
E kuptoj që interesi për të ditur rreth nesh është i madh, por do limitohesha të flisja për njeriun që kam zgjedhur të ndaj ekzistencën time. Jemi ok. Marre nga FB e Fansave te Jetmirit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi