- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Mbrëmja e maturës me gjimnazistët e “Petro Ninit”
Sat 14 Jul 2012 - 13:07
Entela Resuli
Ora ka kaluar tetë e mbrëmjes dhe ato janë me vonesë, fustani, këpucët parukierja...eh vajza dhe për më tepër adoleshente. Si në filma. 7 vajza dhe një djalë që nisen me një makinë, tip Limuzinë, nga “Stadiumi Dinamo”. Është mbrëmja e maturës e shkollës “Petro Nini Luarasi”. Dhjetë klasa, 450 maturantë janë nisur drejt Mulletit, në një kompleks ku ka edhe pishina, atje do festojnë lamtumirën që po i japin viteve të gjimnazin, për t’i uruar mirëseardhjen një tjetër stadi të jetës së tyre. Kjo është mbrëmja më e rëndësishme për këta të rinj dhe për pasoj impenjimet kanë filluar muaj më parë, sidomos vajzat. Roana Balillari na ka treguar më shumë për këtë organizim. Ajo së bashku me mikeshat e saj të ngushta kanë prenotuar një limuzinë, e cila do t’i çoj deri në destinacion. 45 euro ora, Limuzina ecën me 30 kilometra në orë, kështu që brenda këtij harku kohorë kanë parashikuar që të shkojnë në vend. Muajit që sapo kaloi, përveç stresit të provimeve i është shtuar edhe stresi i fustanit që do të vesh në këtë mbrëmje. I duhen dy. Fustani i parë është porositur dhe bërë te stilistja Anila Konomi, mami i Roanës ka qenë shtysa. Fustani është i gjatë, enkas për një mbrëmje të tillë. Ndërsa ai që ajo mban në çantë është më i shkurtër, duke shërbyer si një fustan i dytë. Të dy fustanet nuk kanë shkuar më shumë se 300 mijë lekë. Roana është një nga vajzat që ka shpenzuar më pak, se ka pasur edhe fustane që kanë kapur shifrën e 800 mijë lekëve. E kur e pyet nëse ka konkurrencë mes gocave, përgjigja është e prerë; Konkurrencë the?! Vajzat duket sikur bëhen të bukura vetëm për vajzat, kush e kush të duket më bukur e të ketë shpenzuar më shumë. Ndërsa “lufta” mes çunave është te makina. Fiton ai që parkon makinën më të shtrenjtë në parkingun e resortit.
Darka në resortin e përzgjedhur ka zgjatur deri pak pas mesnate. Plani është si shumë të tjerë që bëjnë gjimnazistët vitet e fundit, darka dhe mbrëmja në restorant dhe pasi kanë ardhur në qejf nga pija i drejtohen bregdetit. Për Roanën, vajtja në këtë qytet është e zgjidhur, një shoqja e saj ka shtëpinë atje, ndërsa për të tjerët nuk di të përgjigjet, kanë prononcuar, në resorte, hotele...
Durrësi, në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ka dëgjuar ulërimat dhe të qeshurat e tyre. Këtu këputet filmi, askush nga maturantët nuk mban mend çfarë ka bërë më pas...telefonat janë të fikur.
Kjo ishte për mbrëmjen e shkollës “Petro Nini”, ndërsa për një pjesë të maturanteve ethet e kësaj feste kanë filluar që në fillim të vitit shkollor, bashkë me planet dhe ndonjë kursim të vogël lekësh. Më shumë të dhëna pas kësaj dite duket se janë vajzat, të cilat nisin të shfletojnë katalogë e faqe interneti për të kërkuar modelin ideal (apo te ngjashëm me idealin) të fustanit, këpucëve, bizhuterive e deri tek modeli i flokëve. Në fakt, edhe në dyqane janë ato që kanë vërshuar të parat.
Prej gati një muaji ka filluar maratona e provave të fustaneve. Në dyqanet e pyetura, fakti i parë që të bën përshtypje është monedha me të cilën blihen fustanet. Nuk flitet më me lek, por me euro. "Ky fustan kushton 650 euro", -shpjegon shitësja duke shtuar se: "Deri tani janë shitur dy, ky është i fundit që ka mbetur". Më tej çmimet e fustaneve të shitura vazhdojnë 500 euro, 400 euro etj., etj.
Maturantët në Sarandë për... të humbur virgjërinë!
Saranda duket se është bërë atraksioni i maturanteve për këtë vit, jo vetëm për bregdetin po edhe për
namin që i ka dalë, si vendi ideal për festa të çmendura për të rinj, kjo për faktin se aty ndihen të lirë dhe jashtë çdo survejimi prindëror. Po ashtu duket se edhe mësuesit pajtohen me këtë mënyrë të harbuari të të festuarit të maturës, madje jo rrallë herë edhe janë bërë protagonist të këtyre çmendurive rinore. Tashmë më tepër se një e vërtetë është kthyer në legjendë urbane, që Saranda është bërë edhe destinacioni kryesor për të humbur virgjërinë, duke marrë shkas kjo edhe nga publikimet në rrjetet sociale, ku si dënim në ndarjen e dhomave, maturantit më të urtë i takon të flejë në dhomë me mësuesit, të tjerët në dhoma dyshe. (Xha Bequa: Se ç’u tha e se ç’u bë unë s’mora vesh gjë po jot shoqe i mori vesh të gjitha! )

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Mbrëmja e maturës me gjimnazistët e “Petro Ninit”
Sat 14 Jul 2012 - 13:33
Pika!
Re: Mbrëmja e maturës me gjimnazistët e “Petro Ninit”
Wed 25 Jul 2012 - 17:14
nuk besoj ne kete lajm sepse maturantet e sarandes sidomos te shkolles se mesme "Hasan Tahsini" kaluan nje mbremje te mrekullueshme ne kalane e lekursit qe nga ora 21.00 deri ne mesnate dhe me vone pas nje argetimi shume te bukur kush te donte mund te shkonte ne disko por jo per te bere cmendurira te tilla por per te mbyllur pershendetjen e lamtumires me nje kercim ritmik dhe me nje pije energjikeShqiptare shkruajti:[img]
Maturantët në Sarandë për... të humbur virgjërinë!
Saranda duket se është bërë atraksioni i maturanteve për këtë vit, jo vetëm për bregdetin po edhe për
namin që i ka dalë, si vendi ideal për festa të çmendura për të rinj, kjo për faktin se aty ndihen të lirë dhe jashtë çdo survejimi prindëror. Po ashtu duket se edhe mësuesit pajtohen me këtë mënyrë të harbuari të të festuarit të maturës, madje jo rrallë herë edhe janë bërë protagonist të këtyre çmendurive rinore. Tashmë më tepër se një e vërtetë është kthyer në legjendë urbane, që Saranda është bërë edhe destinacioni kryesor për të humbur virgjërinë, duke marrë shkas kjo edhe nga publikimet në rrjetet sociale, ku si dënim në ndarjen e dhomave, maturantit më të urtë i takon të flejë në dhomë me mësuesit, të tjerët në dhoma dyshe. (Xha Bequa: Se ç’u tha e se ç’u bë unë s’mora vesh gjë po jot shoqe i mori vesh të gjitha! )
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi