Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Në kujtim të legjendës Fredi Mërkuri  Empty Në kujtim të legjendës Fredi Mërkuri

Wed 5 Sep 2012 - 14:27
Në kujtim të legjendës Fredi Mërkuri  Fredi_merkuri-300x187Fredi Mërkuri, pseudonimi artistik, emri i vërtetë i të cilit është Farrokh Bulsara, ka lindur më 5 shtator 1946, në Stone Town, Zanzibar Afrikë dhe ka vdekur më 24 nëntor 1991. Ishte këngëtar i grupit rok “Queen”.

Fredi kishte edhe një motër, Kashmira. Shokët e tij të shkollës i dhanë emrin Fredi dhe kështu filluan ta thërrisnin edhe në familje.

Më 1954, në moshën 8 vjeç, Mërkuri u dërgua për të studiuar në Shkollën e Shën Pjetrit, një shkollë me konvikt për djem në Pangani pranë Mumbait, Indi. Në shkollë, ai formoi një bandë muzikore, të quajtur “Hectics”, ku ai luante piano. Një mik nga ajo kohë kujton se “ai kishte një aftësi të çuditshme për të dëgjuar radion dhe luante në piano atë që kishte dëgjuar”.

Më 1964, kur ai ishte 17 vjeç, familja e tij u vendos në Londër. Ai arrinte 3.5 oktava vokale, që është diçka shumë e madhe për çdokënd, por sidomos për një mashkull.

Ndërsa ishte në Londër, ai u dashurua me Meri Austin. Edhe pse nuk kishin marrëdhënie, jetuan së bashku përpara dhe pasi grupi “Queen” mori hov dhe u vendos në një shtëpi në Londër, me nofkën “Gjykata e Mbretit Fredi”. Meri ende jeton në atë shtëpi dhe lejon fansët të vizitojnë shtëpinë, në përvjetorët e vdekjes së Fredit.

Mërkuri ishte në dashuri me një berber, kur ai vdiq. Ata ishin në një marrëdhënie prej 6 vjetësh, kur u mësua nga media se Mërkuri kishte SIDA. Dy ditë pas zbulimit të këtij lajmi, Fredi vdiq. Ai vdiq nga probleme shëndetësore të shkaktuara nga SIDA më 24 nëntor 1991.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi