Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Në kujtim të rilindasit Petro Nini Luarasi Empty Në kujtim të rilindasit Petro Nini Luarasi

Fri 17 Aug 2012 - 15:06
Në kujtim të rilindasit Petro Nini Luarasi 200px-PetroPetro Nini Luarasi ka lindur më 22 prill 1865 dhe vdiq më 17 gusht 1911. Ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, “Mësues i Popullit”.

Lindi në Luaras të Kolonjës, në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të Koto Hoxhit. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë, 1892-1893, hapi shkolla shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve. Punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës.

Në emigracion, në Amerikë, 1904-1908, mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgu”, i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.

Ishte delegat në Kongresin e Manastirit, 1908. Më 1909-1911 ishte drejtor i shkollës së Negovanit. Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit.

Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi