Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Në gjyq autori i masakrës së Oaklandit  Empty Në gjyq autori i masakrës së Oaklandit

Tue 1 May 2012 - 12:24
Në gjyq autori i masakrës së Oaklandit  Vrasesi-oakland


Një person i akuzuar për vrasjen e shtatë personave me armë zjarri në një universitet të Kalifornisë, është shfaqur para gjykatës ku ka mohuar të gjitha akuzat.

One Goh, 43 vjeç, hapi zjarr në Universitetin e Okios, një kolegj i vogël i krishter në Oakland, më dy prill. Nëse shpallet fajtor, Goh, një ish-student për infermieri, rrezikon të përballet me dënimin me vdekje.

Ngjarja e ndodhur në Kaliforni ishte më e rënda që ndodh në një kampus universitar në Shtetet e Bashkuara, që kur një person iarmatosur vrau 32 vetë në vitin 2007 në Virxhinia Tek.

Prokurorët në Oakland deklaruan se zoti Goh ishte i inatosur pasi i ishte mohuar një rimbursim i taksave, kur mbërriti me një armë të kalibrit 45 në universitet.

Ai po kërkonte për një anëtar të stafit administrativ, por kur nuk e gjeti dot ekzekutoi shtatë persona që i dolën përpara dhe plagosur tre të tjerë.

Më pas ai u largua nga vendi i krimit me një makinë, por ia rrëfeu krimin e rëndë një gardiani në një dyqan, ku dhe ndodhi arrestimi.

Ai pranoi gjithashtu se kishte marrë peng një grua, të cilën nën kërcënimin e armës e kishte detyruar ta shoqëronte nga zyra e saj në një klasë mësimore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi