Ishulli i mbipopulluar rrezikon zhdukjen
Wed 5 Feb 2014 - 0:52
Ishulli unazor i Kiribatit, i cili ndodhet në Oqeanin Paqësor, është një nga vendet që ka dendësinë më të madhe të popullsisë dhe po vuan pasojat e mbipopullimit.
Kiribati, është edhe vendi që rrezikohet më shumë të zhduket nga ndryshimet klimaterike. Jeta e njerëzve që jetojnë në këtë ishull varet nga oqeani, i cili i rrethon nga të katërta anët.
Oqeani është ai që i ushqen këtë popull, por edhe ai që e kërcënon më shumë mbijetesën e tyre. Pika më e lartë në ishull nuk i kalon 2 metra mbi nivelin e detit dhe ishulli rrezikohet seriozisht nga rritja e nivelin të oqeanit.
Mirëpo, problem tjetër për këtë ishull është edhe mbipopullimi. Ishulli ka 50 mijë banorë, por ata janë shumë duke marrë parasysh sipërfaqen e tij. Kjo bën që dendësia e popullsisë në Kiribati të jetë e njëjtë me qytetin e Tokios dhe Hong-Kongut.
/Shekulli Online/E.D./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi