Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Krenarja
Krenarja
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1130
<b>Hobi</b> Hobi : sport karate
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ku banon babi im
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/07/2011

Abortet e padëshiruara, si i përjetojnë femrat shqiptare Empty Abortet e padëshiruara, si i përjetojnë femrat shqiptare

Thu 7 Jul 2011 - 12:30
Përse ndodh një abort spontan?


Shkaqet e abortit spontan janë të shumta dhe fillojnë që nga anomalit kromozonike ose problemet gjenetike siç njihen në gjuhën popullore të cilat mund të jenë shkaktuar nga infeksionet ose mund të jenë shkak i anomalisë së traktit gjenital por kryesisht shkaqet janë anomalitë gjenetike pra kur embrioni është i papajtueshëm me jetën ose shkaqe infeksioni.


Në raste të tilla si reagojnë pacientet ndaj një aborti spontan?


Reagimi varet nga gjendja e gruas, nga dëshira që ka pasur ajo për të arritur atë shtatzani ku natyrisht përfshihet edhe dëshira e babait dhe natyrisht që ndikojnë shumë kushtet sociale dhe kushtet ekonomike.


Megjithatë pavarësisht sa e dashur ka qenë shtatzania e tyre që në momentet e para në përgjithësi gratë reagojnë shumë keq për humbjen e shtatzanisë. Reagojnë me trishtim me dëshpërim dhe kjo duke e lidhur edhe me shkallën se sa e kanë dashur atë fëmijë.


Natyrisht që femrat që janë mbi 35 vjeç dhe shtatzënia ka qenë e planifikuar dhe shumë e dëshiruar ose gratë që e kanë arritur shtatzaninë me teknikat e riprodhimit të asistuar ose në çifte që kanë vuajtur infertilitetin pra një pamundësi për të arritur një shtatzani për një kohë të gjatë.


Deri ku arrin dëshpërimi i grave dhe si e shprehin atë?


Dëshpërimi varet nga tipi i gruas. Gratë që kanë një informim më të lartë që janë nga zonat urbane janë më të rezervuara në shfaqjen e emocioneve të tyre mbase këto emocione ato shfaqin akoma më shumë në shtëpi dhe sidomos kur janë me partnerin e tyre pasi vet pamja e doktorit në spital i imponon ato që të kenë një sjellje me të matur dhe më të pranuar megjithëse nga brenda ato mund të vuajnë shumë.


Ka pasur raste që humbja e shtatzanisë pa dashje ka shkaktuar probleme të rënda psikike te gratë?


Një pjesë e mirë e pacientëve sidomos në rastet kur shtatzania ka qenë shumë e dëshiruar dhe kjo mund të krijojë shumë problem e në çift. Duke qenë se partneri është më i afërt ku mund të shprehësh ndjenjat është pikërisht partneri ai që fajësohet dhe për humbjen e shtatzanisë.


Gratë e vuajnë kaq shumë humbjen e barrës sa mund të shkojnë edhe në ndarje në çift. Me probleme mendore do të thosha se humbja e barrës ndikon kur gruaja ka bërë disa aborte spontane të njëpasnjëshme. Në ato raste fillojnë problemet psikologjike dhe në raste të tilla ofrojmë edhe psikolog.


Deri në sa raste gjatë eksperiencës suaj një femër ka bërë aborte spontane?
Literatura këto shifra shkojnë deri në rangun e anektodës por unë mund të them se në eksperiencën tonë ka pasur edhe raste deri në 5 aborte spontane të njëpasnjëshme.


Çfarë vini re në mentalitetin e shqiptar në lidhje me abortet spontane?
Vëmë re se gratë përveç fatkeqësisë së dramës personale kanë edhe dramë familjare pasi drama e tyre bëhet e vështirë sidomos me gratë e zonave rurale sepse këtu nuk ndërhyn vetëm partneri por edhe fisi dhe kjo është vërtet problematike. Këto situata femrat i përjetojnë rëndë.


Femrat duhet të konsultohen edhe për eksperiencën e parë


Femrat gjithmonë mund të kenë nevojë për këshillimin me një gjinekolog. Madje dhe kur ato kanë vendosur për herë të parë të kryejnë marrëdhënie seksuale mund të këshillohen rreth metodave kontraceptive që duhet të përdorin për të shmangur një shtazani të padëshiruar në mënyrë që të mos arrihet te një aborte i ndërlikuar pasi fëmija të jetë rritur.


"Femrat që në momentin kur planifikojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë i sugjerohet një kontakt me gjinekolog ku merr gjithë informacionin e mundshëm për kontracepsionin.


Në funksion të moshës dhe patologjinë që ka femra doktori me konsensusin e femrës gjejnë mënyrën më të sigurt të kontracepsionit duke u bazuar edhe në moshën e femrës", shpjegon gjinekologia Enkeleda Prifti duke shtuar se në moshat e reja më i rekomandueshëm është kondomi pasi shërben edhe për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Ndërsa në qiftet e martuara që kanë raporte stabël në qift ka metodat të tjera si pilulat, spitlja etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi