Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në kujtim të figurës së Vinçens Prenushit, “Martir i Demokracisë” Empty Në kujtim të figurës së Vinçens Prenushit, “Martir i Demokracisë”

Tue 4 Sep 2012 - 12:33
Në kujtim të figurës së Vinçens Prenushit, “Martir i Demokracisë” Images2Vinçens Prenushi ishte poet, folklorist e përkthyes nga Shkodra. Ai lindi më 4 shtator 1885 në Shkodër dhe studioi në një kolegj katolik në Austri.

Më 25 mars 1908 u shugurua prift françeskan. I magjepsur nga kultura gojore e Shqipërisë së veriut, Prenushi nisi të mbledhë këngë popullore nga fiset veriore. Përmbledhja e një materiali folklorik u botua nga arkeologu dhe historiani austriak Karl Paç (Carl Patsch, 1865-1945) në vëllimin “Kangë popullore gegnishte”, (Sarajevë 1911) dhe solli një ndihmesë të madhe për studimin e letërsisë gojore shqiptare.

Prenushi gjithashtu shkroi artikuj me tema të ndryshme për shtypin katolik të kohës, në periodikë të Shkodrës si “Lajmtari i Zemers t’Jezu Krishtit”, “Hylli i Dritës”, “Posta e Shqypniës” dhe “Zani i Shna Ndout”.

Më 1924, Prenushi botoi një vëllim me poezi lirike të holla në dialektin geg, me titullin “Gjeth e lule”, Shkodër 1924, i cili u ribotua më 1931. Kjo përmbledhje me 65 vjersha, përmban poezi me frymëzim kombëtar dhe fetar. Vjershat e tij me temë atdheun, të kujtojnë motivet e zakonshme të poezisë së Rilindjes, si Skënderbeun, flamurin, vetëmohimin për atdheun nën zgjedhë dhe shpesh kanë më fort një tingëllim luftarak, sesa françeskan. Vjersha të tilla u bënë popullore në kohën e vet dhe shumë prej tyre recitoheshin në publik, si p.sh. “Grueja shqiptare” (1918), në të cilën një vashë i kalon ditët duke qëndisur një flamur shqiptar kuqezi, por, me merakun për atdheun, vdes nga hidhërimi dhe e mbulojnë në varr me atë flamur.

Vjershat e tij fetare përshkohen më shumë nga përjetimet shpirtërore, sesa nga idetë dhe kanë karakter përsiatës. Mjaft prej tyre trajtojnë tema tipike katolike, si: shpëtimtari në kryq, Shën Mëria, Shën Françesku i Asizit dhe Duns Scotus. Toni i përgjithshëm i këtyre vjershave, ku disa kanë përsiatje të mprehta mbi kotësinë e ekzistencës mbi dhe, është më fort i zymtë e i trishtuar, se i qetë e optimist.

Nga përkthimet e Prenushit, mund të përmendim dramën në pesë akte për fëmijë, “E Trathtuemja”, (Shkodër 1919), nga italishtja “Tradita” (1903), nga një T.A. Rolando, si dhe përkthimet e tij në shqip të romanit “Quo vadis?” (Shkodër 1933), nga fituesi i Çmimit Nobel, Henrik Shenkieviç (Henryk Sienkiewicz, 1846-1916); të romanit “Fabiola” (1924-1925), nga kardinali Nikolas Uajzmen (Nicholas Wiseman, 1802-1865); “Dreizehnlinden” të poetit gjerman Fridrih Vilhelm Veber (Friedrich Wilhelm Weber, 1813-1894), poemë epike për futjen e kristianizmit te saksonët; “Le mie prigioni”, kujtime të poetit dhe dramaturgut italian Silvio Peliko (Silvio Pellico, 1789-1845).

Sipas bashkëkohësve, Vinçens Prenushi ishte njeri i virtytshëm e modest dhe gëzonte respekt të madh në popullsinë katolike. Me gjithë rangun e lartë që zinte në hierarkinë kishtare, ai nuk ishte aktiv në politikë. Megjithatë, u arrestua nga autoritetet komuniste, u torturua e u dënua nga një gjykatë ushtarake në Durrës me njëzet vjet burg, e punë të rëndë si armik i popullit. I dobësuar prej kushteve të burgut e i sëmurë nga astma dhe zemra, kryepeshkopi gjashtëdhjetetrevjeçar vdiq në spitalin e burgut më 19 mars 1949.

Në karrierën e tij ekleziastike, Vinçens Prenushi shërbeu si provincial nga 1929 deri më 1936. Më 19 mars 1936 u emërua peshkop i Sapës, kurse më 1940, kryepeshkop i Durrësit, duke u bërë kështu një nga dy dinjitarët më të lartë të Kishës Katolike në Shqipëri. U shpall “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi