Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rritja alarmante e aciditetit ne oqeane mund te shkaktoj zhdukjen e gjallesave Empty Rritja alarmante e aciditetit ne oqeane mund te shkaktoj zhdukjen e gjallesave

Fri 23 Mar 2012 - 18:50
Rritja alarmante e aciditetit ne oqeane mund te shkaktoj zhdukjen e gjallesave OqeaneJeta ne oqean sfidohet nga vdekja, per shkak se niveli i aciditetit ne te eshte ne nivele alarmante.
Niveli i aciditetit ne oqeane po rritet me tempin me te shpejte ne 300 milion vitet e fundit, per shkak te ciles gje zhdukja kercenon shume lloje te kafsheve te bimeve, thuhet ne raportin e shkencetareve te publikuar ne revisten Science.

Rritja e nivelit te aciditetit ne oqeane paraqet rrezikun me te larte per shkembinjte koral, per shkak se shkakton zhdukjen e tyre. Duke pasur parasysh se shkembinjte koral jane vendbanime te shume llojeve bimore dhe shtazore, edhe ato jane te kercenuara nga zhdukja.
Sipas raportit te shkencetareve, periudha e fundit kur kishte nivele te rritura te aciditetit ne oqeane ishte para 56 milion viteve dhe kishte zgjatur rreth 5,000 vite. Sasia e karbonit ne atmosfere pothuajse ishte dyfishuar, e temperatura mesatare globale asokohe ishte rritur per gjashte shkalle Celsius.

Pervec kesaj, aciditeti i rritur mund te shkaktoj edhe zhdukjen e organizmave te imet bimore dhe organik me te cilat ushqehen kafshet me te medha. Aktivitetet njerezore, ne vecanti djegia e mbetjeve fosile, kane shkaktuar rritjen e nivelit te aciditetit ne atmosfere, e duke pasur parasysh se oqeanet behen me acid me futjen e karbonit ne atmosfere, niveli i sotem i aciditetit eshte me i larte se ai i 56 milion viteve me pare kur ishte shenuar emetim jashtezakonisht i larte i karbonit ne atmosferen e tokes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi