Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Truri i madh parandalon  zhdukjen e gjitarëve Empty Truri i madh parandalon zhdukjen e gjitarëve

Mon 23 Jul 2012 - 19:57
Truri i madh parandalon  zhdukjen e gjitarëve 56614LONDER - Sipas studiuesve të natyrës, inteligjenca e lartë e disa qënieve i jep mundësinë atyre të adaptohen me kushtet e reja të jetesës, të aftë për t’i mbijetuar ndryshimeve të mëdha globale duke parandaluar kështu zhdukjen e tyre.

Duke parë raportin mes madhësisë së trurit me madhësinë e trupit, në 229 specie prehistorike dhe 147 specieve moderne të gjitarëve, studiuesit e Universitetit të Stanfordit në SHBA dolën në konkluzionin se gjitarët me tru më të madh në raport me trupin, rrezikojnë më pak zhdukjen.

“Përmasat e trurit në raport me pjesën tjetër të trupit janë mjaft të standardizuara tek gjitarët. Zakonisht një specie me tru më të madh në krahasim me trupin, është gjithashtu një specie me inteligjencë mbi mesataren”, shprehet biologu i cili ndoqi këtë studim Eric Abelson.

“Kemi zbuluar se, si për speciet moderne ashtu dhe për ato prehistorike, një tru që peshon më pak se 10 kilogram konsiderohet një tru i madh. Që do të thotë më pak mundësi për zhdukje apo të futen në listën e specieve në zhdukje, të përpiluar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Për speciet më të rënda se 10 kilogramë, avantazhet e një truri të madh peshohen me dizavantazhet e të qenurit tepër të mëdhenj, që do të thotë se varet nga territoret e mëdha dhe burimeve ushqimore. Në një botë në ndryshime të përditshme, kush është më i vogël dhe inteligjent ka më shumë mundësi për të mbijetuar”.

Me siguri pas disa shekujsh nuk do të kemi më biodiversitetin që kemi tani. Speciet që do të popullojnë këtë planet do të jenë rezultat i një seleksionimi “inteligjence”.

(ek.ka/shqiptarja.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi