Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat shqiptare te varura ekonomikisht nga burrat Empty Femrat shqiptare te varura ekonomikisht nga burrat

Fri 8 Oct 2010 - 23:43
Femrat shqiptare jane te varura nga burrat e tyre, sidomos ato te cilat nuk jane ne marredhenie pune. Nderkohe qe ato femra te cilat punojne dhe sjellin te ardhura per familjen e tyre duhet te konsultohen me bashkeshortet se si duhet ti shpenzojne keto para. Te dhenat jane bere publike gjate nje studimi te kryer nga Instituti i Shendetit Publik. Studimi Menyra e jeteses, marredheniet ne cift, perdorimi i te ardhurave ka qene nje nga pikat e pyetesorit te bere nga Instituti i Shendetit Publik. Ne kete pyetesor gare jane pyetur per te ardhurat, fitimet qe grumbullon secili ne familje. Sipas ketij studimi, gati 30 per qind e grave marrin pothuajse te njejten pagese dhe sjellin te ardhura ne te njejten mase sa edhe bashkeshortet e tyre. Nuk perjashtohen rastet kur ato mund te sjellin edhe me shume para. Shqetesues paraqitet ne kete studim mentaliteti i mbi 20 per qind te grave shqiptare qe mendojne se dhuna ne familje eshte e justifikuar, madje dhe ajo fizike kur behet fjale per kujdesin e femijeve. Sipas tyre, nese ato i kane neglizhuar femijet, burri ka te drejte t'i godase. Po aq te trishtueshme jane dhe mbi 50 per qind e pergjigjeve te cilat raportojne se gjysma e grave ne vend nuk kane degjuar per ekzaminimet qe kontrollojne shendetin e tyre dhe parandalojne tumoret e sferes femerore, si kanceri i gjirit dhe tumori i qafes se mitres. Sipas studimit demografik, publikuar pak kohe me pare, edhe pse jemi ne vitin 2010, ende shumica e grave, dhe ne menyre te vecante e burrave ne vend, nuk kane dijeni lidhur me menyren e mbrojtjes kunder semundjes seksualisht te transmetueshme HIV/AIDS. Shpenzimet Femrat shqiptare duhet te pyesin bashkeshortet e tyre per te prishur parate pavaresisht se i sigurojne me ane te punes qe kryejne vete. Sipas studimit te ISHP-se rezulton se, mbi 80 per qind e grave, keshillohen dhe konsultohen me burrat per shpenzimet qe do te kryejne, si dhe per menyren se si do te konsumohen parate. "Te ardhurat e mia jane 33 mije lek ne muaj, nje pjese shume te vogel, nje kuote te vendosur mes meje dhe bashkeshortit e mbaj une kurse pjesen tjeter e jap ne shtepi. Per kete pjese mbajme pergjegjesi te dy se si shpenzohet: thuhet ne nje nga skedat dhe anketimet e kryera. Kjo duket se eshte menyra me e pergjithshme e shpenzimit te parave qe vete femrat arrijne te sigurojne nepermjet punes qe ato kryejne. Kurse per sa i perket pages se burrave, vete bashkeshortet nuk e dine se si shpenzohet ajo. Shendeti Rreth 19 per qind e grave ne Shqiperi, nga mosha 15-49 vjec, vuajne nga anemia, nderkohe qe 39 per qind e grave te kesaj moshe jane mbipeshe dhe vuajne nga obeziteti. Rreth 87 per qind e grave dhe 80 per qind e burrave hasin veshtiresi ne aksesimin e kujdesit shendetesor. Rreth 50 per qind e grave nuk kane degjuar ndonjehere per pap testin, nderkohe qe 77 per qind e grave shqiptare nuk e dine se cfare eshte mamografia. Te gjitha keto ekzaminime kryhen periodikisht per te mbajtur nen kontroll gjendjen shendetesore apo per te kapur ne fazat e para zhvillimin e tumoreve. Plot 43 per qind e meshkujve shqiptare konsumojne duhan dhe 28 per qind e tyre vuajne nga presioni i larte i gjakut. Vetem 20 per qind e femrave vuajne nga i njejti shqetesim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi