Kur është koha që të ndaheni?
Fri 13 Jul 2012 - 14:39
Dikur keni qenë të lumtur me partnerin tuaj, por kohëve të fundit nuk ndiheni mirë kur jeni me të. Është e natyrshme që dashuria të kalojë në shprehi, por ndonjëherë ndodh që të duhet të mendoni se a vlen të vazhdoni me lidhjen apo jo.
Ja disa shenja që tregojnë se a duhet të vazhdoni të jeni bashkë apo jo.
Ju bën të palumtur
Është normale që ndonjëherë të keni keqkuptime dhe grindje, por në qoftë se në prani të partnerit ndiheni të palumtur, atëherë nuk ka nevojë ta vazhdoni lidhjen, sidomos nëse ajo ndjenjë po vazhdon për një kohë më të gjatë.
Diçka që më herët e keni dashur te partneri, tani ju bën nervoz
Në fillim të lidhjes çdo ndryshim dhe mangësi të partnerit mund ta shihni si diçka mjaft simpatike. Mirëpo, me kalimin e kohës mund të ndodh që dashuria të zhduket dhe gabimet e mangësitë të bëhen të padurueshme. Në qoftë se keni vërejtur një gjë të tillë në lidhjen tuaj, atëherë bëni mirë në qoftë se e ndërprisni lidhjen tuaj.
Mendoni sa më mirë do të ishte ta kaloni kohën me dikë tjetër sesa me partnerin tuaj
Kur një çift është i dashuruar, mundohet të kalojë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin. Në qoftë se ju ndodh që të dëshironi të kaloni kohë me dikë tjetër që e njihni më pak sesa partnerin tuaj, ajo ndjenjë nuk do t’ju largohet, sado që keni dëshirë për një gjë të tillë.
Grindjet ju bëhen përditshmëri
Në qoftë se vazhdimisht grindeni edhe atë për gjërat e njëjta, atëherë lidhjes suaj i ka ardhur fundi. Nëse nuk mund të gjeni një kompromis, grindjet do të përkeqësohen dhe një ditë do të filloni të grindeni për çdo gjë.
Keni filluar t’ju keni lakmi të tjerëve
Kur jemi të dashuruar, bëhemi të verbër ndaj lidhjeve tjera dhe nuk i lakmojmë ato. Në qoftë se keni filluar të shikoni femra/meshkuj tjerë, atëherë është më mirë që të ndaheni. Është më mirë që ta bëni atë para se ta tradhtoni partnerin tuaj./Portalb

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi