Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Flori Mumajesi: Fitova gjyqin, kam të drejtën mbi këngët Empty Flori Mumajesi: Fitova gjyqin, kam të drejtën mbi këngët

Sat 5 Apr 2014 - 14:57
Gjykata gjermane bllokon shoqërinë “Acromax” dhe vendos në favor të Florit
Zbardhet konflikti për kanalin në “Youtube”
Flori Mumajesi: Fitova gjyqin, kam të drejtën mbi këngët Flori%20muamjesi-foto
Luela Myftari

Ka tejkaluar veten, duke qëndruar në heshtje, e duke mos u shfaqur shpesh nëpër media, ndonëse tentativat për të përbaltur emrin e tij në këto gjashtë muaj kanë qenë të shumta. Kantatori Flori Mumajesi, sjell sot përmes kësaj interviste të vërtetën e tij mbi konfliktin me kompaninë “Acromax”, e cila ka menaxhuar deri para pak muajsh të drejtat e tij autoriale në “Youtube”. Vendimi i Gjykatës gjermane flet në favor të Mumajesit, që për një kohë të gjatë edhe pse ka qenë kantoutori më i përfolur, ka heshtur.

Pse ka heshtur gjithë këtë kohë Flori?

Kam heshtur gjatë, sepse nuk më pëlqen të flas kuturu. Edhe kur është shpifur për mua, nuk kam thënë asgjë… Pasi prisja këtë moment dhe në këtë moment dua të them pikërisht se askush nuk duhej të përfshihej në një situatë të cilën do ta ndiqja ligjërisht. E kam thënë edhe në një deklaratë të mëparshme. Në respekt të asaj deklarate kam qëndruar i heshtur gjithë këtë kohë, në lidhje me diçka e cila më ka shqetësuar shumë, dhe më besoni, ka qenë shumë e vështirë të rrija kaq i qetë… I heshtur, por sigurisht, i vendosur kam ndjekur të gjithë rrugët ligjore për të kërkuar diçka, e cila është e patjetërsueshme… është e drejta ime.

E ke mbrojtur këtë të drejtë pa kompromise?

Ashtu si çdo muzikant, tekstshkrues, interpretues, performues dhe autor, duhet ta mbroj këtë të drejtë pa kompromise, askush nuk mund ta vjedhë dhe askush nuk mund ta marrë me dhunë. Mbi këto parime themelore, në dukje kaq të thjeshta, por ndonjëherë shumë të komplikuara për t’i mbrojtur, zyra ligjore e cila më ka përfaqësuar ka arritur të marrë në dt. 25 Mars vendimin nga Gjykata e Këlnit në Gjermani.

Çfarë përcjell ky vendim?

Në këtë vendim, gjykata është shprehur në favorin tim, duke vendosur që së pari të ndalojë menjëherë bllokimin e padrejtë që “Acromax” ka bërë ndaj kanalit “Threedtos Production” në “Youtube” gjatë gjithë kësaj kohe. Së dyti, ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të çdo përdorimi dhe shfrytëzimi mbi veprat e mia, për më shumë se 300 këngë, nga “Acromax” ose siç shumica i njohin, Aldor Nini, Anxhela Faber apo “Arkiva Shqip”. Dhe së treti, në rast se këto shkelje vazhdojnë “Acromax” do të gjobitet deri në 250 mijë Euro, ose 6 muaj ndalim/arrest.

Sa të shfrytëzuar e ndieni veten? Dhe sa artistë të dëmtuar ka pasur në këtë konflikt?

Siç e kam shprehur edhe në deklaratën e parë, kur kjo çështje ka filluar, nuk kam pasur (dhe s’kam për të pasur kurrë) qëllim të dëmtoj në asnjë lloj mënyre, kolegët, shumë prej të cilëve janë edhe miqtë e mi. Por, njëkohësisht shoh me shumë keqardhje sesa të papërgjegjshëm janë personat të cilët shfrytëzojnë veprat e mia dhe të kolegëve e miqve të mi, edhe pas këtij vendimi gjykate, duke vazhduar të kryejnë shkelje, duke thyer ligje dhe vendime të gjykatave kombëtare (pa harruar këtu edhe dy kallëzime penale në hetim në Shqipëri dhe jashtë, për të njëjtët persona) dhe duke rrezikuar kështu fshirjen e kanalit “Arkiva Shqip”, prej të cilit dëmtohen vlerat që artistë, kolegë e miq, kanë ndërtuar në vite. Them shkelje edhe pse në shumë prej rasteve fjala më e saktë do të ishte vjedhje, sepse nuk mund të quhet ndryshe shfrytëzimi i punës së tjetrit pa i dhënë atij atë çka i takon.

Kjo është vetëm një betejë e fituar me të drejtë apo lufta mbyllet këtu?

Vendimi që u mor nga Gjykata e Këlnit është vetëm fillimi i një historie që do të jetë e lodhshme, por që në fund besoj se do të çojë në vend gabimet që të gjithë ne artistët, videoproduksionet, interpretuesit, tekstshkruesit, shtëpitë diskografike, televizionet, kemi bërë nga padituria, duke i besuar punën dhe djersën tonë, personave të gabuar. Ju them me bindje, që pavarësisht lodhjes që kjo çështje mbase do të sjellë, në fund do të jetë në të mirën e të gjithëve, dhe në favor të atyre që jetojnë me muzikën dhe për muzikën.



Edhe shpenzimet e gjyqit i paguan “Acromax

Kantautori Flor Mumajesi, për të qenë deri në fund i sinqertë na paraqiti edhe vendimin e gjykatës së Këlnit në Gjermani. “Shekulli” ju përcjell sot dokumentin zyrtar të noterizuar dhe të përkthyer në shqip. Në këtë vendim gjykate përfshihen tri pika që i japin të drejtë kompanisë së këngëtarit, tekstshkruesit dhe kantautorit Florjan Mumajesi duke e nxjerrë kështu fitues të kij procesi gjyqësor. Në këtë vendim thuhet se paditësi Florjan Mumajesi nga Tirana, me përfaqësues ligjorë nga Berlini duke paraqitur korrespondenca dhe të dhëna të tjera përpara procesit gjyqësor fiton të drejtën të pretendojë dëmshpërblim material nëse i shkelen qoftë edhe një herë të drejtat ekskluzive të materialeve muzikore që ai ka në dorëzim.

Ndërkohë, sipas këtij dokumenti Acrornax GmbH, në këtë rast pala e paditur nga Mumajesi duhet të paguajë çdo gjobë të vendosur nga gjykata në një shumë fikse deri në 250,000,00 Euro për çdo rast kundërvajtjeje apo shkelje - ose si alternative dënimi — deri në 6 muaj ndalim apo mase sigurie. Gjithashtu kjo kompani e paditur duhet të kryejë shkëputjen e kanalit të You Tube “Threedots Productions”, një kanal i cili menaxhohet nga Flor Mumajesi, nga rrjeti i tyre YouTube-Multi Channel, përkundrejt YouTube, siç ka ndodhur më datë 16.02.2014, dhe të mos mbajë lidhjen me këtë kanal në asnjë mënyrë tjetër të mundshme. Kantautori Flor Murnajesi ka fituar këto të drejta sipas nenit 241, 311 të Kodit Civil, 91, 890, 936 të dispozitave të procedurës civile, me anë të gjykimit paraprak dhe pa ndërmjetësim verbal. kjo gjykatë në Gjermani nuk e lejon të paditur, në këtë rast humbësin që të pretendojë te palë të treta verbalisht ose në mënyrë tjetër se e paditura (Acromax GmbH) është zotëruesja e së drejtës së autorit për përdorirnin e veprave të paditësit (Florjan Mumajesi). E përpos kësaj, ajo që duket më interesante në të gjithë këtë histori duket se është edhe fakti se shpenzimet e procesit i ngarkohen të paditurës (Acromax GmbH). Dhe vlera e çështjes nuk është pak, por kushton plot 100 mijë euro.



Një debat që zgjati për muaj të tërë

Deklaratat e gabuara që e shtyn median të supozonte gjyqin e humbur të Florjan Mumajesit tre muaj më parë

Një muaj më parë u përfol se Flor Mumajesi, për shkak të deklaratave të pamenduara mirë i detyrohej kompanisë që kishte paditur shuma të mëdha. Mirëpo lajmi se Gjykata e Landit të Aachenit në Gjermani, ka lëshuar vendimin e gjyqit të Florjan Mumajesit në lidhje me ankesat që ky i fundit ka ngritur kundër kanalit Arkiva Shqip u hodh poshtë vetëm tre muaj më vonë. 100 000 Euro që ishte edhe shuma që u përfol se kishte për detyrë ta paguante këngëtari Flori Mumajesi, kjo pas dy deklaratave të gabuara të bëra ndaj një kompanie muzikore, sot është kthyer në një fakt krejtësisht fals. Në fund të vitit të kaluar, media në Shqipëri përhapi fjalë se nëse ai vazhdon me akuzat e tij të gabuara ndaj kësaj kompanie muzikore, do të jetë i detyruar të paguajë edhe 250 000 euro të tjera ose në rast të kundërt do të dënohet me burg. Flori nuk ka reaguar në lidhje me këtë pikë. Atëherë këngëtari vendosi të heshte, por jo më. Pas vendimit të Gjykatës në Këln të Gjermanisë, ai ka zgjedhur të flasë mediatikisht për të drejtën e tij në tregun muzikor. Atë kohë mendohej, ndoshta edhe për shkak të heshtjes së Florit se ai tentoi me dijeni të plotë të mbyllë kanalin muzikor në YouTube, duke mbyllur edhe 1.400 video të tjera që nuk kanë fare lidhje me çështjen dhe argumentin me të cilin ai ka filluar këtë luftë kundër kanalit. Ndërkohë, që Flori po pretendonte të mbronte të drejtat e tij u duk se ai ishte duke sulmuar në të vërtetë konkurrentët më të fortë. “Shekulli” atë kohë arriti të shkëpuste një fragment nga reagimi i Florit ku ai ka sqaruar të gjithë dilemat: “Kanali për të cilin bëhet fjalë nuk është mbyllur nga unë, pasi nuk mund të mbyllet vetëm me dy pretendimet e mia! Të gjithë artistët, kompozitorët, menaxherët, diskografët dhe interpretuesit që kanë marrë mesazhe se Flori u ka bllokuar këngët e tyre në YouTube, kanë të drejtën morale dhe ligjore t'u kërkojnë atyre personave që t'iu dërgojnë provat që Flori u ka bllokuar këngët. Vetëm atëherë do të kuptoni se e gjitha kjo histori është një mashtrim, spekulim ndaj meje dhe manipulim që po bëhet me ju”, ka thënë Flor Mumajesi muaj më parë, atëherë kur edhe ai akuzohej se ishte bërë shkas i mbylljes së një kanali muzikor në YouTube pa të drejtë.



Muzika e vjedhur

Nëse dikur shqiptarët nuk konsideroheshin modernë në muzikë dhe përpiqeshin të kopjonin herë pas herë nga muzika sllave, turke, italiane më larg akoma nga ana ishullorja, tani kohët kanë ndryshuar. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për muzikën shqiptare. Këngë që vitin e kaluar kanë qenë hit-e në Shqipëri dhe Kosovë tani i gjen edhe në versione të tjera. E megjithëse, kjo nuk është muzika më e mirë që prodhohet në Shqipëri, mund të themi se ajo është më e shitura dhe më e klikuara. “Tallava” e cila fillimisht u këndua nga Flori Mumajesi dy vite më parë, në gusht të 2011-ës, më vonë do të këndohej edhe në bullgarisht me Stefaninë në këngën “Ne se pravi”. Më vonë në fund të 2012-ës “Tallava” do të këndohej edhe në turqisht. Më e përfolura nga “grabitjet muzikore” këto kohë është kënga me titull në shqip “Të ka lali shpirt”. Në një intervistë, këtë javë këngëtarja Silva Gunbardhi e cila në këtë produksion muzikor vjen në bashkëpunim me Mandin e Nishtullës ka shprehur se është shumë e indinjuar nga fakti se këtë këngë po e këndon një serbe dhe pa të drejtën e autorit. Gunbardhi deklaroi se do ta hidhte në gjyq këngëtaren serbe për vjedhje të materialit muzikor. Pas kësaj në portalin YouTube, kënga është fshirë, por nuk është e vështirë të gjendet me titullin “Samo Namigni” në ndonjë portal muzikor serb. Dhe mos u çudisni teksa ju përcjellim trendin më të ri të muzikës në Ballkan: “Hitet” shqiptare po kopjohen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi