Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Titani ka oqeane me uje Empty Titani ka oqeane me uje

Thu 12 Jul 2012 - 20:14
Titani ka oqeane me uje Titani-ujeNën shtresën e madhe të akullit, Titani fsheh oqeane të tërë me ujë. Ky është pretendimi i një grupi shkencëtarësh ndërkombëtarë që vëzhgojnë prej disa vitesh satelitin natyror të Saturnit.

Shkencëtarët thonë se Titani është një nga hënat më interesante të sistemit tonë diellor. Sipas tyre, ai ndodhet në në njëjtën gjendje sic ishte planeti ynë, “në vitet e para të jetës së tij”.
Përfundimet e tyre, grupi i shkencëtarëve, europianë dhe amerikanë i arritën pas vëzhgimit të Titanit me sondën e NASA-s, Cassini e cila ndodhet prej vitesh në hapësirë në kuadër të një projekti të përbashkët të agjencisë amerikane të hapësirës dhe homologes së saj europiane, ESA.

Në imazhet e përftuara nga sonda Cassini shkencëtarët kanë ndërtuar orbitën eliptike që ndjek ai përgjatë rrotullimit rreth planetit të tij, Saturn. Pikërisht gjatë këtij rrugëtimi, në pjesën e ngushtë të elipsit, Titani pëson deformim duke ngjasuar më shumë me një top regbie, ndërsa pasi largohet nisë e rimerr formën e mëparshme.

Ndryshimin e formës së Titanit shkencëtarët ia faturojnë pranisë së oqeaneve me ujë. Sipas tyre, forca e gravitetit e Saturnit rritet në momentin kur Titani ndodhet në pjesën më të afërt me planetin dhe zvogëlohet kur sateliti natyral largohet drejt “skajeve” të orbitës së tij eliptike.

E njëjta “marrëdhënie” Tokë-Hënë dhe baticë-zbaticë, me ndryshimin e vetëm që uji ndodhet në planetin tonë dhe jo në Hënë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi