Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Në kujtim të masakrës çame  Empty Në kujtim të masakrës çame

Sun 26 May 2013 - 16:01
67 vjetori i masakrës ndaj popullsisë çame ka mbledhur mijëra shqiptarë të ardhur nga zona të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, në një marshim fillimisht në varrezat e Kllogjerit.(UPDATE)

Në këtë pike u përkujtuan 2600 çamë të cilët humbën jetën nga etja dhe uria të përzënë nga tokat e tyre prej ushtrisë greke. Më pas marshimi ka vijuar drejt Qafë-Botës ku u zhvillua një protestë paqësore në kërkim të të drejtave të çamëve.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shprehu bindjen se problemi i popullsisë çame do të zgjidhet dhe nuk do të humbë në heshtje. Ndërkohe ai propozoi Greqisë edhe riblerjen nga ana e çamëve të pronave të tyre nga të cilat janë përzënë me forcë në një masakër që shkaktoi mijëra viktima të pafajshme.

“Ne shqiptarët e Çamërisë jemi gati t’i blejmë prap pronat tona dhe t’i ndihmojmë fqinjët tanë të cilët janë në një katastrofë ekonomike. Ne do t’i thyjmë kufinjtë e padrejtësisë kombëtare me lule dhe demokraci, me themelin e të drejtave të njeriut”, tha zoti Idrizi.

Në të njëjtën vijë ishin edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të PDIU-së.

“Sot jam krenar për këtë mbështetje që me jepni këtu në Qafën e Botës. Ky flamur nuk e ka vendin këtu, por e ka në Prevezë”, deklaroi deputeti, Dashamir Tahiri.

“Shteti grek megjithëse është në moment krize, po bën veprime jo si një shtet europian. Po kthen baballarët tanë të cilët kanë ardhur 3 vjeç, 5 vjeç, 10 vjeç dhe sot kanë moshën 70 vjeç dhe të vetmen arsye që kanë lindur në Çamëri, shteti grek i kthen në mënyrë të turpshme”, u shpreh presidenti i PDIU-së, Tahir Muhedini.

Gjatë paradites deputeti Tahiri ishte i vetmi që u lejua nga policia greke të kalonte kufirin në Qafë-Botë, ndërsa grupi që ai drejtonte u refuzuan për shkak se mbajnë në pasaportë vendlindjen Çamëri.

Në këtë marshim dhe protestë në mbështetje morën pjesë edhe përfaqësues të forcave të tjera politike si kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia, princi Leka dhe djali i heroit, Adem Jashari.
/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi