Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në kujtim të kompozitorit Çesk Zadeja Empty Në kujtim të kompozitorit Çesk Zadeja

Thu 16 Aug 2012 - 15:10
Në kujtim të kompozitorit Çesk Zadeja CeskZadejaÇesk Zadeja lindi më 8 qershor 1927, në Shkodër dhe vdiq 15 gusht 1997, në Romë. Ishte kompozitor.

Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar, Patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Herët shfaqi talentin e tij në muzikë dhe 14-vjeçar filloi të studionte në Akademinë e Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni.

Pas Çlirimit, në vitet 1946-1947 punoi në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor dhe pas dy vjetëve shërbeu në ushtri, deri në vitin 1951, kur krahas shërbimit ushtarak ishte edhe dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak, Çeskun e dërguan në Moskë për studime në muzikë, dega e kompozimit, në Konservatorin Petër Iliç Çajkovski, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve.

Pas mbarimit të studimeve në Moskë, ku u dallua si student i shkëlqyer, u kthye në Shqipëri dhe më 1957-1962 u emërua udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar. Aty Çesk Zadeja zhvilloi një aktivitet të dendur si krijues. Ai është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punoi si pedagog e më vonë emërohet udhëheqës artistik në Tetarin e Operës dhe Baletit, deri në vitin 1966.

Më 1966-1972 ishte kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe prej vitit 1972 ishte kompozitor në profesion të lirë. Më 1973-1979 ishte përsëri udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit, kurse më 1979-1990 del në profesion të lirë, për t’u kthyer në vitin 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve, ku dha lëndën e kompozicionit dhe muzikologjisë.

Profesor Zadeja është kompozitor, që paraqet në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese, është emblemë e vërtetë kombëtare, që kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bëri atë personalitet të shquar të muzikës bashkëkohore shqiptare. Njëkohësisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, që vunë bazat e muzikës klasike, që mori përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit. Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar. Shumë kompozitorë të njohur të muzikës shqiptarë janë nxënës të tij, që sot zhvillojnë aktivitete të shumta dhe shumë programe të shkollave shqiptare muzikore janë të punuara, të redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij.

Influenca e krijimtarisë së Zadesë ishte e madhe te një sërë krijuesish të tjerë, që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit, në tërësinë e saj ka qenë dominuese, superiore dhe udhërrëfyese për gjeneratat e studentëve të Akademisë së Arteve të Tiranës. /alb-observer.com/
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Në kujtim të kompozitorit Çesk Zadeja Empty Re: Në kujtim të kompozitorit Çesk Zadeja

Thu 16 Aug 2012 - 19:00
uffff s akam studiuar per kete une
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi