Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë fshihet pas masakrës në Francë? Empty Çfarë fshihet pas masakrës në Francë?

Thu 8 Jan 2015 - 23:59
Çfarë fshihet pas masakrës në Francë? Paris-vigil-12-1Shifrat e emigracionit, numri i papunësisë dhe një president jopopullor! Të gjitha këto mund ofrojnë terren për një sulm terrorist. Sulmi i së mërkurës në revistën satirike Charlie Hebdo tronditi Francën, por tensionet me emigrantët myslimanë janë ndërtuar ndër vite. Duket sikur këto sulme ishin të motivuara nga zemërimi në mesin e militantëve myslimanë, pasi revista kishte botuar karikatura që vinin në lojë Profetin Muhamed.

Nuk ka asnjë tendencë politike apo demografike që mund të shpjegojë një vrasje të tillë gjakftohtë, por disa nga statistikat e renditura nga “Times”, tregojnë një histori shqetësuese për mënyrën se si ky krim do të përkeqësojë tensionet në Francë dhe në Evropë, duke e bërë akoma më të vështirë jetën për emigrantët myslimanë.

1. Rritja në vazhdim e emigracionit

Rritja e ndjenjave anti-emigracionit në Francë vjen në kulmin e lëvizjeve të refugjatëve në histori. Janë më shumë se 50 milionë njerëz në mbarë botën, të cilët janë zhvendosur nga dhuna, ky është numri më i lartë se në çdo kohë që prej Luftës së Dytë Botërore. Kjo lëvizje e refugjatëve është duke u ndjerë përgjatë kufijve të Evropës. Frontex, agjencia kufitare e BE-së, vlerëson se 270.000 njerëz u përpoqën të hyjnë ilegalisht në Evropë vitin e kaluar, duke kaluar shifrën prej 141.000 presona të regjistruar në 2011-ën, në vitin e Pranverës Arabe. Në 2014-ën, më shumë se 3.000 emigrantë humbën jetën në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë.

2. Realiteti i dhimbshëm ekonomik dhe konceptet e gabuara

Papunësia e të rinjve në Francë është mbi 24%. Një shifër kjo shumë e lartë, e cila përçon shqetësim. Shumica e njerëzve besojnë se 31% e popullsisë është myslimane, ndërsa në realitet shifra është 7.7%.

3. Fryma anti-emigracion, si diçka e zakonshme

Reagimet kundër BE-së dhe emigracionit, janë rritur ndjeshëm. Në vitin 2010, 18% e personave në Francë thanë se janë dakord me idetë e partisë së Frontit Kombëtar Le Pen. Ky numër është rritur nga vit në viti, duke arritur kulmin në 34%, sipas sondazhit më të fundit të TNS Sofres. Në zgjedhjet parlamentare evropiane, Fronti Kombëtar zuri vendin e parë në Francë me 25% të votave.

4. Rënia e përkrahjes për Presidentin francez

Mbështetja për Presidentin Francois Hollande ka rënë në 12%, shifra më e ulët ndonjëherë për një president të Francës. (Sipas të dhënave më të fundit, ajo është "rimëkëmbur" në 15%.) Presidenti ka premtuar të japë dorëheqjen dhe të mos kërkojë rizgjedhjen në vitin 2017 nëse ai nuk do të mund të frenojë papunësinë. Shkalla e papunësisë, aktualisht në 11%, është më e lartë sesa vlerësimet e tij.

5. Pasaportat dhe mungesa e tyre


Që prej gushtit të vitit 2013, Franca ishte vendi i tretë në Evropë, që kishte kohën më të gjatë të pritjes për një pasaportë. Emigrantët që e kërkonin, duhet të prisnin 14 vjet. Sipas zyrtarëve kundër-terrorizmit në SHBA, ka më shumë se 3.000 rekrutë të ISIS, që besohet se mbajnë pasaportat perëndimore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi